Gjërat ndihmëse në bamirësinë ndaj prindërve

by Uniteti-Admin

Bamirësia ndaj prindërve është mirësi prej All-llahut (subhanehu ue teala) të cilën ia mundëson dikujt prej robërve të Tij, por ka edhe gjëra të tjera të cilat e ndihmojnë njeriun që të jetë edhe më bamirës ndaj prindërve të tij nëqoftëse i ka këta gjëra ose mundohet që t’i arrijë, prej këtyre gjërave do të përmendim:

  • Të kërkosh ndihmë prej All-llahut, duke i përmirsuar marrdhëniet e tuaja me All-llahun (subhanehu ue teala) duke bërë më shumë ibadet dhe duke bërë më shumë dua dhe duke u kapur më shumë për Kur’anin dhe Sunetin, nëse ti i bën këta, ndoshta All-llahu do të ndihmojë që të jeshë më bamirës ndaj prindërve.
  • Të lexosh për vlerën e bamirësisë ndaj prindërve dhe shpërblimin e saj dhe të lexosh për pasojat dhe dënimin për lënësin e bamirësisë ndaj tyre duke shprehur keqardhje dhe pendim për mangësitë e tuaja eventuale.
  • Të mendosh për vlerën e prindërve për njeriun dhe faktin se ata janë shkak që ti si njeri ekziston në këtë botë dhe se ata të dy janë ata të cilët janë lodhur për shkakun tënd dhe ata kanë qenë ata të cilët të kanë dashur sinqerisht pa gënjeshtër dhe se ata janë kujdesur për ty derisa ti je rritur. Pamarrë parasyshë çfarë vepre të mire bën fëmija, asnjëherë s’mund që t’ia jep hakun prindërve të tij, pra mendimi në këtë temë të ndihmon që të jesh më bamirës ndaj tyre.
  • Njeriu duhet ta përgatit veten e tij që të jetë bamirës ndaj prindërve dhe të mundohet sa më shumë që kjo sakrificë të cilën e bën për prindët t’i bëhet gjë normale dhe e natyrshme.
  • Prindët të kenë frikë All-llahun nëse vjen deri te ndarja (divorci) nëse ata s’kanë mundësi që të meren vesh në mes veti, pra roli i birit në këtë rast është që t’i këshilloj ata që të mos i shfrytëzojnë fëmijët si mjet për ta luftuar njëri tjetrin duke u folur fëmijëve keq për ndonjërin prej prindërve, qoftë nëna e cila u flet keq fëmijëve për babain, ose edhe e kundërta ku babai u flet fëmijëve keq për nënën, sepse si pasojë e ndarjes së dy prindërve mund të vijë deri te ndarja e familjes dhe përçarja në mes tyre.
  • Këshillimi për bamirësi: Duke i nxitur njerëzit që të jenë bamirës ndaj prindërve duke ua rikujtuar atyre vlerën e kësaj vepre dhe pasojat e lënies së bamirësisë.
  • Një gjë tjetër e cila të ndihmon që të jesh bamirës ndaj prindërve është që njeriu ndonjëherë ta vendos veten e tij në pozitën e prindërve. Pra ti o bir i dikujt, a je i kënaqur që nesër kur të plakesh dhe të dobësohen eshtrat dhe të zbardhen flokët dhe të është dobësuar mundësia jote që të lëvizësh…dhe në këtë gjendje paramendo fëmijët e tu nuk të përfillin aspak dhe nuk të respektojnë dhe përkundrazi sillen keq dhe ashpër ndaj teje…si do të ishin ndjenjat e tua në këtë rast?
  • Poashtu në këtë aspekt të ndihmon edhe leximi prej jetës së sahabëve dhe tabiinëve duke lexuar se si ata janë sjellur ndaj prindërve të tyre.

Autori: Muhammed bin Ibrahim el Hamed

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera