Thotë Allahu: ((مَّا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ ))“Që ai nuk thotë ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij një përcjellës i gatshëm.”[1]
Me të vërtetë çdo fjalë të cilën e thotë njeriu është argument për apo kundër tij, në Kur’an ka shumë ajete të cilat tregojnë se fjala ka peshë të madhe dhe njeriu shpërblehet sipas llojit të fjalës që e ka thënë, nëse ka qenë e mirë, shpërblehet me të mirë dhe e kundërta. Thotë Allahu:
(( أمْ يَحْسَبُونَ أَنَّا لَا نَسْمَعُ سِرَّهُمْ وَنَجْوَاهُم ۚ بَلَىٰ وَرُسُلُنَا لَدَيْهِمْ يَكْتُبُونَ))
“A mendojnë se Ne nuk dëgjojmë fshehtësitë e dhe pëshpëritjet mes tyre? Po, e dëgjojmë dhe të dërguarit tonë (engjëjt përcjellës) që janë pranë tyre, shkruajnë.”[2]
Kjo për shkak që njeriu ta mendon mirë fjalën, para se ta thotë, kështu që mos shqipton fjalë të ndaluara apo të papëlqyeshme, që të mos i regjistrohet në librin e tij, të cilin libër do ta lexon Ditën e Gjykimit, thotë Allahu:
((وَكُلَّ إِنسَانٍ أَلْزَمْنَاهُ طَائِرَهُ فِي عُنُقِهِ ۖ وَنُخْرِجُ لَهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ كِتَابًا يَلْقَاهُ مَنشُورً . اقْرَأْ كِتَابَكَ كَفَىٰ بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيبًا))
“Secilit njeri ia kemi njgjeshur në qafë fluturakën (shënimin – për veprimin) e tij, në ditën e gjykimit, Ne do t’ia prezentojmë atij libër të hapur, “Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes”.”[3] Që të mos flet përpos se mirë, jo t’i lëshon frenat e gjuhës me fjalë, duke mos menduar aspak çfarë thotë. Thotë Pejgamberi [Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të]: “Kush ka besuar Allahun dhe Ditën e Gjykimit le të flet mirë ose le të hesht.”[4]
Ky hadith është i qartë se nuk i takon njeriut të flet përpos se mirë dhe në qoftë se nuk ka mundësi ta bëj këtë, apo dyshon në fjalët e tij, duke mos e ditur a është fjalë e mirë apo nuk është, atëherë është më mirë që të heshtë, sepse nuk ka diçka më të mirë se pastërtia (e gjuhës), përshkak se njeriu nuk e din se cilat janë rezultatet e fjalëve të tij, thotë Pejgamberi [Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të]: “Me të vërtetë robi flet ndonjë fjalë, nuk e din se çka përmban ajo, hyn për shkak të saj në zjarr, më shumë se sa që ka mes lindjes dhe perëndimit.”[5]
Nëse kjo është vetëm për një fjalë, si është puna atëherë me fjalitë dhe bisedat e ndaluara, të cilat janë bërë zakon i njerëzve nëpër ndejat e tyre, ndeja të cilat nuk u bëhen të mira pa këto biseda, siç janë: gibeti-përgojimi, thashethemet, mallkimet, shpifjet, talljet dhe gjëra tjera prej sëmundjeve të gjuhës, të cilat e shpiejnë njeriun në shkatërrim?! Dhe askush prej tyre nuk mendon rreth asaj që e thotë, duke menduar se nuk do të merren në përgjegjësi për fjalët, sikur nuk e kanë ndëgjuar atë që e ka thënë Pejgamberi [Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të] Muadhit [Allahut qoftë i kënaqur me të], thotë Muadhi: Thash: O i Dërguar i Allahut, a do të merremi në përgjegjësi për atë që e themi?! Tha (Pejgamberi): “Të humbtë nëna o Muadh! E a hudhen njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre, përpos se si shkak i gjuhëve të tyre?!”[6]
Ndoshta një fjalë bëhet shkak për luftë… Edhe përkundër këtij fakti, shumica e njerëzve sot nuk e ndiejnë rrezikun e rezultateve të fjalëve dhe nëqoftë se donin ta dinin këtë rrezik, mjafton ta dijnë se muslimani e shkurorzon bashkëshorten e tij me një fjalë të nxjerur nga goja, ai e marton atë me një fjalë dhe shkurorzohet prej saj me një fjalë. Bile u mjafton ta dijnë se kafirit i bëhet gjaku i mbrojtur dhe del nga radhët e mosbesimtarëve në rradhët e muslimanëve me shqiptimin e shehadetit, i cili nuk është përpos se disa fjalë të cilat i thotë. Ndodhë rasti që të jetë munafik, mirëpo edhe me këtë, llogaritet si pjesë e muslimanëve, kënaq atë që kënaqin muslimanët dhe vuan pres asaj që vuajnë muslimanët dhe nuk ndodhë kjo përpos si rezultat i madhështisë së fjalës se shqiptuar. Thotë Pejgamberi [Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të]: “Ndoshta robi thotë ndonjë fjalë me të cilën kënaqet Allahu, duke mos i dhënë aspak rëndësi, e ngrit për shkak të saj grada dhe ndoshta robi thotë ndonjë fjalë me të cilën hidhërohet Allahu, duke mos i dhënë aspask rëndësi, e hyn për shkak të saj në Xhehennem.”[7] Mirëpo si do ta dijnë vlerën e fjalës kur ata në neglizhencë janë të zhytur.?! Janë bërë neglizhentë në çështjen e fjalës dhe i kanë lëshuar frenat e gjuhëve, derisa fjala e tij është bërë e pavlerë, andaj asnjëri prej tyre nuk i përmbahet asaj që e thotë, ndoshta ai është ai që e cakton ndonjë orë takimi dhe pastaj nuk i përmbahet asaj që e ka thënë. Premton dhe pastaj e then premtimin, bën ndonjë marrëveshje, pastaj ai vet e then atë marrëveshje, bile të tregon ndonjë rast, ti e beson kurse ai të gënjen… Dhe kjo nuk është përpos se një mashtrim i madh.
Vazdhueshmëria në këtë rrugë do të sjell rezultat, siç e ka përmendur Pejgamberi [Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të] në hadith: “Kujdesuni prej gënjeshtrës, sepse genjeshtra shpien në degjenerim, kurse degjenerimi shpien në zjarr dhe njeriu vazhdon të gënjejë derisa të shkruhet tek All-llahu se është gënjeshtarë”[8]
Kjo, mos të flasim se bëhet munafik të cilit i dihet nifaku, cilësitë e të cilit na i ka treguar Pejgamberi [Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të]: “Shenjat e munafikut janë tri: Kur flet gënjen, kur premton e then premtimin dhe kur i jepet diçka në emanet tradhëton.”[9] Në transmetimin e Muslimit: “Edhe në qoftë se agjëron, falet dhe pretendon se është musliman”[10]
Autor: A’dnan Tarshe
Përktheu: Ali Ashani
[1] Kaf 50:18.
[2] Ez-Zuhruf 43:80.
[3] El-Isra’a 17:13-14.
[4] Muslimi.
[5] Muslimi.
[6] Sahih Sunen Et-Tirmidhi (3100)
[7] Buhariu.
[8] Buhari (6094)
[9] Referenca e kaluar
[10] Muslimi.