Fshehtësia e kërkimit mbrojtje prej Allahut gjatë leximit të Kur’anit

by Uniteti-Admin

Allahu (subhanehu ue teala) e ka obliguar që kur besimtari të kërkoj mbrojtje prej Allahut nga Shejtani i mallkuar duke thënë: “Eudhu bil-Lahi min esh Shejtanir-raxhiim” dhe kjo është urdhër vaxhib në Ajetin Kur’anor: “Dhe kur të lexosh Kur’an kërko mbrojtje prej Allahut nga Shejtani i mallkuar”. (en Nahl 98)

Kur besimtari dëshiron që të lexoj fjalën e Allahut, ekziston frika e ndërhyrjes së Shejtanit në kanalin komunikativ me qëllim që ta bëj njeriun neglizhent ndaj asaj që e lexon. Shejtan llogaritet çdo rebel ndaj Allahut , qoftë ky rebel prej xhinëve apo prej njerëzve, ndërsa Iblisi është koka e shejtanëve i cili për njeriun paraqet armik të vërtetë. Allahu e ka dëbuar Iblisin prej mëshirës së Tij dhe e ka afatizuar deri në Ditën e Kijametit. Iblisi do të mundohet që të bëj shkatërrim në tokë dhe në tentativat e tij që t’i devijoj njerëzit nga rruga e Allahut. Me fjalë të tjera kërkimi mbrojtje prej Allahut don të thotë, kërkimi i strehimit të Allahut nga kurthat dhe cytjet e Shejtanit i cili e ndez zjarrin e fitnes.

Kur njeriu e thotë këtë fjali “Eudhu bil-Lahi min esh Shejtanir-raxhiim”, i mbyll hyrjet e Shejtanit për te njeriu dhe në këtë mënyrë Shejtani e kthen shpinën dhe vazhdon rrugën e tij për në errësirat e kurtheve të tija.

Prej Ajetit Kur’anor që e përmendëm në fillim mund të nxirren pesë përfundime apo porosi të kësaj fjale.

Porosia e parë:

Nuk ka fillim dhe as hapje të rrugës së Allahut, përveçse me dashuri ndaj Allahut dhe me rradhitjen në safin e robërve të Allahut dhe nga ana tjetër me armiqësim të Shejtanit dhe robërve të Shejtanit si dhe denoncimi nga ai dhe nga ajo që thërret partia e Shejtanit, kjo është një gjë që njeriu s’duhet ta harrojë asnjëherë. Thotë Allahu: “Me të vërtetë Shejtani është armik i juaj dhe ju mereni atë për armik. Ai me të vërtetë e thërret partinë e tij që të jenë banorë të Zjarrit”. (Fatir 6)

Kërkimi mbrojtje prej Allahut nga Shejtani nuk është vetëm fjali boshe, por nënkupton marrje qëndrimi ndaj Shejtanit dhe ndaj pasuesve të tij!

Porosia e dytë:

Njeriu s’mund që ta nis rrugën e hajrit dhe as që ka fuqi, përveçse me strehim tek Allahu. S’mund që të arrij askund me sakrific individuale, por është i nevojshëm udhëzimi dhe forcimi nga ana e Allahut, të gjitha këta gjëra janë në dorën e Allahut dhe kjo njëherit është esenca e Imanit dhe sinqeritetit.

Porosia e tretë:

Leximi i Kur’anit dhe bërja e çdo adhurimi tjetër nuk do të jep fryte nëse robi nuk denoncohet nga çdo krijesë e cila u ofron njerëzve mbështetje të tillë e cila në realitet është ekskluzive vetëm për Allahun. Për këtë shkak secili lexues i Kur’ani nuk është në realitet lexues, pasiqë nevojitet vërtetimi i kërkimit të mbrojtjes së Allahut e cila paraqet kusht i leximit dhe i kuptimit të Kur’anit. Ai i cili e neglizhon thënien dhe vërtetimin e fjalës “Eudhu bil-Lahi min esh Shejtanir-raxhiim” me siguri do të privohet nga dobia dhe frytet e leximit të Kur’anit dhe do të privohet nga drita e Kur’anit.

Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Thuaj: Ai (Kur’ani) është udhëzim dhe shërim për ata që besuan. Ata që nuk besojnë në veshët e tyre kanë pengesa (nuk ndëgjojnë) dhe zemrat e tyre ndaj Kur’anit janë të verbëra. Ata janë që thirren nga një vend i largët[1]”. (Fussilet 44)

Porosia e katërt:

Shejtani ka mundësi që të hyjë në zemrën e lexuesit të Kur’anit dhe kjo paraqet prej kurtheve më të këqija dhe në këtë mënyrë e bën që robi t’i kejkuptoj ajetet dhe qellimin e ajeteve, ose e bën që lexuesi të del prej leximit të Kur’anit pa kurrfarë dobie.

Porosia e pestë:

Robi i cili e kërkon mbrojtjen e Allahut, do të jetë i mbrojtur me lejen e Allahut. Fjalia “Eudhu bil-Lahi min esh Shejtanir-raxhiim” është edukatë dhe shprehje e mbështetjes së plotë në Allahun dhe përgëzohu se ti me të vërtetë je i sigurtë me lejen e Allahut i cili të mbron me ushtritë e Tija. Ishin gjeneratat e para të muslimanëve të cilët e lexuan dhe e praktikuan Kur’anin dhe Allahu e bëri gjysmën e globit nën këmbët e tyre dhe i nënshtroi perandoritë më të mëdhaja, siç ishin persianët zjarrputist dhe romakët. Kur’ani ishte gjëja me të cilën ata u ngritën dhe nuk ndryshohet fundi i këtij Umeti me mjete tjera me të cilat është ndryshuar fillimi.

Dhe ikni për tek Allahu, unë (Muhammedi) me të vërtetë për ju jam qortues i vërtetë”(edh Dharijatë 50), pra vrapo tek Zotëria i yt duke kërkuar prej Atij sikurse një i varfër i sinqert dhe thuaj: “Eudhu bil-lahi min esh Shejtanir-raxhiim”

O Allahu i ynë na mbro prej Shejtanit të mallkuar dhe prej gjithçkaje e cila del në mes nesh dhe në mes Librit Tënd të Madh.

tadabbor.com

Përktheu: Enis Arifi



[1] “Thirren nga një vend i largët” don të thotë se ata nuk e kanë kuptuar Kur’anin, ashtusiç nuk e kupton njeriu thirrjen nga një vend i largët dhe nuk mund t’i deshifrojë fjalët që i vijnë nga larg (Tefsir et Taberi) Sh.p.

Të tjera