Kur bëhet duaja e namazit të Istihares?

by Uniteti-Admin

Pyetja: Kur bëhet duaja e namazit të Istihares?

Përgjigja: Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut

Duaja e namazit të istihares bëhet pas mbarimit të dy rekateve dhe të ketë dhënë selam. Në hadith transmetohet nga Xhabiri (All-llahu qoftë i kënaqur me të), të ketë thënë: I Dërguari i All-llahut (paqja dhe shpëtimi i All-llahut qofshin mbi të) na e mësonte Istiharen në të gjitha çështjet, ashtusiç na i mësonte suret e Kur’anit. Na thoshte:

Nëse interesohet dikush prej jush për ndonjë çështje, atëherë le ti falë dy rekate vullnetare dhe pastaj le të thotë:

اللهم إني أستخيرك بعلمك وأستقدرك بقدرتك وأسألك من فضلك العظيم فإنك تقدر ولا أقدر وتعلم ولا أعلم وأنت علام الغيوب اللهم إن كنتَ تعلم أن هذا الأمر خير لي في ديني ومعاشي وعاجل أمري وآجله فاقدره لي ويسره لي ثم بارك لي فيه وإن كنتَ تعلم أن هذا الأمر شر لي في ديني ومعاشي وعاجل أمري وآجله فاصرفه عني واصرفني عنه واقدر لي الخير حيث كان ثم أرضني به قال: ويسمي حاجته” (رواه البخاري).

“O Zot, me diturinë  Tënde kërkoj hajrin! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm, e unë jam i dobët, Ti din çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai qe i din të fshehtat”.

“O Zot, nëse kjo punë e imja (emëron këtu deshirën, hallin, etj) është hajr për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko”.

E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen dhe të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më percakto hajrin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të.” (Transmeton Buhariu)

Në bazë të këtij hadithi kuptojmë se duaja bëhet pas dhënies së selamit.

All-llahu e din më së miri.

 

AbdurRahman El-Berrak

Data e fetvasë 23-11-1425 h.

Përktheu: Suad Hoxha

Të tjera