Prej çështjeve që kanë lidhje me Monoteizmin (Teuhidin) është ajo që edhe e shohim, pra teprimi dhe ekstremizmi në thëniet e njerëzve dhe në ekstremizëm në dijetarë, duke i dhënë përparsi thënieve të tyre përmbi Kur’anit dhe Sunetit.
Dhe kjo është çeshtje e rrezikshme e cila nuk ka qenë prezente tek një popull, përveçse i ka shkatërruar. Dhe kjo bie në kundërshtim me Teuhidin dhe ndonjëherë shpie edhe në Kufër. Thotë Allahu (subhanehu ue teala) “Ata (jehudijtë dhe të krishterët) i morrën për zotëra Ahbarët dhe Ruhbanët (priftërinjtë krishterë dhe çifut) për zotëra përpos Allahut, edhe e morën (për zot) Mesihun birin e Merjemit. Ata nuk u urdhëruan përveçse që të adhurojnë një Zot”. (et Teube 31)
Abdullah ibn Abasi na ka tërhequr vërejtjen për këtë gjë duke thënë: “Kam frikë se do të bien përmbi ju gurrëz nga qielli. Unë jam dukë ju thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut” e ju më thoni: “Ka thënë ebu Bekri”.
Thotë Imam Ahmedi: “Është për t’u çuditur me disa njerëz të cilët e njohin Isnadin (zinxhirin e hadithit) dhe vërtetësinë e tij e më pastaj shkojnë tek mendimi i Sufjanit, ndërsa Allahu i Lartësuar thotë: “Le të ruhen ata që bien në kundërshtim me urdhërin e Tij se mund t’i godet ndonjë fitne apo ndonjë dënim i dhembshëm” (en Nurë 63). A e din çka është fitneja? Fitneja është Shirku.”
Pra kjo çështje e ekstremizmit në dijetarë është e rëndësishme dhe mjaft serioze dhe muslimani duhet të mësohet që ta pasojë argumentin e jo të bëhet ndjekës i verbër i njerëzve dhe të jetë ekstrem.
Ekstremizmi është derë e rrezikshme e cila i ka devijuar shumë njerëz dhe xhemate, për këtë na ka lajmëruar edhe vet Pejgamberi duke thënë: “Mos më shënjtëroni mua sikurse e shenjtëruan të krishterët birin e Merjemit, unë me të vërtetë jam rob i Tij dhe thuani: “Rob dhe i dërguari i Tij”.
Dhe ka thënë: “Keni kujdes nga teprimi (ekstremizmi) se me të vërtetë ata që ishin para jush i shkatërroi teprimi”.
Pra edukimi i njerëzve në Monoteizëm dhe me përkushtim të adhurimit vetëm ndaj Tij është e vetmja rrugë për të shpëtuar nga këto devijime dhe sëmundje.
Nga: Dr.Nasir el Umer
Përktheu: Enis Arifi