Jasir Mahmudi
Hoxhë Jasir Mahmudi lindi në vitin 1989 në Stamboll të Turqisë, ku më pas vijoi si shkollimin fillor, ashtu edhe atë të mesëm. Pasi kreu gjimnazin në Turqi hoxha u pranua në Universitetin Islamik në Medine, meqë filloi Institutin e gjuhës arabe dhe me sukses mbaroi mësimet në këtë institut dhe pastaj u pranua ne fakulltetin e Hadithit dhe shkencave islame në të njejtin Universitet. Pas diplomimit në fakulltetin e hadithit, hoxha u kthye në Maqedoni për të jetuar dhe vepruar, ku u bë pjesë e thirrësve të Sh.Q. Uniteti Islam në Tetovë, por përpos këtij aktiviteti, hoxha ushtron edhe detyrën e imamit dhe hatibit në një prej xhamive të Reçisës së madhe.
Është ligjerues i disa lëndëve në Institut, siç është Fikhu, Fikhu Sira etj…
Enis Arifi
Hoxha Enis Arifi lindi në Paris të Francës në vitin 1983, mirëpo pas një periudhe disa vjeçare familja e tij kthehet në vendin tonë, ku më pas ai do të vijon shkollimin fillor, të mesmin dhe do të përfundon studimet në degën e administratës publike në Universiteti e Evropës juglindore në Tetovë. Pas përfundimit të këtyre studimeve, hoxha aplikon dhe më pas pranohet në Universitetin Islamik në Medine, ku do të diplomon në Fakulltetin e Daves (Thirrjes Islame) dhe bazave të fesë dhe më pas do të përfundon edhe masterin në të njejtin fakulltet, edhe atë në degën e edukatës islame.
Pas kthimit në vendin tonë, hoxha vazhdon veprimtarinë e tij si thirrës dhe aktivist në Sh.Q. Uniteti Islam në Tetovë dhe si hatib xhumaje në një prej xhamive në periferinë e Tetovës.
Është ligjerues i disa lëndëve në Institutin Islam Ikra, siç është Akideja, Edukata etj…
Senad Ramadani
Hoxha Senad Ramadani lindi në Ulqin në vitin 1984, ku më pas vijoi shkollimin fillor. Pas mbarimit të shkollimit fillor, familja e tij, me origjinë nga rrethi i Tetovës, kthehen në vend dhe ai vazhdon shkollimin e mesëm në gjimnazin e Tetovë. Pas mbarimit të gjimnazit hoxha shkon në Kajro të Egjiptit, ku do ta perfundon kursin e gjuhës arabe pranë qendrës El-Fexhr për mësimin e gjuhës dhe letërsisë arabe. Gjatë kësaj periudhe ai kishte aplikuar në Universitetin Islamik në Medine dhe me lejen e Allahut hoxha pranohet në këtë Universitet, ku ai do të vijon mësimet në Fakulltetin e Sheriatit. Pas diplomimit në këtë fakulltet, hoxha kthehet në Tetovë dhe që nga kthimi i tij ai ka qenë pjesë e thirrësve në Sh.Q. Uniteti Islam dhe ka shërbyer si imam dhe hatib nëpër xhami të ndryshme në Evropë, e sidomos në Hamburg të Gjermanisë.
Hoxha në Institut ligjeron kryesisht Fikhun dhe lëndët që kanë lidhje të ngusht me të.
Ali Ashani
Hoxhë Ali Ashani, lindi në vitin 1986 në Tetovë, ku më pas do të vijonte shkollimin fillor dhe atë të mesëm. Me mbarimin e gjimnazit në Tetovë, ai pranohet në Universitetin Islamik në Medine. Pas përfundimit të kursit të gjuhës arabe, ai u pranua në fakulltetin e Sheriatit, por pas përfundimit vetëm të një semestri hoxha transferohet në fakulltetin Hadithit dhe shkencave islame.
Pas diplomimit nga ky fakulltet ai kthehet në Tetovë ku bëhet pjesë e thirrësve dhe aktivistëve në Sh.Q. Uniteti Islam.
Ligjeron disa lëndë në Institut, siç është Akideja, Kuran dhe Sunet etj…