306
Mënyra e të ushqyerit përcakton mënyrën e jetesës dhe ndikon fuqishëm në stilin tonë. Islami është fe që shquhet për etikë të mirëfilltë të të ushqyerit.
Pejgamberi jonë (salaAllahu alejhi ue sel-lem) na ka dhënë shembuj të përkryer se si duhet të hamë dhe të pimë.
- Para se të prekim ndonjë nga ushqimet, duhet të lajmë duart së pari. Asnjëherë nuk e dimë se sa papastërti mund të kemi në dorë.
- Përmendja e Allahut
Thotë i Dërguari i Allahut: “Kur dikush prej jush fillon të hajë, le ta përmend emrin e Allahut të Madhëruar, por nëse harron ta përmend në fillim të ngrënies, atëherë le të thotë: “Me emër të Allahut në fillim dhe në mbarim të ushqimit. (Transmeton Ebu Davudi)
- Hani me dorën e djathtë
Thotë i Dërguari i Allahut: “Askush prej jush të mos hajë me dorën e majtë dhe të mos pijë me të, sepse shejtani ha me dorën e majtë dhe pi me të.” (Muslim)
- Hani para vetes tuaj
Gjatë ngrënies, hani ushqimin që është vendosur pikërisht përpara, jo ushqimin që është vendosur përpara dikujt tjetër.
Umer Ibn Ebi Selema tregon: “Dikur isha djal nën kujdesin e të Dërguarit të Allahut (salaAllahu alejhi ue sel-lem), kur haja rreth e rrotull enës me ushqim. Kjo bëri që i Dërguari i Allahut të më thotë: “O djal! Përmende emrin e Allahut (thuaj Bismil-lah), ha me dorën e djathtë dhe ha atë që ke përpara vetes.” Qysh atëherë e deri më sot gjithnjë i kam zbatuar ato këshilla kur ha.”
- Shpëlarja e gojës pas ngrënies
Transmeton Muslimi nga Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) sipas të cilit Pejgamberi (salaAllahu alejhi ue sel-lem) piu pak qumësht, pastaj kërkoi ujë dhe e shpërlau gojën dhe tha: “Ai është disi e yndyrshme.”
- Pejgamberi (salaAllahu alejhi ue sel-lem) nuk ka ngrënë i shtrirë, siç ka thënë:
“Unë nuk ha kur jam shtrirë.” ( Buhariu)
- Mos e kritikoni ushqimin
“Ebu Hurejra tregon se Pejgamberi ( salaAllahu alejhi ue sellem) asnjëherë nuk ka sharë ndonjë ushqim që ia ofronin, ose tek i cili e ftonin, por nëqoftëse i pëlqente, e hante dhe në qoftë se nuk e pëlqente, e linte.”
Përveç kësaj, ushqimi i mirë dhe ushqimi i shijshëm bazohet vetëm në preferencat tona. Një ushqim që konsiderohet i shijshëm nga dikush, mund të mos jetë i shijshëm sipas dikujt tjetër.
- “Hani e pini e mos teproni” (el A’raf:31)
Gjithashtu Pejgamberi( salaAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë:
Birit të Ademit i mjaftojnë vetëm disa kafshata për të jetuar. Nëse kjo është pak për të, le ta lërë një të tretën e stomakut për ushqim, një të tretën për pije, dhe një të tretën për të marrë frymë.” (Transmeton Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi)
- Duaja pas ushqimit
E falënderojmë All-llahun me falënderime të shumta, të mira dhe të bekuara (të cilat janë të pamjaftueshme), falënderime të pandërprera, për të cilat kemi nevojë, o Zoti ynë. (Buhariu 6/214)
Përktheu: Hamide Mustafi