Frikësimi i fëmijëve

by Uniteti-Admin

Frika është dukuri e cila është prezente te të gjithë pa përjashtim, qofshin ata të rinj apo pleq, meshkuj apo femra. Konkretisht frika tek fëmijët është gjë normale nëse ajo manifestohet brenda suazave normale, pasiqë frika është mjet me të cilën mund fëmija të mbrohet nga aksidentet ose të largohet prej rreziqeve.

Nëse  frika shtohet mbi kufirin normal, atëherë ajo shkakton tek fëmijët shqetësim shpirtëror dhe psiqik dhe duhet që të mirren masa për ta shëruar. Fëmijët që nga mosha gjashtë mujore fillojnë të bëjnë dallim mes njerëzve që i njohin dhe që nuk i njohin, ndërsa në përgjithësi ata fillojnë ta kuptojnë frikën që nga mosha tri vjeçare, siç është frika prej kafshëve, ujit, veturave, lartësisë etj.

Prej shkaqeve më të shpeshta të frikës së tepruar tek fëmijët janë:

  • Frikësimi i fëmijës me mjete të caktuara.
  • Frikësimi i fëmijës me erësirë.
  • Teprimi i bërtitjes ndaj fëmijës ose panika dhe shqetësimi evident i nënës.
  • Rritja e fëmijëve në ambiente të mbyllura, në mes mureve të shtëpisë.
  • Rrëfimi i tregimeve të rrejshme ose joreale, apo tregimeve me përbindësha, shejtanë apo xhin.
  • Shikimi i filmave horor së bashku me fëmijët.

Përkundër kësaj që u tha ekzistojnë edhe shumë gjëra tjera të cilat shkaktojnë frikë tek fëmijët, ndërsa në shërimin e fëmijëve nga kjo dukuri duhet patur parasysh këta gjëra.

  • Mësimin e fëmijës që në moshë të herët në besim ndaj Allahut dhe mbështetje vetëm në të dhe dorëzimin përpara asaj që e ka caktuar Allahu, qoftë mirë apo keq.
  • Dhënia hapsirë fëmijës që të shprehet lirë dhe të merr përgjegjësi, ashtusiç  ka ardhur në Hadithin e njohur të Pejgamberit (Paqja dhe mëshira qofshin mbi të): “Të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për kopenë e vet…”.
  • Mosshprehja e dashurisë së jobarabartë mes fëmijëve, kjo ndodh duke i thënë njërit fëmijë se ti si prind e don fëmijën tjetër më shumë se atë, e kjo është gabim.
  • Mosfrikësimi i fëmijës me kafshë, shejtanë, vjedhësa, rebela, sepse në këtë mënyrë fëmija bëhet frikacak, ndërsa muslimani duhet të jetë trim. Kjo hyn na Hadithin e përgjithshëm të Pejgamberit, ku thotë: “Besimtari i fortë është më i dashur tek Allahu sesa muslimani i dobët”.
  • Mosfrikësmi i përnjëhert i fëmijës me diçka, sepse kjo mund të shkaktojë trauma dhe pasoja permanente, siç është marrja e gojës, bëlbëzimi dhe pamundësi të fëmijës që t’i shqiptoj fjalët deri në fund.
  • Dënia mundësi fëmijës që kur fillon të rritet, të shoqërohet me shoqëri të mirë, të krijojë shokë apo shoqe dhe ta zhvillojë aftësinë e tij për jetë shoqërore.
  • Fëmijët e jomuslimanëve edukohen në trimëri nga filmat artistik apo të vizatuar dhe mësojnë artet luftarake nga lojërat apo filmat e Holivudit, ndërsa ne si musliman duhet t’i edukojmë fëmijët nga tregimet e sahabëve dhe personaliteteve të mëdha Islame, si dhe mbjelljen e dashurisë ndaj Xhihadit dhe mbjellljen e principeve morale, dhe mosdurimin e padrejtësisë dhe nënçmimit.

Nga: Nasih Ulvan

Përktheu me disa shtojca: Enis Arifi

 

Të tjera