Ky është Islami për secilin që e ka krijuar Allahu dhe që zbatohet nëpërmjet urdhërave të Allahut. Ashtusiç ngjallet trupi nëpërmjet hajes dhe pijes, njashtu edhe shpirti ngjallet me fenë me të cilën ngritet në botën e bujarisë dhe largohet nga bota e kafshëve dhe epsheve. Pejgamberi Muhamed e avancoi edhe e ngriti pozitën e saj dhe e obligoi respektimin e saj, poashtu edhe e largoi padrejtësinë nga ajo. ishin gratë para Islamit që jetonin në pozitë më të nënçmuar, këtë edhe e ka përshkruar Omer ibnul Hattabi (radijAllahu anhu) i cili ishte prijësi i besimtarëve dhe Halife i dytë i Pejgamberit të Allahut. Thotë ai: “Për Allahun në injorancë (paraislamike) nuk i llogaritnim gratë gjë, derisa Allahu zbriti atë që e zbriti dhe u caktoi atyre atë që u caktoi“. (Buhariu)
Kur erdhi Islami, kishte udhëzime të qarta ndaj grave dhe sqaroi se burri i mirë dhe morali i tij është në mirësjelljen e tij me gratë. Thotë Pejgamberi (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) “Më i miri prej jush është ai që është më i mirë ndaj grave të tij”. (Hakimi)
Jetoi gruaja nën hijen e Islamit në pozitë të lartë, pozitë të cilën nuk e kanë provuar burrat e as gratë në shoqëritë tjera. Ka qenë Pejgamberi që i ka dashur gratë. Thotë ai: “Më është bërë e dashur prej dunjasë tuaj, gratë dhe parfumi dhe më është bërë kënaqsia e syve të mi në namaz“. (Bejhekiu)
Ajo dashuri që është e rrethuar me mirësi, butësi. Thotë Pejgamberi (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “…Ju këshilloj që të jeni të mirë me gratë”. (Muslimi)
Dhe këshillon që asaj mos i humben të drejtat dhe urdhëron për mirësjellje të lartë me atë, poashtu urdhëron të nderohet dhe të mos nënçmohet. Thotë Pejgamberi: “Nuk i nderon gratë vetëmse bujari dhe nuk i nënçmon vetëmse i nënçmuari“. (Sujuti)
Islami thirr në butësi me atë dhe që të nderohet ajo, thotë Pejgamberi: “Besimtar me iman më të plotë janë ata që janë më të sjellshëm dhe më të butë me familjet e tyre“. (Tirmidhiu)
Islami e ka vendosur gruan në vendin prej së cilës para Islamit është privuar dhe ia ka dhënë të drejtat në trashigimi dhe dëshmi dhe të tjera për të cilat ka ardhur argument dhe e ka bërë vëlla të burrit dhe plotësues të tij. Thotë Pejgamberi (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Me të vërtetë gratë janë vëllezër të burrave“. (Ebu Davudi)
Bile edhe e ka bërë atë prej gjërave më të mira që Allahu i dhuron dikujt në këtë dunja. Thotë ai: “Dunjaja është gjë (send) dhe gjëja më e mirë e dunjasë është gruaja e mirë“. (Muslimi)
E ka bërë çelës të lumturisë në këtë dunja, thotë Pejgamberi: “Katër gjëra janë prej lumturisë: gruaja e mirë, shtëpia e gjerë, fqiu i mirë dhe kafsha e rehatshme (që përdoret për transport)“. (el Mundhiri)
E ka bërë gjysëm e fesë së burrit e cila është shkak që burri të udhëzohet në drejtimin e duhur. Ka thënë Pejgamberi: “Kur martohet robi, plotësohet gjysma e dinit, le të ketë frikë Allahun për gjysmën tjetër“. (Bejhekiu)
Ashtusiç i ka dashur Pejgamberi gratë dhe ashtusiç e obligoi nderimin e saj dhe urdhëroi që t’i bëhet mirë asaj dhe t’i kushtohet kujdes dhe rëndësi asaj, e bëri atë edhe shkak për hyrje në Xhenet. Erdhi Xhahime es Sulemi deri tek Pejgamberi dhe i tha atij: “O i Dërguar i Allahut, dua që të luftoj (Xhihad) dhe erdha që të konsultohem me ty”, Pejgamberi i tha: “A ke nënë?” Ai tha: “Po”, Pejgamberi i tha: “Kujdesu për atë, sepse Xheneti është nën këmbët e saj“. (Nesaiu)
E ka bërë në bamirësi më përpara burrit (babait) ashtusiç ka ardhur në Hadith kur njëri e pyeti dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut kush më së shumti e meriton mirësinë time? Ai tha: “Nëna yte”, më pas kush? Tha:”Nëna yte”, më pas kush? Tha: “Nëna yte” më pas kush? Tha: “Babai yt“. (Buhariu)
Ashtusiç e ka dashur Pejgamberi gruan si nënë, e ka dashur edhe si bashkëshorte, ku edhe i thotë Amër ibn el Asit kur ai e pyet se “kë prej njerëzve e don më së shumti? Ai tha: “Aishen”, unë thashë: “prej burrave kë? Ai tha: “babain e saj”, e më pastaj kë? Ai tha: “Omerin” Dhe ai numëroi shumë burra dhe unë heshta (nuk pyeta më) nga frika se do të më përmend më në fund të tyre“. (Buhariu)
Ashtusiç e ka dashur Pejgamberi gruan si bashkëshorte, e ka dashur edhe si bijë, thotë Aishja (radijAllahu anha): “S’kam parë askë në pamje që më së shumti i ngjan Pejgamberit në çuarjen dhe në rënien e saj dhe më me frikërespekt dhe modesti për Allahun dhe më të butë dhe më të qetë sesa Fatimeja bija e të Dërguarit të Allahut. Thotë ajo: “Kur ajo hynte tek i Dërguari i Allahut, ai çohej dhe e puthte dhe e ulte në ulësen e tij dhe ishte Pejgamberi kur hynte tek ajo, ajo çohej prej ulëses së saj, e puthte dhe e ulte në ulësen e saj“. (Tirmidhiu)
Kjo sjellje e përkryer me të gjithë dhe me gratë në veçanti, buron i tëri nga udhëzimi i Allahut për të gjithë muslimanët, me butësi, solidarizim për ata dhe nderim. Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “…dhe jetoni mirë me ata (bashkëshortet), nëse ju urreni tek ata diçka, ndoshta mu tek ajo gjë Allahu ka bërë ndonjë hajr të madh“. (en Nisaa 19)
Thotë ibn Kethiri në komentin e tij: “Flisni me ata me fjalë të mira dhe përmirsoni veprat me ata dhe përmirsoni pamjen tuaj sipas mundësisë, ashtu siç edhe ti dëshiron prej saj, bëje ti të njëjtën për atë ashtu siç ka thënë Allahu: “Edhe ata kanë të drejta sa edhe detyra për të mirë“.
Ishin sahabët e të Dërguarit të Allahut që nguteshin që ta zbatojnë këtë metodologji dhe udhëzim të Allahut. Thotë ibn Abbasi murgu i këtij Umeti: “Unë zbukurohem për gruan time, ashtusiç ajo zbukurohet për mua dhe nuk dua që ta harxhoj tërë hakun tim për atë dhe të obligohet ajo që të ma jep hakun e asaj mua, sepse ka thënë Allahu: “Edhe ata kanë të drejta sa edhe detyra për të mirë“.
Përktheu: Enis Arifi