Namazi ynë më nuk e ka lezetin e vet…vetëm e bëjmë pa dashuri dhe pa frikë prej Allahut, na mërzitet të lexojmë fjalën e Allahut, dhikri as që nuk vjen në rend dite. Jemi bërë pa durim, jemi bërë hezitues dhe me kokëdhimbje, jemi duke u rrokullisur dhe jemi në ankth, shpesh pason qarja prej presioneve të shumta, saqë edhe kur flejmë çohemi prej gjumi të lodhur pa bërë kurrfarë pune.
Ndjejmë se vdekja është zgjidhja e vetme! Por a është vdekja zgjidhje e problemeve?
Kur’ani është Libër që e shton besimin dhe në të do të gjejmë përgjigjet në pyetjet tona. Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Me të vërtetë pas vështirsisë vjen lehtësimi”. (Inshirah 5)
Dhe thotë: “A menduan njerëzit se do të jenë rehat vetëm nëse thonë: “Ne besuam” dhe se nuk do të sprovohen?”. (Ankebut 2)
Ky është një Ajet madhështor të cilin duhet që gjatë vështirsive t’a rikujtojmë se me lejen e Allahut do të na lehtësohen çështjet. Jeta nuk është gjë vetëm se një sprovë, pra nëse jemi të bindur se kjo botë është vend sprovimi, duhet që të bëhemi gati t’i përballojmë ata sprova dhe të dalim në fund të suksesshëm.
Ne si musliman jemi sikurse ushtarë të cilët japin mund në fushbetejën e kësaj bote dhe e rikujtojmë fjalën e Allahut: “Allahu nuk e ngarkon askë aq sa s’mund të bartë”. (el Bekare 286)
Vështirsitë, momentet e lumturisë dhe pikëllimet janë pjesë të kësaj jete, dhe ne jemi muslimanë të vërtetë të cilët sot shpresojmë se jemi Gurabaa “Të huaj”, pra le të bëhemi të huaj në këtë shoqëri që jetojmë dhe të falënderojmë Allahun për çdo rast dhe për çdo hall, sepse mbështetja e ynë është tek Allahu i Plotfuqishëm që është i Drejtë!
Allahu të ka dhënë shumë të mira dhe të ka bërë pasues të Islamit që është fe e vetme e pranuar…vallë a mendon se nuk ke ndonjë përgjegjësi ndaj Allahut dhe ndaj kësaj Feje?
A nuk mendon se sa afër e ke Allahun?
Thotë Allahu: “Dhe kur të pyesin robërit e mi për Mua, Unë me të vërtetë jam afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur lutet. Le të më përgjigjen (me ndëgjueshmëri) dhe le të më besojnë se ndoshta do të udhëzohen”.
Lute Zotin tënd, Zotin e çdogjëje që ekziston! Lute Atë, sepse Allahu e ka bërë lutjen armë të besimtarit. O ushtar i Allahut bën dua në mënyrë konstante dhe përgatitu për çdo gjendje që të del përpara, sepse kjo nënkupton që të kapesh për Fe dhe të mos lëshohesh.
Përktheu: Enis Arifi