Është dëshirë e të rinjëve dhe të rejave martesa me atë që dëshirojnë, por në shumicën e rasteve vjen deri te vonesa e martesave dhe me kalimin e kohës edhe normalizimi i asaj që nuk është normale, e që shpesh nënkupton vonesë në martesë dhe mjaftimi me atë përditshmërinë në të cilën i riu ose e reja e shohin se dicka nuk është në rregull, por i mbyllin sytë dhe vazhdojnë të qëndrojnë në atë gjendje e cila shpesh është e shoqëruar me bërje të harameve që janë të natyrës intime.
Andaj ishte porosi e të dërguarit të Allahut kur tha: “O ju turmë e të rinjëve, kush prej jush ka mundësi për marrdhënie (intime) le të martohet”.
Një jetë bashkëshortore shoqërohet me dashuri dhe butësi mes burrit dhe gruas, prej të cilëve në të ardhmen do të dalin fëmijë dhe gjenerata të cilët do të bartin flamurin e teuhidit (njëshmërisë së Allahut) dhe prej të cilëve shpresohet të jenë bartës të amanetit të Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem).
Martesa është sunet i Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe sunet i shumë pejgamberëve të Allahut, mirëpo ajo që është më e bukur në fillim të cdo martese është thjeshtësimi i procedurave të martesës që ndonjëherë ju imponohet të rinjëve dhe të rejave nga adetet dhe zakonet popullore. Prej gjërave mjaft negative është vonesa e martesës pa mos pasur shkaqe valide për vonesë, gjë e cila kontribon në shtimin e të pamartuarve dhe shtyrjen në moshë të shumë të rinjëve që pas një kohe bëhen “imun” dhe ju normalizohet jeta pa martesë.
Problem në veti paraqet edhe lidhja e zemrës me bukuritë e rrejshme dhe të përkohshme të kësaj bote, dhënia pas lukseve dhe komoditeteve që i ka kjo botë dhe nga ana tjetër moskuptimi i konceptit islam të martesës, koncept i cili paraqet një kështjellë të fortifikuar që ngritet mbi baza të teuhidit dhe që është prodhues i gjeneratave që si Ligjdhënës do ta kenë Krijuesin e qiejve dhe të tokës.
Sytë tonë shohin shumë festime dhe dasma ekstravagante nga njerëz që si qëllim e kanë kënaqjen e publikut dhe tek të cilët dasma si dasëm është më e rëndësishme sesa jeta bashkëshortore që do të vijë në të ardhmen.
Përderisa miliona muslimanë dhe muslimane anembanë botës vuajnë nga luftërat, torturat dhe përndjekjet , është e paradoksale dhe e pakuptimtë që ne të merremi me atë se në cilin salon do organizohet dasma dhe sa do të kushtojë fustani i nusërisë i cili do të vishet vetëm për disa orë dhe do të gjuhet në raftet e teshave që kurrë nuk përdoren.
Në kohën e sodit alarmi për ruajtjen e besimit bie gjithandej dhe vala e degjenerimit moralo-shoqëror ka arritur kulminacionin, është shumë me rëndësi edukimi i vëllezërve dhe motrave muslimane që dhimbjet e umetit ti konsiderojmë dhe ti ndjejmë si dhimbje tona, pasiqë ne si umet jemi si një trup, jo vetëm në fjalë ta kemi këtë parim, por këtë ta ngjallim në jetën tonë.
Gjithë ata të holla harxhohen në dasma ku ai që thirr nuk e don të thirrurin, e as i thirruri nuk e don thirrësin, pastaj ne presim që të kemi bereqet në jetën shoqërore e cila kultivohet me respekt të rrejshëm dhe me materializëm. Një ditë shumë njerëz do ta kuptojnë se gjithë këto lodhje dhe harxhime ishin kotë, por ndoshta do të jetë vonë dhe pishmanllëku s’do të bëj dobi.
Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) jetoi jetë modeste dhe të bereqetshme dhe për këtë dëshmon gjithë njerëzia, dhe deri në fund u mundua që të na bëj me dije se cka duhet të jetë prioritare në jetën e besimtarit, madje edhe në ceshtjen e martesës e cila paraqet fundament të përmirsimit shoqëror. Për këtë arsye i dërguari i Allahut e mbolli Njëshmërinë e Allahut tek të rinjtë dhe të rejat dhe për shumë kohë të shkurtër shokët e Pejgamberit u bënë mëkëmbës edhe jashtë Gadishullit Arabik.
Ne së bashku me jetën moderne vet krijuam formalitete të shumta dhe të panevojshme që i pengojnë të rinjtë dhe të rejat nga të pasurit vullnet për martesë, andaj njëherit kjo paraqet pengesë që në veti ngërthen shumë pasoja afatgjate, porse “vlimi i gjakut” te rinia i bën ata që mos ta shohin në veten e vet nevojën për urgjencë. Ndërsa mosndjenja e urgjencës nuk don të thotë mungesë urgjence.
Pejgamberi i Allahut dasmën e bënte shumë thjeshtë, vetëm me thirrje të dashamirëve dhe ju ofronte hurma, duke pasur parasysh se edhe në atë kohë ka pasur ushqime luksoze.
Ky është mesazh për besimtarin që gjërat që janë të thjeshta s’duhet ti komplikojmë dhe është mesazh që secilës gjë t’ia japim rëndësinë përkatëse dhe mos t’i stërzmadhojmë ceshtjet që kërkojnë thjeshtësi . Mu këta mësime pejgamberike janë mësime që neve na përmirsojnë dhe na i thjeshtësojnë komplikimet që ne ia shkaktojmë vetes sonë.
Përgatiti: Mr. Enis Arifi