Pyetja: Vëllau im është fetarë, mirëpo gruaja e tij nuk është fetare dhe ajo nuk agjëron dhe as nuk e din se çka është Ramazani. Askush prej familjes tanë nuk banon afër atij dhe e gjejmë shumë vështirë që të ndikojmë tek gruaja e tij që të përmirsohet. Vëllau im e lut Allahun që t’a udhëzojë gruan e tij dhe që t’i jep Allahu durim me atë, mirëpo siç duket gruaja e tij nuk dëshiron që të ndryshojë dhe nuk dëshiron të sillet si muslimane.
Si duhet vëllau im të veprojë me atë?
Përgjigje: Është obligim për vëllaun tënd që të mundohet me te gjitha mjetet t’a udhëzojë gruan e tij për në rrugën e së vërtetës dhe të përdor me atë metodologjinë e nxitjes dhe frikësimit me ajetet e Allahut dhe me hadithet e Pejgamberit duke ia rikujtuar asaj se çfarë obligimesh ka ajo ndaj Allahut dhe duke ia tërhequr vërejtjen asaj prej rrezikut në të cilin ajo gjindet. Gjithashtu duhet të mundohet që t’i gjej asaj shoqe të devotshme që e kanë frikë Allahun edhe nëse ata shoqe nuk janë të familjes së saj, si për shembull t’a lidh atë me gratë e shokëve të tij të cilat janë të devotshme dhe të udhëzuara. Gjithashtu mund t’i jep asaj që të ndëgjojë ligjërata fetare dhe t’i jep asaj libra të dobishëm dhe nëse në këtë rast ajo bindet, atëherë kjo është mu ajo që kërkohet. Nëse kjo nuk korr sukses me atë, atëherë burri mund që të përdorë metodën e bojkotit ndaj saj, nëse kjo bën dobi. Bojkoti nëse është i lejuar në rastin kur burri e kërkon hakun e tij, në këtë rast bojkoti është më primarë, sepse bëhet për shkak të hakut ndaj Allahut.
Ka ardhur në hadith i cili transmetohet prej ebi Umame el Bahilij se ka thënë se e ka ndëgjuar Pejgamberin se ka thënë: “Isha duke fjetur dhe më erdhën dy burra të cilët më morën dhe më dërguan deri tek një mal dhe më thanë: “Ngjitu”. Unë thashë: “Nuk mundem”. Ata më thanë: “Ne do t’a lehtësojmë të ngjitesh”. Dhe u ngjitëm në mal derisa mbërrita në mes të malit. Aty ndëgjova zëra të ashpër dhe thashë: “çka janë këta zëra?” Ata thanë: “Këta janë piskëllimat e banorëve të Zjarrit” dhe më pastaj vazhduam të ecim derisa arritëm te një popull të cilët ishin të varur për damarët e tyre dhe prej anëve të buzëve të tyre rridhnin gjak dhe unë thashë: “Kush janë këta?” Ata thanë: “Këta janë ata të cilat kanë ngrënë përpara se t’a plotësojnë agjërimin”. (Transmeton Bejhekiu, hadithi numër 7796, Albani thotë se hadithi është i vërtetë)
Nëse ky është dënimi për ata të cilët çelin iftar përpara kohës së iftarit, atëherë si do të jetë dënimi për ata të cilët nuk agjërojnë aspak?!
Nëse halli i kësaj gruaje është ashtusiç e përmende dhe nëse kësaj i shtohet fakti se ajo nuk e fal namazin aspak, atëherë me këtë vepër ajo vetëmse ka dalë prej Islamit sipas mendimit më të saktë të dijetarëve të ehli Sunetit dhe me këtë rast vëllaut tënd nuk i lejohet që t’a mbajë atë nën mbrojtjen e tij dhe duhet që t’a shkurorëzojë.
IslamQ&A
Përktheu: Enis Arifi