Etikat e vizitës

by Uniteti-Admin

Falënderimi i takon Allahu, kurse salavatet  dhe selamet tona qofshin mbi Pejgamberin, familjen tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë.

Nuk ka dyshim se vizita e vëllezërve në fe, shoqërisë dhe familjes, me qëllim të kënaqjes së Allahut, të shtimit të dashurisë dhe harmonisë dhe me qëllim të kujdesit për lidhjet farefisnore, se është prej veprave më të mira, thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Thotë Allahu: “Medoemos që t’i dua ata që vizitohen për Mua, që ulen për Mua, që duhen për Mua dhe që  japin njëri tjetrit për Mua.”

 

Vizitat janë disa lloje:

1-      Vizita të detyrueshme, siç janë vizita e prindërve dhe fisit të afërt, thotë Pejgamberi (s.a): “Kush dëshiron që t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet exheli, le t’i mban lidhjet farefisnore.” Poashtu thotë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):”Nuk hynë në Xhennet një i cili i shkëput lidhjet farefisnore.” Për këtë themi se mbajtja e këtyre lidhjeve është prej veprave më të mira, kurse shkëputja e tyre prej gjynaheve më të shëmtuara.

2-      Vizita të pëlqyera, siç janë: vizita e fqinjëve, miqve, shokëve etj.

 

Pasi që përmendëm disa lloj të vizitave, tash do t’i përmendim disa etika të kësaj vepre të mirë:

  • Kjo vizitë të bëhet për hir të Allahut.

Transmetohet nga ebu Hurejre se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Një njeri vizitonte vëllaun e tij (në fe) në një fshat tjetër, kështu që Allahu ia dërgoi një melek në rrugë. Kur ariti tek ai, i tha meleku: Ku je nisur? Tha: Jam nisur që ta vizitoj vëllaun tim në këtë fshat. Tha (meleku): A shpreson prej tij ndonjë të  mirë? Tha (njeriu): Jo, përpos se unë e dua atë për hir të Allahut. Tha (meleku): Unë kam mesazh prej Allahut që të tregoj se Allahu të don, ashtu siç e don ti këtë njeri për hir të Allahut.”

  • Të kërkohet leje prej atyre që vizitohen, tu jepet selam nëse është shtëpia e hapur  dhe pastaj të thotë: A të hyj? Këto etika na i ka mësuar Allahu me fjalën e tij:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَدْخُلُوا بُيُوتًا غَيْرَ بُيُوتِكُمْ حَتَّى تَسْتَأْنِسُوا وَتُسَلِّمُوا عَلَى أَهْلِهَا ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ

O ju që keni besuar, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që të merrni mësim.” (En-Nur:27)

Poshtu në hadith, se një njeri nga fisi Benu Amir erdhi te shtëpia e të Dërguarit të Allahut (s.a) dhe tha: A të futem? Atëherë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i tha shërbetorit: “Dil dhe mësoje këtë njeri se si të kërkon leje dhe thuaj atij që të thotë: Es-Selamu Alejkum, a të hyj?” E ndigjoi njeriu të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe tha: Es-Selamu Alejkum, a të hyj? Ahtëherë i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) i dha leje.

–          Njeriu kërkon leje për të hyrë 3 herë dhe nëqoftë se nuk i jepet leja, atëherë kthehet, thotë Allahu:

 وَإِن قِيلَ لَكُمْ ٱرْجِعُواْ فَٱرْجِعُواْ هُوَ أَزْكَىٰ لَكُمْ

…e nëse u thuhet kthehuni, ju pra kthenu. Kjo është më e ndershme për ju” (En-Nur:28), andaj nëse i thuhet dikujt ktheju ose nuk i është dhënë leje pasi që ka trokitur tre herë, le të kthehet, sepse kjo është më mirë për të, është më ndershëm për të me garancën e Allahut dhe le të mos ofendohet aspak se është kthyer dhe se nuk i është dhënë leje për të hyrë, por le ta shpreson atë mirësi dhe nder të cilin ia ka garantuar Allahu. Thotë Pejgamber (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) në hadithin e Ebu Musa el-Esha’rij: “Kërkimi i lejes është tre herë dhe nëqoftë se nuk të jepet leje, kthehu.”

–          Poashtu prej etikave të kërkimit të lejes është që njeriu të qëndron në ënën e djathë apo të majtë të derës dhe mos të qëndrojë në mes. Thotë Abdullah ibn Busr: Kur vizitonte i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dikënd, nuk drejtohej me fytyrë kah dera, mirëpo nga ana e djathtë ose e majtë dhe thoshte: “Es-Selamu Alejkum, Es-Selamu Alejkum“.

–          Kur të pyet i zoti i shtëpisë: Kush është? Le të thotë: Filani, me emër dhe jo të thotë: Unë. E themi këtë pasiqë secili njeri thotë për veten e tij, unë, andaj nuk dihet ndonjëherë saktësisht se kush është, gjë e cila ndoshta e shqetëson zotin e shtëpisë. Transmetohet nga Xhabir i cili thotë: Erdha tek i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për një borxh të babait tim dhe trokita derën, atëherë tha Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush është?” Thash: Unë. Atëherë tha Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Unë, unë?!” Sikur e urrente këtë gjë.

  • Mos të përmbajë kjo vizitë në vete kundërshtime të fesë.

Këta kundërshtime janë të llojllojshme, si p.sh: përzierja e burrave dhe grave, të ketë në këtë vend gjëra të cilat e hidhërojnë Allahun etj.

  • Vizita të jetë e shkurtë.
  • Shfrytëzimi i këtyre vizitave për t’i këshulluar njerëzit dhe për tua mësuar atyre fenë e Allahut. Gjë e cila nëqoftë se praktikohet, padyshim se do t’i largon nga mexhliset tona gjërat që e hidhërojnë Allahun siç janë: thashethemet, shpifjet, përgojimi, talljen me njerëzit dhe me fenë e Allahut etj. Thotë ibn Kajjimi: “Mbledhimet me njerëzit janë dy lloje:

 

1-      Mbledhim për shoqërim dhe “shfrytëzimin” e kohës, ky lloj mbledhimi ka më shumë dëm se sa dobi dhe më pak që sjell është se e prish zemrën dhe e humb kohën.

2-      Mbledhimi me vëllezërit në ndihmim të njëri tjetrit për t’i gjetur shkaqet e shpëtimitm, këshillim të njëri tjetrit me durim dhe të   vërtetë, kjo vepër është prej gjërave më të mëdha dhe të dobishme, mirëpo ka trë gjëra që duhet kujdesur prej tyre:

1-      Mos të ketë lëvdata për njëri tjetrin.

2-      Mbledhimet dhe të folurit e tepërt.

3-      Të mos bëhet ky mbledhim si traditë që e kënaq epshin, duke e humbur kështu qëllimin e saj.

  • Të bëj vizituesi du’a për atë që e viziton në fund të vizitës.

Ta falënderon atë për mikpritjen, sepse ai që nuk i falënderon njerëzit nuk e falënderon Allahun, është transmetuar në hadithin të cilin e ka nxjerur Muslimi nga Mikdad se Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) bëri du’a për atë që e kishte ushqyer duke thënë: “OAllah ushqeje atë që më ka ushqyer dhe jepi të pijë atij që më ka dhënë të pij.”

Muslimani duhet tu përmbahet etikave të cilat na i ka mësuar Kur’ani dhe Sunneti, sepse kështu njeriu arrinë kënaqësinë e tij në këtë botë dhe në Ahiret.

Dhe lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon vetëm Allahut.

Përktheu dhe përgatiti: Ali Ashani

Të tjera