Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Çfarëdo e keqe që ju godet është pasojë e duarve tuaja dhe për shumë të tjera Ai falë” (Shuura 30).
Ashtusiç ka pasoja në mosrespektimin e udhëzimeve shëndetsore, ose në përdorimin joadekuat të ilaçeve, në të njëjtën mënyrë ka pasoja edhe në kundërshtimin e urdhërave të Allahut në jetën e përdtishme të njeriut.
Mund t’i rrumbullaksojmë efektet negative të gjunaheve në disa grupe varësisht prej asaj se ku ndikojnë:
- Efeketet negative të gjunaheve në trurin e njeriut
- Efektet negative të gjunaheve në besimin e besimtarit
- Efektet negative të gjunaheve në çështjet që kanë të bëjnë me Ahiretin
- Efektet negative të gjunaheve në çështjet e kësaj dunjaje
Efeketet negative të gjunaheve në trurin e njeriut
Këta efekte negative që i kanë gjunahet në trurin e njeriut janë të qarta, ashtusiç njeriu pluhuroset kur fshin diçka që është e pluhurosur dhe në këtë rast edhe shikimi është i kufizuar prej pluhurit, në të njëjtën mënyrë edhe truri mbulohet me një pengesë e cila e pengon trurin që t’i perceptojë dhe që t’i mësojë gjërat që janë në interes të njeriut.
Bërja e gjunaheve e pengon trurin që t’i kuptojë gjërat, por edhe më tepër pengon që njeriu të mësojë diçka përmendësh, poashtu bërësi i gjunaheve të tepërta ka probleme me haresën e gjërave dhe ndodhive.
Efektet negative të gjunaheve në besimin e besimtarit
Gjunahet ndikojnë negativisht në besimin e njeriut ashtusiç nga ana tjetër ndikojnë pozitivisht veprat e mira drejt afrimit tek Allahu. S’ka gjë më të dëmshme për zemrën sesa gjunahi. Me të vërtetë gjunahi kur e godet zemrën, vetëmse e ngadhnjen atë përderisa njeriut i shtiret ajo që është poshtë kinse është lart dhe e kundërta. Bërja e gjunaheve dhe largimi prej udhëzimeve të Allahut çon në atë që njeriu t’a harron Allahun dhe t’a harron faktin se një ditë prej ditëve do të qëndrojë dhe do të jep llogari përpara Tij. Bërja e gjunaheve poashtu është që e pengon njeriun prej veprave të mira siç është falja e namazit të natës apo agjërimi nafile dhe ibadete të tjera.
Efektet negative të gjunaheve në çështjet e kësaj dunjaje
Efektet negative të gjunaheve në këtë botë janë të shumta dhe janë prej gjërave që njeriu i sheh drejpërdrejt. S’goditet njeriu prej ndonjë sëmundje në trupin e tij apo ndonjë kokëdhimbje përveç se është rezultat i ndonjë gjunahit që e ka bërë. Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Çfarëdo e keqe që ju godet ajo është pasojë e duarve tuaja dhe për shumë të tjera Ai falë”. (Shuura 30) Poashtu ka ardhur në transmetim prej Omerit (radijAllahu anhu) se ka thënë se edhe varfëria dhe ngushtësia në jetë që e përjeton njeriu është rezultat i bërjes së gjunaheve. Bërja e gjunaheve është poashtu shkak që njeriu dënohet edhe në varr përpara se të dënohet në Ahiret. Thotë Allahu: “Kush largohet prej Dhikrit tim (Kur’anit) do të ketë një jetë të rëndë (në varr) dhe në Ditën e Kijametit do t’a rringjallim të verbër”. Përshkak të gjunaheve njeriu sprovohet edhe me gruan e tij apo gruaja me burrin e saj apo në fëmijët e tyre. Thotë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Sprovohet besimtari me sprovë në trupin e tij, pasurinë e tij, fëmijën ose familjen e tij” dhe më pastaj e lexoi ajetin “Çfarëdo e keqe që ju godet ajo është pasojë e duarve tuaja dhe për shumë të tjera Ai falë” (Shuura 30)
Në shumë raste sëmundja është pastrim dhe mëshirë për besimtarin, ndërsa për jobesimtarin është dënim dhe mallkim. Me të vërtetë sëmundja e pastron besimtarin prej gjunaheve përderisa nuk ngel tek besimtari gjunah. Transmetohet se Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Sëmundja i fshin gjunahet”.
Njeriu ndonjëherë ndjen pikëllim dhe dëshprim, por nuk e din se prej nga vjen ky pikëllim dhe nuk e din se kjo gjendje psiqike është përshkak të ndonjë gjunahi që e ka bërë dhe në këtë rast nëse ai njeri nuk ka bërë vepra të mira me të cilat do të fshihet ai gjunah, në këtë rast Allahu e sprovon atë me pikëllim me qëllim që t’i fshihet gjunahi.
Thënë në përgjithsi… ekziston një balanc ashtuqë për çdo gjunah Allahu çon ndonjë sëmundje dhe kjo është shkaku që sot shohim se ka shumë sëmundje të pashërueshme për të cilat ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem); “Çdoherë kur robërit do të shpikin gjunahe që nuk i kanë vepruar më parë, do të nxjerr Allahu për ata dënim të cilin nuk e kanë njohur më parë”.
Mos mendo se gjunahi ka lezet të vërtetë, por gjunahi është një gjë që zgjat shkurt dhe pastaj pason dënimi dhe nënçmimi në këtë botë, thotë Pejgamberi: “Kush kënaqet duke i bërë gjunah Allahut, Allahu ia trashëgon atij nënçmimin”.
Dhe thotë Pejgamberi në një hadith tjetër: “Ëmbëlsinë e gjunahit e prish dhimbja e dënimit”.
Përktheu dhe përgatiti: Enis Arifi