Në kuadër të grupacioneve të devijuara të kohës bashkëkohore është grupi i armatosur Huthi që aktualisht kontrollojnë një pjesë të Jemenit, për atë arsye është e rëndësishme që të dijmë rreth akides, devijimeve dhe idetë e kësaj lëvizjeje.
Lëvizja Huthi nuk është vetëm një lëvizje politike dhe ushtarake, porse prapa saj qëndron një akide (doktrinë, besim) që nuk është e panjohur për Ehli Sunetin, e sidomos në Gadishullin Arabik. Historikisht ky grup i është atribuuar sektit shiit të moderuar të quajtur “Zejdije”, ndërsa me kalimin e kohës kaluan në shiizmin ekstrem Rafidij të medhhebit oficial iranian që është medhhebi shiizëm dymbëdhjetë imamësh.
Lëvizja Huthi mund të përmblidhet në pikat në vijim:
- Lëvizja Huthi është një grup bashkëkohor dhe i ndërlikuar, ku janë ndërthurur elemente të besimit, mendimit, politikës dhe organizimit ushtarak.
- Lëvizja Huthi është shfaqur në kohët moderne dhe rrënjët e saj i atribuohen sektit Xharudij, i cili konsiderohet ndër degët më të afërta me shiizmin dymbëdhjetë imamësh. Ndërsa sekti Xharudije ishte një degë e hershme e shiizmit ekstrem, e lidhur me ebu’l-Xharudin. U shfaq në shekullin VIII dhe lidhet me mbështetësit e Muhamed el-Bakirit që konsiderohet një prej dymbëdhjetë imamëve shiit.
Shkurtimisht, Xharudijtë:
- e konsideronin Ali ibn Ebi Talibin si trashëgimtarin e ligjshëm të Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
- theksonin se udhëheqja (imameti) duhej t’u përkiste pasardhësve të Aliut;
- ndryshonin nga shiitët imamijë në disa çështje të doktrinës së imametit;
- me kalimin e kohës, tradita Xharudije u lidh veçanërisht me zejditë dhe ndikoi në formimin e disa prej ideve të shiizmit zejdi.
- Lëvizja Huthi u themelua në veriun e Jemenit, nga Bedrudin el-Huthi dhe djali i tij, Husejn el-Huthi.
- Bedrudin el-Huthi konsiderohet udhëheqësi shpirtëror i lëvizjes Huthi dhe është i lidhur me doktrinën xharudije.
- Husejn Bedrudin el-Huthi është udhëheqësi i parë i lëvizjes Huthi.
- Lëvizja Huthi është ndikuar nga besimet e ithtarëve bashkëkohorë të dymbëdhjetë imamëve, si: thënia për imamët e pagabueshëm shiit që i shenjtërojnë dhe ju japin cilësi të Zotit, poashtu tekfiri dhe sharja e sahabëve, besimi te Mehdiu i pritur, dhe besime të tjera që mund ti shohësh në linkun e mëposhtëm. https://www.rizgjimi.com/shiat-raafidhat/
- Huthit besojnë se kanë një të drejtë fetare për të qeverisur Jemenin, dhe për këtë arsye ata synojnë ta sundojnë Jemenin me të gjitha mjetet e mundshme.
- Afrimi i madh në besime ndërmjet Xharudijes dhe shiijave rafidij dymbëdhjetë imamësh ka pasur ndikim të madh në shndërrimin e lëvizjes Huthi nga një lëvizje xharudije në një lëvizje dymbëdhjetë imamëshe.
- Ndër besimet më të rëndësishme të lëvizjes Huthi dhe dymbëdhjetë imamëshe është sharja e sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta, si dhe akuzimi i nënës së besimtarëve, Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me atë) për zina.
- Rafidijtë dymbëdhjetë imamësh nuk kanë mundur të ndikojnë te Zejditë në Jemen përvecse nëpërmes lëvizjes Huthi – krahu i tyre në Jemen.
- Lëvizja Huthi – sikurse shumë prej grupeve të devijuara shiite – pretendon afrimin te Allahu përmes dashurisë ndaj Ehli Bejtit, me qëllim fitimin e simpatisë dhe mashtrimin e pasuesve.
- Slogani i lëvizjes Huthi, të cilin ata e përsërisin dhe përmes të cilit shfaqin armiqësi ndaj Amerikës dhe Izraelit, është një slogan mashtrues dhe i rremë, rrënjët historike të të cilit kthehen te Homeini, kur ai e përdori atë kundër Shahut të Iranit.
- Huthit e emërtuan lëvizjen e tyre me emrin e tyre të plotë, Husejn Bedrudin el-Huthi, si një figurë dhe prijës i tyre, ndërsa babai i tij, Bedrudin el-Huthi, konsiderohet si një referencë fetare.
- Kjo sqarohet përmes paraqitjes së disa faktorëve që ndikuan në lëvizjen Huthi dhe në shijat dymbëdhjetë imamësh bashkëkohorë. Këta faktorë ishin të përgatitur dhe të studiuar më herët për ta shndërruar Zejdijtë në Jemen drejt medhhebit dymbëdhjetë imamësh të Iranit.
- Lëvizja Huthi ka një histori të përgjakshme të terrorizmit ndaj ehli sunetit të Jemen dhe më gjerë, ndërsa organizimin ushtarak dhe lëvizjen politike e ka marrë nga Hezbollahu në Liban dhe pushteti rafidij Iranian. Ata kanë ndjekur një politikë eksterminimi dhe zhdukje të ehli sunetit nga Jemeni duke zhdukur vendbanime të tëra dhe duke e dëbuar popullatën muslimane, si dhe duke rënuar dhe duke përdhosur dhe rënuar xhamitë e ehli sunetit.
- Lëvizja Huthi njihet edhe për kultivimin dhe prodhimin dhe përdorimin e substancës narkotike Katt القات.
Përmblodhi: Enis Arifi
