Gjetja e rrugës së drejtë: Dituria është çelësi

by Uniteti-Admin

Na udhëzo në rrugën e drejtë…” Këtë e lexojmë në çdo namaz të cilin e falim pesë herë gjatë ditës, por a kemi menduar ndonjëherë se ku është kjo rruga e drejtë? A kemi bërë ndonjëherë sakrificë për ta gjetur rrugën e drejtë? Në botën Islame ka shumë sekte të cilat pohojnë se ata janë në rrugën e drejtë dhe ata mundohen që ta vërtetojnë se ata në realitet janë në rrugën e vërtetë dhe të drejtë, në dritën e Kur’anit dhe Sunetit. Në këtë kaos të diferencave dhe konflikteve, a është lehtë që t’a gjesh rrugën e drejtë?

Duke mos u habitur nga zërat e ndryshme që vijnë nga të gjitha anët, ne duhet të mundohemi që të gjykojmë me logjikë, por logjika nuk mund të aplikohet pa dituri, pra duhet që të keshë dituri themelore rreth temës. Për shembull nëse dëshiron që t’a kuptosh konceptin e “dritës” në shkencë, duhet që të keshë dituri dhe njohuri themelore në Fizikë. E njëjta vlen edhe për çështjet që kanë të bëjnë me fenë. Për t’i kuptuar konceptet e Islamit, duhet që të keshë njohuri bazë rreth fesë.

Lute Zotin tënd

Gjëja e parë që duhet ta bësh është që t’a lutish Allahun (subhanehu ue teala) për ndihmë dhe ki kujdes që t’a keshë qëllimin e pastër.

Ndëgjo dhe mendo

Fjala e Allahut dhe hadithet autentike të Pejgamberit janë absolute dhe s’ka hapësirë për dyshim. Thotë Allahu në Kur’an: “Ky është Libër në të cilin s’ka dyshim” (el Bekare 2). Sa i përket ndëgjimit të njerëzve edhe ata duhet që t’i keshë parasysh se çka thonë. Vetbesimi është i mirë, mirëpo duhet që njeriu të ketë një dozë rezerve rreth disa qëndrimeve të cilat ai si personalitet i ka. Kjo gjë të ndihmon në dy aspekte. E para është se nëse je në gabim, ti do të keshë mundësi që të përmirsohesh, ndërsa nëse je në të vërtetë, atëherë do të shtohet besimi dhe do të keshë mundësi që t’i udhëzosh njerëzit të cilat kanë devijuar

Mos u bën vetëm gojë e cila flet, por bëhu edhe vesh i cili ndëgjon.

Mësoji dhe kuptoji gjërat themelore

Dy principet bazë mbi të cilat ngrihet feja e yte janë Kur’ani dhe Suneti. Por sektet që i përshkruhen Islamit thonë se edhe ata marrin prej Kur’anit dhe Sunetit, pra si të dallojmë të vërtetën nga e pavërteta?

Kur’ani

Fillojmë me Kur’anin, gjëja e parë të cilën duhet që t’a kishim bërë është që ta kishim lexuar përkthimin e Kuranit, nëse dikush të argumentohet se Kur’ani thotë kështu apo thotë ashtu, atëherë ti kërko prej atij që të t’a jap si referencë se për cilën kaptinë bëhet fjalë dhe për cilin ajet, ashtuqë të keshë mundësi që të sigurohesh në vërtetësinë e fjalës së tij. Por mbaje mend se vetëm përkthimi i tekstit nuk mjafton, poashtu është e nevojshme që t’i dish librat më të njohur të komentit të Kur’anit ose të pyesësh ndonjë hoxhë të besueshëm apo student të shkencave Islame dhe të vërtetohesh. Nëse ti has në ndonjë koment kontraverz, atëherë kthehu te thëniet e dijetarëve të njohur të ehli Sunetit dhe shih komentin e tij.

Suneti (Hadithet e Pejgamberit)

Kuptimi i haditheve është shumë me rëndësi dhe shkenca e hadithit është prej shkencave më delikate dhe më të përpikta. Hadithet në ndarjen më të përgjithshme ndahen në disa lloje:

  1. Sahih (I vërtetë)
  2. Hasen (I mirë)
  3. Daif (I dobët)
  4. Meudu’ (I shpikur)

Për njohjen e hadithit dhe klasifikimin e haditheve si bazë ehli Suneti kanë: Ahmed ibn Hanbelin, Imam Buhariun, Imam Muslimin, ebu Davudin, Nesaiun, Jahja ibn Meinin, ibn Haxherin dhe shumë të tjerë të cilët gjinden në librat e ehli Sunetit që kanë të bëjnë me shkencën e Hadithit.

Njohja e sahabëve luan rol të rëndësishëm në kuptimin e shëndoshë të fesë, sepse sahabët janë ata që njerëz që Alllahu ia ka zgjedhur Muhamedit (Paqa qoftë mbi të) që ata të jenë shoqëruesit dhe ndihmësit e tij dhe të fesë Islame, sahabët janë ata njerëz me të cilët Allahu është i kënaqur dhe ata janë të kënaqur me Allahun.

Këta gjëra që i përmendëm shkurtimisht janë vetëm një pasqyrë rreth asaj se çka duhet kuptuar ashtuqë njeriu të ketë një koncept të shëndoshë rreth Islamit, pra mos hezito që ta çelish derën për te rruga e drejtë me çelësin e diturisë.

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera