Krerët e Tagutit janë pesë

by Uniteti-Admin

Dije All-llahu të mëshiroftë se gjëja e parë të cilën All-llahu ia ka obliguar birit të Ademit është Kufri në Tagut dhe Besimi në All-llah.

Argument për këtë është fjala e All-llahut: “Ne dërguam në çdo popull të dërguar (që t‘u thonë): ”Adhuroni vetëm All-llahun dhe largohuni prej Tagutit…” (en Nahl 36).

Taguti në përgjithësi është çdogjë që adhurohet pos All-llahut dhe është i kënaqur me këtë ibadet që i bëhet qoftë i adhuruar apo i pasuar apo dikush i cili kërkon që dikush t’i bindet atij në mosbindje ndaj All-llahut dhe Pejgamberit, e gjithë kjo është Tagut. Tavagitët[1] janë të shumtë mirëpo krerët e Tagutit janë pesë:

 

  1. Shejtani i cili thërret që t’i bëhet ibadet dikujt tjetër pos All-llahut. Argument për këtë është fjala e All-llahut: ”O bijtë e Ademit, a nuk ju dërgova porosinë që mos ta adhuroni Shejtanin, se me të vërtetë ai është armiku i juaj i vërtetë !?” (Jasinë, 60).
  2. Gjykatësi i padrejtë (tiran) i cili i ka ndryshuar hukmet (dispozitat) e All-llahut. Argument për këtë është fjala e All-llahut: ”A i vure re ata që supozojnë se besuan në atë që të zbriti ty dhe në atë që ka zbritur para teje, se si dëshirojnë që mes tyre të gjykoj Taguti, e duke qenë të urdhëruar që të mos besojnë në të (të bejnë kufër në Tagut). E shejtani dëshiron që t’i humb në një humbje të largët “. (en Nisa 60).
  3. Ai i cili gjykon me atë që nuk e ka zbritur All-llahu. Argument për këtë është fjala e All-llahut: “Dhe kush nuk gjykon me atë që ka zbritur All-llahu ata janë qafira”. (el Maide 44).
  4.   Ai i cili pretendon se e din të fshehtën përveç All-llahut. Argument për këtë është fjala e All-llahut: ”Ai (All-llahu) është që e din të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt. Në përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai don. Ai me të vërtetë vë roje para dhe prapa tij (kur i shpall fshehtësitë)”. (el Xhinn 26-27). Dhe fjala e Tij: “Vetëm tek Ai janë çelësat e fshehtësisë, atë (fshehtësinë) nuk e din askush pos Tij. Ai din çka ka në tokë dhe çka ka në det, Ai e din për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë e s’ka të thatë që nuk është (e shënuar) në Librin e qartë.” (el En‘amë 59).
  5. Ai që adhurohet pos All-llahut dhe është i kënaqur me këtë adhurim që i bëhet. Argument për këtë është fjala e All-llahut: “Dhe kush thotë prej tyre: ”Unë jam zot pos Tij”, ndëshkimi për të është Xhehenemi. Kështu Ne i ndëshkojmë zullumqarët”. (el Enbija 29)

 

Dhe dije se njeriu nuk është besimtar përderisa nuk bën kufër në Tagut dhe argument për këtë është fjala e All-llahut: “…E kush bën kufër në Tagut dhe beson në All-llah, ai është  kapur për lidhjen më të fortë që nuk këputet. All-llahu është Dëgjues dhe i Dijshëm”. (el Bekare 256).

Feja e drejtë dhe e vërtetë është Feja e Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ndërsa Feja e kotë është Feja e ebu Xhehlit dhe lidhja më e fortë është dëshmia Laa ilahe il-l All-llah që domethënë mohim i çdo lloji të ibadetit që i kushtohet dikujt tjetër pos All-llahut, dhe pohimi dhe veprimi i të gjitha ibadeteve vetëm për All-llahun Një, që nuk ka shok.

 

Nga: Abdullah ibn Ibrahim el Karawi

Përktheu: Enis Arifi

 


[1] Tavagitë në Gjuhën Arabe është shumësi i fjalës Tagut.

Të tjera