Kuptimi i Tagutit

by Uniteti-Admin

Fjala arabe “Tagut” është prej rrënjës së foljes Tagaa (طَغَى) që don të thotë tejkalim i kufijëve. Tagut është çdogjë që adhurohet përpos Allahut. Thotë Allahu për qafirat: “Ata dëshirojnë të gjykohen (arbitrohen) te Taguti, ndërsa janë të urdhëruar që të bëjnë kufër në të”. (en Nisaa 60)

Poashtu thotë Allahu: “Ata të cilët kanë bërë kufër, për evlija (miq) të tyre janë tagutët të cilët i nxjerrin prej dritës në errësirë”. (el Bekare 257)

Dhe thotë në një ajet tjetër: “…dhe ai i cili bën kufër në Tagut dhe beson në Allah është kapur për litarin më të fortë i cili nuk këputet”. (el Bekare 256)

Ky ajet i mësipërm njëherit është edhe kuptimi i fjalës “Laa ilahe il-lAllah” që don të thotë “S’ka zot që meriton të adhurohet përpos Allahut”, dhe prej kësaj fjalie shihet se pjesa e parë ka negacion dmth. “Ska zot që meriton të adhurohet” dhe pjesa e dytë ka pohim dmth. “Përpos Allahut”, pra fjala “Laa ilahe il-lAllah” është në kuptim e njëjtë sikurse ajeti i fundit që u përmend ku në fillim kërkohet nga muslimani që të bëj kufër dhe të mos besoj në Tagut dhe në gjithçka që adhurohet përpos Allahut dhe më pastaj të besoj Allahun se përndryshe besimi në Allahun duke besuar në Tagut dhe në gjëra tjera që adhurohen sikurse Allahu nuk i bën dobi atij personi.

Sa i përket definicionit të dijetarëve të Gjuhës dhe të Sheriatit do të përmendim:

Thotë el Xheuheri: “Tagut është fallxhori dhe secila kokë e dalaletit (humbjes)”.

Thotë Maliki: “Tagut është çdogjë që adhurohet përpos Allahut”.

Thotë ibn Abbasi dhe Omeri (radijAllahu anhuma): “Taguti është Shejtani”.

Thotë ibn Kethiri: “Tagut janë të gjitha adhurimet që i bëjnë pasuesit e injorancës me adhurime të putave dhe arbitrimi në ata dhe kërkimi ndihmë prej tyre”.

Ndërsa kuptimi i Tagutit në ajetin Kur’anor ku Allahu i përshkruan qafirat se  “…besojnë në Xhibtin dhe Tagutin” (en Nisaa 51), dijetarët kanë thënë se “Xhibti” është fallxhori, ndërsa “Taguti” është sihirbazi.

Kuptimi i ajetit “Ata dëshirojnë të gjykohen (arbitrohen) te Taguti, ndërsa janë të urdhëruar që të bëjnë kufër në të”. (en Nisaa 60)

Këtu është për qëllim Ka’b ibn Eshrefi i cili gjykonte në mes njerëzve me ligje të cilat nuk ishin prej Kur’anit dhe Sunetit. Pra secili i cili gjykon në mes njerëzve me ligje jashta Kur’anit dhe Sunetit është Tagut sikurse Ka’b ibn Eshrefi në kohën e Pejgamberit.

Dijetarët Islam kanë folur shumë rreth kësaj teme dhe kanë thënë se Tagut është çdogjë që adhurohet përpos Allahut dhe i cili është i kënaqur me këtë adhurim që i bëhet.

Tagut poashtu quhet edhe çdo person i cili pretendon se e din gajbin (të fshehtën), thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Tek Ai janë çelësat e gajbit (fshehtësisë) të cilat nuk i din askush pos Atij, dhe Ai din çka ka në tokë dhe në detë, nuk ndodh që të bie ndonjë gjeth, vetëmse Ai e din një gjë të tillë, nuk ka asnjë grimcë në errësirën e tokës, asgjë të njomë apo të thatë që të mos jetë e shkruar në një Libër të vërtetë”. (el En’aamë 59)

Poashtu Tagut quhet secili i cili gjykon me atë të cilën nuk e ka zbritur Allahu, thuhet në ajet Kur’anor: “Ata të cilët nuk gjykojnë me atë që ka zbritur Allahu, ata janë qafira”. (el Maide 44)

Pra kuptimi i Tagutit është i gjerë dhe i përfshin të gjitha llojet që i përmendëm dhe kufri apo mosbesimi në Tagut është prej esencës së fjalës “Laa ilahe il-lAllah” dhe njeriu nuk është besimtar përderisa nuk bën kufër në Tagut, pra kufri në Tagut është gjysma e fjalës “Laa ilahe il-lAllah” ndërsa besimi në Allahun është gjysma tjetër.

Shejh Abdullah ibn AbduRrahman Eba Batijn

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera