Fyerja e Profetit – Fillimi i mbarimit

by Uniteti-Admin

“Nëse isha i sigurtë se do të isha besnik ndaj tij, do të shpresoja ta takoja dhe nëse do të isha me të do të laja këmbët e tija.” – Herakleu , Perandori i Perandorisë Bizantine.[1]

I dërguari i All-llahut, Muhammedi (Sal-All-llahu alejhi ue selem) qëndron i vetëm si njeriu më i shquar dhe njeriu më me ndikim në tërë historinë e njerëzimit. Ai ishte i renditur nga Michael Hart në “Renditjen e 100 Personave me ndikim më të madh në histori” si njeriu me sukses më të lartë, si në fushën religjioze ashtu edhe në atë shoqërore. Ai ishte asketi i cili kalonte netët duke qarë për All-llahun dhe duke qëndruar fortë në Namaz, derisa këmbët e tijë u enjteshin nga lodhja, ai ishte komandanti ushtarak i cili morri pjesë në 19 beteja, duke luftuar në tetë nga to me prazmore dhe shpatë në duar, bashkoi Gadishullin Arabik, lëkundi themelet e Perandorisë Bizantine dhe shkatërroi Perandorinë Persiane. Ai ishte diplomati i cili negocioi traktatet me krerët e shteteve, asnjëherë nuk e shkeli fjalën e tij dhe nuk e kompromitoi integritetin e tij. Ai ishte kryetar shteti i cili i transformoi plaçkitësit arab në shoqëri të sofistikuar dhe të organizuar mirë. Ai ishte gjysh i dashur i dhënë pas fëmijëve dhe nipërve të tij, duke qëndruar në sexhde për një periudhë të gjatë derisa nipërit e tij luanin mbi shpinën e tij. Ai ishte bashkëshort i dashur i cili e përshkruajti gruan e tij Aishen (radijAll-llahu anha) si personin më të dashur për të, duke e trajtuar atë me dashuri dhe romancë të një xhentëlmeni të vërtetë, bile frymëmarrjen e fundit e kishte në prehërin e saj. Ai ishte shembulli më i lartë i përsosësmërisë njerëzore dhe karakterit të zgjedhur. Ai ishte lideri i cili qëndron më lartë nga çdo lider tjetër.

Për Muslimanët, ai është i Dërguari i All-llahut. Profeti i fundit i dërguar për njerëzimin për të kompletuar trashëgiminë pejgamberike të Ibrahimit, Musa-ut dhe Isa-ut. Ai ishte i njohur nga komuniteti i tij para profetësisë si es-Sādik  (i sinqertë ) dhe el-Emīn (i besueshëm). Dhe në moshën 40 vjeçare ai u vizitua nga engjulli i quajtur Xhibril i cili i shpalli ajetin e parë të Kur’an-it: “Lexo , në emrin e Zotit i cili krijoi ç’do gjë”. Ky udhëtim i jashtëzakonshëm vazhdoi për 23 vite të tjera derisa Profeti Muhammedi (Sal-All-llahu alejhi ue selem) përmbushi përgjegjësine që i ishte dhënë, deri në shpalljen e fundit.

Më vonë në vitin e 19 të profetësisë në kthimin e tijë nga Marrëveshja e Hudejbijes që garantonte paqe ndërmjet Muslimanëve të parë dhe paganëve të Gadishullit Arabik, i Dërguari i All-llahut, Muhameddi (Sal-lAll-llahu alejhi ue selem) u dërgoi letra mbretërve përtej Arabisë duke i thirrur ata në Islam. Në mënyrë që të vërtetojë kredencialet e emisarëve të tij në një vulë argjendi ishin të gdhendura fjalët , “Muhammedi i Dërguari i All-llahut.”[2]

Mënyra në të cilën dy nga këto letra ishin pranuar, reflektojnë mjaft në mendimin e civilizimit të tyre, por më e rëndësishmja, ato ofrojnë një pasqyrë të fundit të atyre që tallen apo ofendojnë Profetët e Zotit.

Letra e parë i’u dërgua Herakleut, Mbretit të Perandorisë Bizantine, gjithashtu e njohur edhe si Perandoria Romake Lindore, me kryeqytetin e saj në Konstantinopojë. Në të shkruante: “Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

Nga: Muhameddi , robi i All-llahut dhe i dërguari i tij, për Herakleun, Mbretin e Romakëve. Paqja qoftë mbi ata që ndjekin udhëzimin. Ju ftoj që të pranoni Islamin ashtuqë ju të jetoni në siguri. Nëse ju hyni  në gjirin e Islamit, All-llahu do t’ua dyfishoj shpërblimin, por në rast se ju ia ktheni shpinën udhëzimit, atëherë barra  e mëkateve të të gjithë njerëzve t’u do të bie mbi supet tuaja”.[3]

Reagimi i Herakaleut ishte plotësisht në përputhje me mendimin racional empirik të asaj kohe që kishte kapluar shoqëritë perendimore. Ai e hetoi këtë çështje, e vuri në pyetje dhe në fund arriti në një purfundim të bazuar në dëshmi pa paragjykime. Ai thirri menjëherë  ebu Sufjanin i cili në atë kohë ishte udhëheqës i paganëve Arab dhe një kundërshtar i Muhameddit (Sal-lAll-llahu alejhi ue selem) dhe vendosi pas tij shokët e tij, duke u dhënë atyre instruksione që të kundërshtojnë ebu Sujfanin nëse ai flet ndonjë gënjështër. Herakleu pastaj vazhdoi që ta marrë në pyetje në lidhje me këtë njeri që pretendonte Profetësinë. Ebu Sufjani u përgjigj si në vijim:
“Muhammedi vjen nga një familje fisnike. Asnjë nga familja e tij asnjëherë nuk kishte pasur sundimin. Në radhët e tij bashkangjiten vetëm njerëzit me pozitë të ulët, edhepse ky numër është në rritje. Ai asnjëherë nuk gënjen, e as që tradhëton të tjerët, nëse ne e luftojmë atë ai do të na luftojë. Ai urdhëron njerëzit që ta adhurojnë All-llahun, Një i pashok dhe të braktisim besimin e baballarëve tanë. Ai na urdhëron që të zbatojmë Namazin, ndershmërinë, maturinë dhe t’i forcojmë lidhjet tona familjare”.[4]

Reagimi i Herakleut nxjerr në  pah një lider i cili ishte i pajisur me dije dhe mirëkuptim dhe e dinte shumë mirë pozitën e lartë të Profetit të All-llahut. Ai as nuk e përbuzi thirrjen e të Dërguarit, Muhammedit (Sal-lAll-llahu alejhi ue selem), as që e pranoi atë verbërisht, por e verifikoi pretendimin e tij me fjalët:
“Unë plotësisht e pranoj se Profeti vjen nga një familje fisnike, ai nuk ka ardhur me ndonjë ide të profetësisë më herët. Pasiqë asnjëri nga paraardhësit e tij nuk ishte monark, atëherë ne nuk mund të pretendojmë se ai është një njeri i cili perpiqet që të rrikthej monarkinë e babait të tij. Përderisa ai nuk flet gënjeshtra tek njerëzit, ka shumë arsye që të çojnë të mendosh se ai nuk mund që të thotë as gënjeshtër për All-llahun. Lidhur me pasuesit e tij të dobët por gjithnjë në rritje, kjo është në pajtueshmëri në lidhje me besimin, derisa ky i fundit (besimi) merr përmasa të mëdha midis të gjithë vendeve dhe të gjithë popujve. Unë kam kuptuar se nuk ka ndodhur asnjë braktisje nga ithtarët e tij dhe kjo tregon lumturinë e besimit që gjen prehje në zemrën e njeriut. Tradhëtia siç e shoh unë është term i huaj për të, sepse Profetët e vërtetë kanë neveri për tradhëtinë. Thirrja për të adhuruar vetëm All-llahun pa i shoqëruar Atij ortak, zbatim të Namazit, ndershmërisë dhe maturisë dhe ndalimi i paganizmit janë tipare detyruese për subjektin e tij. Unë tashmë e kam të ditur se një profet patjetër do të vij, por asnjëherë nuk më ka shkuar ndërmend se ai do të jetë një arab nga mesi juaj.

Nëse isha i sigurtë se do të isha besnik ndaj tij, do të shpresoja ta takoja dhe nëse do të isha me të do t’i laja këmbët e tija.[5]

Pavarësisht nga fakti se Perandoria Bizantine mbeti në luftë me muslimanët, ushtritë e tyre shpesh u takuan nëpër fushëbeteja, respekti dhe nderi që arriti i Dërguari (Sal-lAll-llahu alejhi ue selem) nga Herakleu krijoi një rëndësi te veçantë që do të ishte për t’u konsideruar dhe respektuar nga brezat e ardhme të Monarkisë Bizantine. Historiani musliman i shekullit të XII es-Suhajli thotë se Herakleu kishte urdhëruar që letra e të Dërguarit të All-llahut, Muhammedit (Sal-lAll-llahu alejhi ue selem) të ruhet ne një tub të arit. Ajo letër nderohej nga brezat e njëpasnjëshëm të monarkëve derisa ariti tek monarkët të cilët pushtuan Toledo-n në Spanjën Qendrore. AbdulMalik ibn Saad-i komandanti i ushtrisë Muslimane në Spanjë rrëfen se një mbret i krishterë nxorri një letër nga tubi i artë duke identifikuar atë si letrën e të Dërguarit të All-llahut (Sal-lAll-llahu alejhi ue selem). AbdulMaliku qau dhe kërkoi leje që ta puthë letrën, por leja nuk i’u dha.

Duke qenë popull me besim, të krishterët  dhe të pajisur me njohuri nga Ungjijt ata u njoftuan me Profetësinë e Muhamedit (Sal-lAll-llahu alejhi ue selem). Më e rëndësishmja është se ata e kuptuan që respektimi i shenjave të këtijë Profeti siç është edhe kjo letër, ishte një mjet i sigurt për ruajtjen e mbretërisë së tyre.

E dyta nga këto letra i është dërguar Kisra-s, Perandorit të Perandorisë Persiane. Në të është shkruar: “Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit , Mëshirëbërësit. Nga Muhamedi , i Dërguari i All-llahut për Kisra-n, Mbretin e Persisë. Paqja qoftë mbi atë i cili ndjek udhëzimin, beson në All-llahun dhe të Dërguarin e Tij  dhe dëshmon se nuk ka Zot të adhuruar me meritë pos All-llahut, të Vetmit pa ortak dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Unë jam i Dërguari i All-llahut për mbarë njerëzimin në mënyrë që të fusë frikën ndaj All-llahut në ç’do person të gjallë dhe se dënimi të jetë kundër atyre të cilët refuzojnë të Vërtetën. Prano Islamin si fe kështuqë të jetosh në qetësi dhe siguri, në të kundërtën ti do të jesh përgjegjës për gjithë mëkatet e Mexhusëve.”[6]

Reagimi i Mbretit Persian zbulon injorimin ndaj Profetësisë së Muhamedit (Sal-lAll-llahu alejhi ue selem) dhe një nivel arrogance që do të jetë shkak për rënien e tyre. Ky mbret krenar ishte i tërbuar nga stili i të shkruarit të kësaj letre, pasiqë emri i Të Dërguarit (Sal-lAll-llahu alejhi ue selem) ishte i vendosur sipër emrit të tij.

Ai e grisi letrën në copëza të imta dhe menjëherë urdhëroi nënmbretërit e tij nga Jemeni që të dërgojnë trupa për arrestimin e të Dërguarit dhe t’a sjellim atë tek ai. I Dërguari i All-llahut (Sal-lAll-llahu alejhi ue selem) pasiqë dëgjoi se si thirrja e tij hyjnore u përbuz, ai  bëri dua’ All-llahut kundër mbretit dukë u lutur : “Dhashtë All-llahu që mbretëria e tij të shkatërrohet”. Porsa trupat arritën në qytetin e Medines , i Dërguari u informua me shpallje Hyjnore se Mbreti i Persisë ishte vrarë nga djali i tij. I Dërguari (Sal-lAll-llahu alejhi ue selem) u tha atyre “Zoti im vrau zotin tuaj”. Ky lajm shokoi trupat e ardhura dhe i Dërguari i All-llahut (Sal-lAll-llahu alejhi ue selem) i urdhëroi ata që t’i tregojnë Monarkut të tyre të ri që Islami do të mbizotrojë gjithkund dhe do të lër pas sovranitetin e Kisra-s.

Ku është Mbretëria Persiane sot? Bazuar ne kronikat e historisë asnjë gjurmë nuk ka mbetur nga mbretëria e tyre dhe se krerët e tyre krenarë nuk kanë lënë pas asnjë trashëgimtarë. Ky është ndëshkimi hyjnor për fyerjen ndaj Të Dërguarit të All-llahut (Sal-lAll-llahu alejhi ue selem), pas grisjes së letrës të tij u shkatërrua dhe mbretëria e tyre krenare.

Pra ç’është puna e atyre sot që fyejnë të Dërguarin e All-llahut (Sal-lAll-llahu alejhi ue selem) përmes talljeve, karikaturave dhe filmave me buxhet të ulët? Fakti hyjnor edhe sot qëndron absolutisht i njëjtë. Muslimanët besojnë se Zoti ka dërguar Profetët e Tij dhe u ka dhënë njerëzve lirinë e zgjedhjes që të besojnë apo të mos besojnë dhe secili do të marrë shpërblimin që i takon. Megjithatë ai nuk ka dhënë asnjë të drejtë për fyerje, ose tallje me profetët e Tij. Mesazhi i Profetëve për Besimin në një Zot dhe se vetëm Ai meriton të adhurohet, duhet që patjetër të mbetet në gjendjen e saj të pacënuar dhe të arritshme për të gjithë njerëzit dhe në të gjitha kohërat. Nuk duhet të jetë e lejuar që disa individë të korruptuar të cilët kërkojnë të përfitojnë përmes polemikave dhe fyerjes së ndjenjave të miliona njerëzve mbarë botës.

Pra kur ju do të hasni në një kulture apo civilizim i cili e sulmon personalitetin e të Dërguarit të All-llahut, Muhamedit (Sal-lAll-llahu alejhi ue selem), kjo është një shenjë e qartë e FILLIMIT TË MBARIMIT TË TYRE. Shenjë e qartë se ata janë helmuar me perceptimin e rrejshëm të fuqisë së tyre dhe nuk arrijnë të dallojnë të vërtetën nga e pavërteta, moralin nga turpin, apo atë që ju bën dobi nga ajo që i shkatërron ata. Aty ku gjen kulturë dhe civilizim që respekton të Dërguarin e All-llahut (Sal-lAll-llahu alejhi ue selem), edhepse ata nuk besojnë në fenë e tij, atëherë pa dyshim kjo është një shenjë e sigurtë për një komb të pajisur me dituri dhe urtësi dhe nje kulturë që ka marrë masa paraprake për të rruajtur ekzistencën e tij.

 

Burimi: Islam21c.com

Përktheu nga anglishtja: Jeton Xheladini

 

 

 


[1] Buhariu (1/,4,5)

[2] Buhariu (2/872,873)

[3] Buhariu (1/,4,5)

[4] Ibid

[5] Ibid

[6] Fet’h El-Bari (8/127,128)

Të tjera