Pyetje: A prishet agjërimi nëse ha apo pijë me harresë?
Përgjigje: Nëse hani apo pini gjatë agjërimit dhe kjo ndodhë si shkak i harresës, agjërimi juaj nuk prishet. Argument për këtë është fjala e Allahut në fundin e sures elBekare: “Zoti ynë mos na ndëshko nëse harrojmë ose gabojmë” (Bekare:286).
Në lidhje më këtë ajet tansmetohet nga Pejgamberi(paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) se Allahu i është përgjigjur besimtarëve duke thënë: “Ua pranova atë të cilën ma kërkuat”.
Transmetohet nga EbuHurejra se Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:”Kush harron dhe han apo pin duke qenë i agjërueshëm le ta plotëson agjërimin e tij, sepse Allahu dëshiroj që ta ushqejë dhe ti japë të pijë atij” (Buhariu).
Muhamedi(paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë:”Kush e prish agjërimin e Ramazanit pa qëllim nuk ka nevojë ta kompenzon e as të paguaj për të (dmth. e vazhdon Agjërimin)” (Hakimi – hasen).
IslamQA
Përktheu dhe përshtati për botim: Senad Ramadani