Hixhameja a e prish agjërimin?

by Uniteti-Admin

Hixhameja a e prish agjërimin?

Përgjigje: Dijetarët janë ndarë në dy mendime rreth kësaj çështje, ku dijetarët e tri medhhebeve sikurse ebu Hanifja, Maliku dhe Shafiu kanë thënë se të bërit hixhame nuk e prish agjërimin, duke u argumentuar nga hadithi që e transmeton Buhariu prej Abdullah ibn Abasit se Pejgamberi (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka bërë hixhame duke qenë në ihram dhe duke qenë i agjërueshëm.

Thonë ibn Abasi dhe Ikrime: ‘’Agjërimin e prish ajo çka hyn në trup dhe jo ajo çka del prej trupi’’.

Dijetari i njohur Ahmed ibn Hanbel e ka mendimin se bërja e hixhames ta prish agjërimin, duke u argumentuar me hadithin që gjendet në librin ‘’Musned’’ poashtu të cilin e transmeton Tirmidhiu prej Raf’i bin Khudejxh se Pejgamberi ka thënë: ‘’I prishet agjërimi atij që bën hixhame dhe atij që dikujt tjetër i bën hixhame’’. Andaj ajo të cilën e kanë përzgjedhur shumica e dijetarëve është se hixhameja nuk e prish agjërimin dhe këtë gjë e ka përmendur ibn Haxheri në librin ‘’Fet’h el Barij’’ ku si ndërlidhje rreth hadithit ’I prishet agjërimi atij që bën hixhame dhe atij që dikujt tjetër i bën hixhame’’ thotë se ky hadith është i shfuqizuar. Disa prej dijetarëve kanë thënë se shkaku që hixhameja ta prish agjërimin është se dalja e gjakut nëpërmjet hixhames e dobëson trupin dhe për këtë arsye e shohin që hixhameja të bëhet gjatë natës kur njeriu han dhe konsumon lëngje, sesa diitën kur është i agjërueshëm.

Andaj mendimi më i vërtetë në këtë cështje është se hixhameja nuk e prish agjërimin.

Përktheu: Mr. Enis Arifi

Të tjera