Dera “er Rejjan” a është e veçantë vetëm për agjëruesit e nafileve apo edhe farzit?

by Uniteti-Admin
er Rejjan

Pyetje: Dera “er Rejjan” a është e veçantë vetëm për agjëruesit e nafileve apo edhe farzit?

Falënderimi i takon vetëm Allahut. 

Sa i përket çështjes që lidhet me hadithin e Pejgamberit (sal-Allahu alejhi ue sel-lem) në të cilin i Dërguari thotë: “Me të vërtetë në Xhenet ka një derë e cila quhet er Rejjan në të cilën në Ditën e Kijametit hyjnë agjëruesit. Në të nuk hyn askush tjetër. Thuhet: Ku janë agjëruesit? Ata çohen, dhe nuk hyn askush tjetër nëpërmjet asaj (dere)”, dhe kur ata hyjnë, ajo mbyllet dhe s’hyn askush tjetër pos tyre. (Muttefekun alejhi).

Thotë Muhadithi i njohur Sulejman el Ulvan (Allahu e focoftë): “Në derën er Rejjan në esencë hyjnë agjëruesit e nafileve (agjërimit vullnetarë), sepse po të ishte që nëpër atë të hyjnë agjëruesit e Ramazanit farz, nëpër të do hynin të gjithë muslimanët. Por kjo nuk ndalon që nëpërmjet asaj të hyjnë edhe agjëruesit e farzit”.

Përgatiti dhe përmblodhi: Mr. Enis Arifi

Të tjera