3.3K
Ne e dijmë se ne asnjëherë nuk duhet të lodhemi duke diskutuar për sinqeritetin dhe për natyrën e saj kryesore për një besimtar.
Ajo që vijon është një përzgjedhje e teksteve që pasqyrojnë qëndrimin dhe deklaratat e gjeneratave të arta lidhur me sinqeritetin.
Pyetësi : “Ç’është për nefsin më e vështirë te arrihet?
Imam Suhejli është përgjigjur: “Sinqeriteti, sidomos atëherë kur nefsi nuk e dëshiron.”
Abdurahman el-Mehdi ka thënë: “Nëse do të shkruaja një libër të përbërë prej kapitujve, do të vendosja në çdo kapitull hadithin e Ummer ibn el-Hattab “Veprat vlerësohen sipas nijetit (qëllimit)”.”
El-Fudajl b.Ijad ka thënë: “Braktisja e veprave për hir të njerëzve, është të kërkosh admirimin e tyre. Të bësh një vepër për hir të njerëzve është të bësh shirk (të shoqërosh në adhurimin e Allahut, dikë tjetër me Allahun).
Vërtet sinqeriteti është kur Allahu të shpëton nga këto dy gjendjet.”
Hasan el-Basriu ka thënë për sahabët: “Ndonjëri prej tyre ndodhte që ta mësoj Kur’anin përmendësh dhe fqinjët e tij nuk kishin njohuri për këtë.
Një prej tyre do të kishte grumbulluar shumë pasuri, por njerëzit nuk kishin njohuri për këtë.
Një prej tyre falej gjatë natës në shtëpinë e tij dhe të ftuarit që i kishte në shtëpi nuk e kuptonin këtë.
Kam takuar njerëz që nëse kishin mundësi të bënin ndonjë vepër të mirë në mënyrë të fshehtë, ata kurssesi nuk do ta publikonin atë.”
Gruaja e Hasan b.Ebu Sinan ka thënë: “Hasani do të vinte, dhe pëlqente ti vë fëmijët në gjumë, hynte me mua në shtrat derisa e hetonte se unë kisha fjetur, atëherë ai çohej nga shtrati dhe falej gjatë natës.
I thash atij : “O ebu Abdullah edhe sa gjatë do të vazhdosh ta torturosh veten! Ji i mëshirshëm ndaj vetes tënde.
Ai tha: “Mund të jetë shumë afër momenti që unë të shtrihem e të mos çohem më sërish për një kohë të gjatë.”
Davud b.Hind ka agjëruar për dyzet vite radhazi, madje as familja e tij nuk e dinin këtë. Ai merte mëngjesin e tij, por e jepte si sadaka përgjatë rrugës. Pastaj do të kthehej në mbrëmje dhe do të hante me familjen e tij.
Disa nga të varfërit e Medines kanë jetuar vite me radhë duke mos e ditur se kush vazhdimisht u dërgonte gjërat bazike për jetesë. Pas vdekjes së Ali ibn el-Husejn ata humbën çdo gjë (ushqimin që u vinte gjatë natës), është transmetuar se gjurmë të rënda janë gjetur në shpinën e tij prej thasëve të ushqimit që mbante gjatë natës për te shtëpitë e të vejave dhe të varfërve.
El-Maverdi, shkroi vepra në Fikh dhe Tefsir, ndërsa gjatë jetës së tij askush nuk e dinte se ai është autor i këtyrë punimeve. Ai i fshehu veprat e tij në një vend të fshehur. Kur iu afrua vdekja ai i tregoi dikujt që më së shumti i besonte se kishte libra që i kishte shkruar dhe nuk i kishte publikuar nga frika se i mungonte sinqeriteti për Allah. Ai e porositi personin të cilit i besonte se sapo të hetonte se jepte shenja se është shumë afër vdekjes, nëse e shtrëngon dorën, atëherë ai nuk e ka të lejuar t’i publikon veprat e tij dhe duhet t’i marrë gjatë natës për t’i hedhur, në anën tjetër nëse ai nuk do ta shtrëngonte dorën e tij atëherë bëhet e ditur se është konfirmuar prej tij që ti publikon dhe se ai ka arritur atë që shpresonte nga Allahu.
Është transmetuar se kur Ebu Lejla falej gjatë natës nëse dikush hynte në shtëpinë e tij, ai shtrihej në shtratin e tij duke pretenduar se është në gjumë.
Gjeneratat e hershme ishin të njohur në fshehjen veprave të mira për t’i ruajtur nijetet ngase e dinin se Allahu e din ç’do të fsheht dhe nuk ua humb punët e mira përkundrazi shpërblimin e gjejm në botën tjetër.
Prandaj me të drejt është thënë: “Lum ai që e bën edhe vetëm një hap, e që me këtë nuk ka synuar asgjë tjetër pos kënaqësisë së Allahut.
Lusim Allahu të na i zbut zemrat në të dëgjuarit. ndaj Tij.
Islam21c.com
Përktheu: H. Mustafi