Edukata me Allahun

by Uniteti-Admin

Edukatë me Allahun do të thotë nënshtrimi i mirë ndaj Tij, i lartësuar qoftë, ku çdo lëvizje e njeriut qoftë me zemër, gjuhë apo gjymtyrë të manifestoj madhërim dhe turp prej Allahut.

  • Edukata e zemrës e cila është themelore nënkupton të drejtuarit e robit me zemrën e tij vetëm kah Allahu me dashuri, frikë, shpresë dhe mbështetje.  
  • Edukata e gjuhës nënkupton që robi mos të flasë pos duke e madhëruar Allahun, dhe mos të shqiptoj asgjë tjetër vetëm atë që e kënaq Allahun duke përfshirë: tesbihun, madhërimin e Allahut, leximin e Kuranit, dhikrit në përgjithësi, thirrjen në të vërtetën, urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja. 
  • Edukata e gjymtyrëve nënkupton përmbajtjen e tyre nga veprat e shëmtuara, veprimi i veprave të lavdëruara, madhërimi i simboleve të fesë etj. 

Manifestimi i edukatës me Allahun 

  • Sinqeritetit me  Allahun në çdo fjalë dhe vepër, ku gjitha fjalët dhe veprat tona të kenë synim kërkimin e kënaqsisë së Allahut dhe jetën e Ahiretit.  

Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziej askë”.  (Kehf, 110)  

  • Njësimi i Allahut në të gjitha llojet e ibadeteve të gjuhës dhe veprave, dhe besimi i plotë se vetëm Allahu është meritori që t’i kushtohet ibadeti dhe çdo gjë përveç Tij është e kotë. “Kjo, ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtet Ai i Larti, i Madhi.”              (Haxh, 62) 
  • Dashuria e pastër dhe e sinqertë për Allahun duke qenë i vetëdijshëm për mirësitë e panumërta të Allahut mbi robin që nga krijimi i tij, gjë për të cilën Ai është më meritori që të duhet. “E nga njerëzit ka prej atyre që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun, po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë zullum se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm Allahut (e jo idhujve) dhe se Allahu është ndëshkues i rreptë (el Bekare, 165) 
  • Shenjtërimi i shenjave (simboleve) të fesë 

Pra, kështu: “Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet. Juve u janë lejuar kafshët, pos atyre që u lexohen (në Kur’an), pra largohuni nga ndytësitë e idhujve dhe largohuni fjalës shpifëse”.  (Haxh, 30) 

Prej edukatës me Allahun është madhërimi i vendeve, kohërave, njerëzve për të cilat sheriati ka caktuar madhërimin e tyre, siç  janë; madhërimi i muajve të shenjtë, muajit të Ramazanit, ditës se xhuma, xhamisë së shenjtë në Meke, xhamisë së Pejgamberit,  xhamisë el-Aksa, madhërimi i Pejgamberit (salAllahu alejhi ue selem), shokëve të tij dhe dijetarëve të umetit. 

  • Dorëzim tek tekstet e Kur’anit dhe sunetit dhe nënshtrimi ndaj tyre duke mos kundërshtuar apo dyshuar. “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndjejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe të mos dorëzohen me dorëzim”.  (en Nisa, 65) 
  • Pendimi dhe kthimi tek Allahu
    “Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni.” (esh Shura, 25) 
  • Dorëzimi në caktimin e Allahut edhe imani i plotë se ajo çfarë Allahu dëshiron të ndodh, bëhet, dhe ajo çfarë Allahu nuk dëshiron të ndodh, nuk bëhet.  “Ne çdo send kemi krijuar me (kader )masë të caktuar.” (Kamer 49) 
  • Besimi i plotë ne çdo emër të Allahut që e ka emërtuar Veten e Tij apo e ka emërtuar i dërguari i Tij  dhe besimi në cilësitë e Tij që Ai e ka cilësuar Veten ose atë e ka bërë i dërguari i Tij. “Asnjë send nuk është si Ai, Ai është Dëgjuesi, Shikuesi”. (esh Shura, 11) 

 Përktheu: E. Kosumi

Të tjera