Edukata e shikimit në të fejuarën dhe në bashkëshorten

by Uniteti-Admin

1. Edukata e shikimit në të fejuarën

Sheriati Islam e ka lejuar që ai që dëshiron të martohet me ndonjë vajzë t’a shikon të fejuarën e vet, ashtusiç e ka lejuar që e fejuara t’a sheh të fejuarin e saj, ashtuqë të jenë që të dy të njohur me cilësitë e njëri tjetrit në zgjedhjen e partnerit të jetës. Për këtë është argument fjala e Pejgamberit që ia ka thënë Mugire ibn Shu’bes për një vajzë që ka dashur t’a martojë dhe i ka thënë Pejgamberi atij: “Shikoje atë”.

Poashtu transmetohet se erdhi një burrë tek Pejgamberi dhe i tregoi atij se ishte martuar me një grua prej ensarëve, dhe Pejgamberi e pyeti: “A e shikove atë?” Ai tha: “Jo”. Pejgamberi i tha: “Shikoje atë se në sytë e ensarëve ka diçka”. (Transmeton Muslimi, en Nesai)

  1. Nuk i lejohet të fejuarit që të shikojë tek e fejuara tjetër përveçse dy duarve, fytyrës, nëse ka vendosur që të martohet me të vërtetë.
  2. Lejohet që i fejuari dhe e fejuara që t’a përsërisin shikimin tek njëri tjetri nëse ka nevojë të shikojë që t’i mbetet pamja e saj (atij) në mend.
  3. Lejohet që ata të flasin me njëri tjetrin në uljen e fejesës në prezencë të mahremit.
  4. Nuk lejohet që ata t’ia japin dorën njëri tjetrit përpara se të lidhet akti i kurorëzimit, sepse e fejuara ende llogaritet femër e huaj për të fejuarin. Transmetohet prej Aishes (radijAllahu anha) se ka thënë: “Nuk ka prekur dora e Pejgamberit dorë femre gjatë dhënies së bej’ës (betimit), bej’a e grave ndaj Pejgamberit ishte me fjalë”. (Buhari)

Këta janë vetëm disa pika të rëndësishme rreth fejesës dhe në këta pika ka preventivë që mos të vijë deri te prishja e autoritetit të cilitdo qoftë prej të fejuarve, mashkullit apo femrës. Dhe shkelja mbi këta rregulla çon deri te shpifjet në moral dhe ngjallje të dyshimeve rreth atyre. Kjo është me qëllim që nëse të fejuarit nuk e pëlqejnë njëri tjetrin, secili të shkojë në rrugën e vet duke mos patur hapsirë për dyshime tek njerëzit dhe t’a ruajnë nderin e tyre.

 2.     Edukata e shikimit në bashkëshorten

Prej çështjeve të cilat i ka rregulluar Islami është edhe çështja e shikimit të njerëzve në njëri tjetrin siç është shikimi haram kur një burrë shikon një grua të huaj, apo e kundërta, ose shikimi i femrave në mes tyre dhe çka u lejohet atyre të shohin prej trupit dhe cilat janë ndalesat dhe lejesat që kanë të bëjnë me shikimin. Dhe në të gjitha këta ka dobi për individët dhe ka dobi shoqërore përshkak se ruajtja e shikimit është preventivë për shumë sëmundje dhe devijime shoqërore duke filluar nga përhapja e amoralitetit, homoseksualizmit etj.

Lejohet që bashkëshorti të sheh gjithçka prej bashkëshortes së tij me epsh apo pa epsh, pasiqë i lejohet atij marrëdhënia seksuale, më primare është që t’i lejohet çdogjë e cila është më e vogël sesa marrëdhënia seksuale, siç është shikimi i tërë trupit të bashkëshortes.

Për këtë argument është hadithi në të cilin Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) i ka thënë Muavije bin Hejjide-s: “Ruaje avretin (pjesët e turpshme) tënd, përveçse prej bashkëshortes tënde ose robëreshave tuaja”. (Transmeton ebu Davudi, Tirmidhi, en Nesai).

Dhe ka thënë Allahu (subhanehu ue teala): “Dhe ata të cilët i ruajnë organet gjenitale, përveçse ndaj bashkëshorteve të tyre ose ndaj robëreshave, ata ndaj këtyre (bashkëshorteve dhe robëreshave) nuk kanë gjunah”. (el Mu’minunë 5-6)

Përmblodhi dhe përktheu: Enis Arifi

Të tjera