Thotë All-llahu (subahnehu ue teala): “Nëqoftëse u bindesh shumicës që janë në tokë, ata do të devijonin ty nga rruga e All-llahut”[1].
Ky është njëri prej shumë argumenteve se haku dhe e vërteta çdoherë ka qenë me pakicën dhe se shumica e njerëzve janë në humbje. Kjo ka qenë kështu çdoherë prej nga fillimi i dërgimit të pejgamberëve dhe deri në ditët e sodit. Pejgamberët gjatë historisë çdoherë me veti kanë patur një numër të vogël të pasuesve, bile në Ditën e Gjykimit do të ketë pejgamber i cili me veti do ketë një pasues ose dy pasues dhe do të ketë pejgamber i cili nuk do të ketë asnjë pasues Nga ana tjetër kundërshtarët e pejgamberëve nga udhëheqësit dhe mbretërit kanë pasur një numër të madh të ushtrisë dhe të pasuesve dhe në këtë mënyrë e kanë kundërshtuar teuhidin duke u argumentuar me numrin e madh të pasuesve që e kanë patur dhe duke i nënçmuar pejgamberët që kanë patur një pakicë besimtarësh në anën e tyre.
Thotë Fudejl ibn Ijadi (rahimehullah): “Mos u mashtro me faktin se haku ka pak pasues dhe të largohesh prej tij, poashtu mos u mashtro nga numri i madh i pasuesve të së kotës dhe tu bashkangjitesh atyre”. Për këtë thotë All-llahu: “Me të vërtetë Iblisi (Shejtani) e realizoi supozimin e vet ndaj tyre, andaj e pasuan (Shejtanin) shumica, përpos një grupi besimtarësh (nuk e pasuan)”[2].
Poashtu transmetohet nga ebu Seid el Huderij se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Do të hyjnë prej çdo 1000 veta, 999 në zjarr, ndërsa do të hyjë në Xhenet 1 prej 1000 vetave”. Kur sahabët e ndëgjuan këtë, filluan të qajnë. Më pastaj u tha Pejgamberi: “Asnjëherë s’ka patur pejgamberi, përveçse ka pasur përreth injorancë (xhahilijet) dhe pasuesit e injorancës hidhen në Zjarr, ndërsa nëse numri i injorantëve mbaron, atëherë plotësohet me munafikat (dyfytyrëshit)”[3].
Nëse njeriu mendon në këtë hadith që e cekëm më lart dhe poashtu hadithin tjetër në të cilin thotë Pejgamberi (sal-All-llahu alejhi ue sel-lem): “Ka nisur Islami si i huaj dhe do të kthehet si i huaj ashtusiç ka filluar. Përgëzoi ata të huajt”[4], atëherë besimtari e kupton se e vërteta është ngadhnjimtare çdoherë dhe se All-llahu ka krijuar Xhenetin për pasuesit e së vërtetës dhe ka krijuar Zjarrin për pasuesit e së kotës.
S’ka dyshim se çdo thirrës i teuhidit kur i kundërshton pasuesit e së kotës, ata i argumentohen atij me numrin e madh të pasuesve që e kanë, ndërsa thirrësi i teuhidit ua përsërit atyre obligueshmërinë e teuhidit dhe obligueshmërin e veçimit të All-llahut me adhurim me vepra të zemrës, gjuhës dhe me vepra të gjymtyrëve.
Përgatiti: Enis Arifi