Allahu e ka përmendur këtë cilësi gjatë cilësimit të Tij të njerëzve të devotshëm, atyre që u ka premtuar falje të mëkateve, Xhennete të përgatitura për ata, si shpërblim për veprat e tyre të mira. Allahu i ka urdhëruar robërit e Tij që të shpejtojnë drejt kërkimit të faljes dhe Xhenneteve, ndërsa ky shpejtim bëhet me veprimin e shkaqeve të cilët çojnë drejt saj, domethënë me veprimin e veprave të mira, thotë Allahu:
وَسَارِعُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ أُعِدَّتْ لِلْمُتَّقِينَ, الَّذِينَ يُنْفِقُونَ فِي السَّرَّاءِ وَالضَّرَّاءِ وَالْكَاظِمِينَ الْغَيْظَ وَالْعَافِينَ عَنِ النَّاسِ وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ. وَالَّذِينَ إِذَا فَعَلُوا فَاحِشَةً أَوْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ ذَكَرُوا اللَّهَ فَاسْتَغْفَرُوا لِذُنُوبِهِمْ وَمَنْ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا اللَّهُ, وَلَمْ يُصِرُّوا عَلَى مَا فَعَلُوا وَهُمْ يَعْلَمُونَ. أُولَئِكَ جَزَاؤُهُمْ مَغْفِرَةٌ مِنْ رَبِّهِمْ وَجَنَّاتٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَنِعْمَ أَجْرُ الْعَامِلِينَ
“Dhe ngutuni në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në Xhennet, gjërësia e të cilit është si gjërësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit. Të cilët japin kur kanë mundësi edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë hidhërimin, që u falin njerëzve dhe Allahu i don bamirësit. Edhe ata të clët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë padrejtësi vetes së tyre, e përmendin Allahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre, e kush i fal mëkatet përpos Allahut?! Dhe të cilët nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në mëkat). Shpërblimi i të tillëve është falje nga Zoti i tyre dhe Xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe aty do qëndrojnë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.”[1]
Frenimi i hidhërimit është mbajtja e tij në vete, thuhet: “E ka frenuar hidhërimin”, që don të thotë e ka shuar dhe e ka fshehur, duke patur mundësinë që t’a shfaq dhe t’a tregon përpara kundërshtarit.
Ndërsa hidhërimi është esenca e mllefit[2] apo zemërimit dhe shpesh janë sinonim i njëri tjetrit, mirëpo dallimi mes tyre është se hidhërimi nuk duket në gjymtyrë (në vepër), ndërsa mllefi shfaqet në gjymtyrë dhe medoems që i mllefosuri të bën diçka.[3]
Cilësimi i Allahut i të devotshmit me fjalët: ((وَالْكَاظِمِينَ الْغَيْظَ)), “…që e frenojnë hidhërimin…”, don të thotë ata që e shuajnë hidhërimin, atëherë kur shpirti i tyre është i mbushur me të, e fshehin hidhërimin edhepse ai është i pranishëm.
Transmeton ebu Hurejra (radijAllahu anhu) nga i Dërguari (salAllahu alejhi ve selem) se ka thënë: “Nuk llogaritet i fortë ai që është i fortë në mundje, por i fortë është ai që e përmban veten kur është i mllefosur.”[4]
Poashtu transmeton ebu Hurejra se një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) dhe i tha: “Më këshillo! Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) tha: “Mos u zemëro!” e përsëriti këtë disa herë.”[5]
Thotë Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem): “Zemërimi është prej Shejtanit, ndërsa Shejtani është krijuar prej zjarrit dhe zjarri shuhet me ujë, andaj kur ndonjëri prej jush zemërohet le të merr abdes.”[6] Transmeton Enesi (radijAllahu anhu) se Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë: “Kush e frenon mllefin duke patur mundësi që t’a nxjer atë, Allahu do t’a thërret në Ditën e Gjykimit përpara të gjitha krijesave dhe do t’i jep mundësinë që të zgjedh prej Hurive të Xhennetit, atë të cilën dëshiron ai.”[7]
(الإيضاح و التبيين لبعض صفات المؤمنين) Autor: AbdulAziz Er-Raxhhij
Përktheu me disa shkurtesa: Ali Ashani
[1] Aal-I’mran:133-136.
[2] Mllefi është zemërim, inat i madh që na është grumbulluar përbrenda. Sh.P.
[3] Tefsiri i Kurtubiut (4/206-207).
[4] Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi.
[5] Buhariu.
[6] Ebu Davudi dhe Ahmedi.
[7] Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.