Humbja e shpresave se do të bëhet më mirë

by Uniteti-Admin

Kur shtohet e keqja së tepërmi dhe kur çohen lartë valët e sprovave dhe musibetet, ka shumë njerëz që i humbin shpresat se do të bëhet më mirë. Kjo është një gjë negative që i godet safet e muslimanëve në kohërat më të vështira, mu në ato çaste kur Islami ka nevojë për burra që do ta bartin flamurin e Teuhidit në të gjitha sferat e jetës.

Humbja e shpresave se do të përmirsohet gjendja është rrezik më i madh sesa që shumë muslimanë e perceptojnë. Me humbjen e shpresave se do të bëhet më mirë ngec thirrja Islame dhe lind përtacia në elitën Islame, si rezultat i kësaj fillojnë muslimanët të mbështeten në shkaqet e dukshme dhe në të ardhurat financiare.

Kur shtohet humbja e shpresave duken gjërat e mundshme si të pamundshme, kjo nga ana tjetër tregon dobësi në personalitetin e besimtarit, sepse besimatari nuk i humb shpresat prej Allahut (subhanehu ue teala) dhe as prej mëshirës së Tij. Kur njeriu shpreson në Allahun se vetëm Ai ka mundësi ta ndryshojë gjendjen, në atë rast ai nuk mbështetet në shkaqet e dukshme financiare, por përkundrazi në zemrën e besimtarit është Allahu që është Bujari, Shkaktari i shkaqeve i Cili hap rrugdalje prej çdo situate të ngushtë. Allahu është Ai që pas vështirsisë e sjell lehtësimin.

Pas kësaj duhet ta dijmë se muslimani nuk duhet të jetë i kënaqur me pak, sikurse është rasti kur dikush thotë se i mjafton atij vetëm falja e pesë kohërave të Namazit dhe të mjaftohet. Besimtari vazhdimisht duhet të përparoj dhe ta plotësoj veten e tij me shtesa të Sheriatit.

Një shkak tjetër që e ushqen humbjen e shpresave është mahnitja e njeriut me vetveten e tij, ku atij personit i duket se është në gjendje të përkryer dhe se s’ka nevojë për avancim, ndërsa e vërteta e kësaj është se ai person shkon mbrapa e jo përpara.

Humbja e shpresave se do të bëhet më mirë mund të bëhet “sëmundje ngjitëse”, ku ai që i ka humbur shpresat i nxit dhe i frikëson edhe të tjerët se nuk ka përmirsim dhe se s’do të bëhet më mirë. Është obligim i atyre që  e besojnë Allahun dhe Ditën e Kijametit ta luftojnë këtë dukuri negative  dhe të nxitin njëri tjetrin në vepra të mira dhe në urdhërim në vepra të mira dhe në ndalim nga veprat e këqija dhe ta kenë parasyshë se përfundimi u takon të devotshmëve.

Nga: Dr. Muhamed el Hamed

Përktheu me disa shtesa: Enis Arifi

Të tjera