Edukata në leximin e Kur’anit

by Uniteti-Admin

Dallon Kur’ani prej librave dhe romaneve të autorëve të ndryshëm dhe dallon Kur’ani prej librave me poezi, sepse Kur’ani është Fjalë e Allahut dhe Shpallje që Allahu ia ka zbritur Allahu Pejgamberit të tij Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem). Prandaj gjatë leximit të Kur’anit njeriu duhet të pajiset me disa virtyte të larta të cilat na janë transmetuar në Sunet.

Është prej Sunetit që njeriu të ketë abdes kur e lexon Kur’anin dhe nuk lejohet leximi i Kur’anit kur njeriu është xhunub (i papastër), ndërsa sa i përket leximit të Kur’anit pa abdes ka polemikë në mes dijetarëve se një gjë e tillë a lejohet apo nuk lejohet, sidoqoftë lejohet leximi i Kur’anit pa abdes, sepse besimtari në esencë është i pastër.

Ndalohet që gruaja në menstruacione të lexojë Kur’an, disa prej dijetarëve kanë thënë se i lejohet gruas në menstruacione që të lexojë Kur’an, mirëpo me kusht që mos t’a prek Kur’anin në mënyrë direkte (psh me doreza etj) dhe gjatë leximit të Kur’anit mos t’i shqiptojë ajetet, por të kalojë nëpër ajetet me sy pa mos i shqiptuar me gjuhë.

Është Sunet që njeriu të meditojë rreth kuptimit të ajeteve Kur’anore, kjo don të thotë leximin e ajeteve dhe më pastaj mendimi rreth asaj se çka ai ajet urdhëron ose çka ndalon dhe pranimi i urdhërave dhe ndalesave Kur’anore pa mos hezituar.

Lejohet qarja gjatë leximit të Kur’anit qoftë në namaz apo jashtë namazit dhe një vepër e tillë është Sunet, sepse edhe vetë Pejgamberi ka qajtur gjatë leximit të Kur’anit.

Lejohet zbukurimi i zërit gjatë leximit të Kur’anit dhe lejohet leximi me zë ose pa zë. Leximi pa zë preferohet për atë i cili ka frikë prej syefaqësisë, ndërsa leximi me zë është më i lavdëruar, sepse dobia e leximit me zë kthehet fillimisht tek vet lexuesi dhe më pastaj edhe tek ndëgjusit përreth.

Nuk lejohet leximi i Kur’anit për përfitime materiale dhe nuk lejohet që njeriu t’a merr Kur’anin si mjet me të cilin ai përfiton të holla.

Leximi i sureve Kur’anore në namaz duhet të jetë me rradhë, pra nuk lejohet që një sure që është kah fundi të lexohet në rekatin e parë ndërsa në rekatin e dytë t’a lexojë një sure e cila është në fillim të Kur’anit, por leximi i sureve në rekatet e namazit duhet të jetë sipas rradhitjes Kur’anore, sepse nëse njeiu nuk i lexon suret në namaz sipas rradhitjes së tyre në Kur’an, humb edhe urtësia e rradhitjes së sureve në mënyrën në të cilën janë të rradhitura.

Për leximin e Kur’anit nuk ka kohë të caktuar, pra lejohet leximi i Kur’anit në çdo kohë, qoftë natë apo ditë.

Duaja e përfundimit të Kur’anit është e pranuar (nëse don Allahu), pra kur njeriu e përfundon leximin e Kur’anit deri në fund e lut Allahun për çka të dëshirojë dhe e lut Allahun që t’ia mundësojë atij fitimin e shpërblimit të dhjetfisht për çdo shkronjë të cilën e ka lexuar.

 

Përktheu me disa shtojca: Enis Arifi

Prej: الاتقان في علوم القران- السيوطي

Të tjera