Hadithe të dobta shumë të përhapura

by Uniteti-Admin

Thotë Pejgamberi (sallAllahu aljehi ue sel-lem) “Kush gënjen qëllimisht për mua, le t’ia përgatis vetes së tij një karrike prej zjarri”.

Pra ky është dënimi për atë person që gënjen për Pejgamberin, pra thotë se kinse Pejgamberi e ka thënë atë fjalë, mirëpo në realitet nuk e ka thënë, kjo vlen edhe në qoftëse kuptimi i asaj fjale është i mirë dhe mbështetet në hadithe tjera. Dhe gënjeshtra ndaj Pejgamberit është gënjeshtër më e madhe sesa gënjeshtra që bëhet ndaj dikujt tjetër prej njerëzve.

Në vijim do të përmendim një grumbull të haditheve të dobta dhe të shpikura dhe që në realitet janë vetëm një numër i vogël i haditheve që janë mveshur Pejgamberit dhe se prej dijetarëve të lëmisë së Hadithit i kanë përmbledhur këta hadithe në libra shumë vëllimshe. Këto janë vetëm disa hadithe prej haditheve të shumta të dobta.

 

Gibeti është më i keq sesa zinaja, sepse njeriu pendohet prej zinasë dhe Allahu ia pranon pendimin, ndërsa ai që pendohet prej gibetit, nuk i falet derisa t’ia fal ai të cilin e ka përgojuar”. (Hadithi është shumë i dobët)

 

Feja është marrdhënie”. (Hadithi s’ka bazë)

 

Pastërtia është prej Imanit”. (Zinxhiri i Hadithit është i dobët)

 

Ai që nuk e flet hakun është shejtan memec”. (Hadithi s’ka bazë)

 

Punët më të mira janë të mesmet”. (Hadithi është i dobët)

 

Fitneja është në gjum, Allahu e mallkoft atë që e zgjon”. (Hadith i urrejtur)

 

Kërkone diturinë, qoftë edhe deri në Kinë”. (Teksti i njohur, ndërsa zinxhiri është i dobët)

 

Sahabët e mi janë sikurse yjet, cilindo që ta pasoni, do të udhëzoheni”. (Hadithi është i shpikur)

 

Ndihmoni njëri tjetrin në të mirë, do ta gjeni”. (Hadithi s’ka bazë)

 

Kush nuk i përfill çështjet e muslimanëve nuk është prej tyre”. (Hadith shumë i dobët)

 

Polemika e umetit tim është mëshirë”. (Hadithi është i dobët dhe s’ka bazë)

 

Kush e njeh gjuhën e një populli, është i sigurtë prej kurtheve të tyre”. (Hadithi s’ka bazë)

 

Xheneti është nën këmbët e nënës”. (Hadith i dobët, i shpikur)

 

Hallalli më i urrejtur tek Allahu është Talaku (divorci)”. (Hadith i dobët)

 

Dashuria ndaj vatanit është prej Imanit”. (Hadith i shpikur)

 

Si të jeni ju, ashtu do të jenë edhe udhëheqësit tuaj”. (Hadith i dobët)

 

Sikur të ishte orizi njeri, do të ishte njeri i butë”. (Hadith i shpikur)

 

Përktheu: Enis Arifi

 

Burimi: Silsiletul ehadith ed daife, Albani

الألباني “سلسلة الأحاديث الضعيفة”

Të tjera