Dëshmia (shehadeti) është baza e Islamit dhe esenca e fesë, me shqiptimin e saj mosbesimtari hyn në Islam, llogaritet një prej muslimanëve dhe ka të drejtën t’i gëzon të gjitha të drejtat tjera që i gëzojnë muslimanët. Fjala La ilahe il-la Allah është esenca dhe baza e çdo feje, që nga Ademi (alejhi selam) deri në ditët tona. Me këtë fjalë erdhi Ademi (alejhi selam) dhe profetët pas tij, me të erdhi Nuhi, Hudi, Salihu, Ibrahimi dhe profetët tjerë, misioni i të gjithëve ishte thirrja në këtë fjalë, thotë Allahu në Kur’an:
((وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ)) “Në çdo popull kemi dërguar Pejgamber që të thërrasin në adhurimin e Allahut dhe në largim nga Taguti[1]“. (An Nahl: 36) dhe thotë Allahu:
((وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ)).“Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot të vërtetë përpos Meje, pra Mua më adhuroni!” (El-Enbija:25).
Poashti i Dërguari i ynë, Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kur filloi misionin e tij profetik e nisi me këtë fjalë dhe tha: “Thuani: La ilahe il-la Allah do të shpëtoni”.
Para se të vazhdojmë duhet ta tregojmë kuptimin e kësaj dëshmie për ata që nuk e dijnë kuptimin e saj. Dijetarët kanë thënë se kuptimi i thënies La ilahe il-la Allah është: Nuk ka hyjni që meriton të adhurohet pos Allahut, që d.t.th se adhurimi i çdokujt pos Allahut është gabim dhe i kotë. Ky është kuptimi i drejtë i shehadetit, i cili vjen nga argumentet e qarta të Kur’anit dhe Sunnetit të Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).
Kur Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) erdhi me këtë thirrje, në kohë kur arabët adhuronin puta dhe “zotra” të ndryshëm rreth Qabes, u shqetësuan nga thirrja e tij dhe menjëherë kuptuan qëllimin e tij me këtë fjalë, andaj thanë:
((أَجَعَلَ الْآلِهَةَ إِلَهًا وَاحِدًا إِنَّ هَذَا لَشَيْءٌ عُجَابٌ)) “A i bëri zotrat tonë Një Zot?! Vërtetë, kjo është gjë shumë e çuditshme!” (Sad:5), kështuqë e mohuan dhe refuzuan thirrjen e pastër të Muhamedit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për shkak të kufrit dhe devijimit të cilin e kishin trashëguar prej baballarëve të tyre.
Fjala La ilahe il-la Allah është është thënia më e mirë dhe është gjëja më e lartë e Imanit, siç na tregon Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Imani është gjashtëdhjetë e disa pjesë” apo siç ka ardhur në transmetim tjetër: “…shtatëdhjetë e disa pjesë, më e mira prej tyre është thënia La ilahe il-la Allah dhe më e ulta prej tyre është largimi i pengesës nga rruga, kurse edhe turpi është pjesë e Imanit.” Ky hadith i madh na tregon se esenca dhe baza e kësaj feje është dëshmia La ilahe il-la Allah.
Çfarë përmban kjo dëshmi:
1- Mohim:
Ky lloj mohimi është në thënien: La ilahe – Nuk ka hyjni që meriton adhurimin apo nuk ka Zot të vërtetë…, d.m.th ne jemi mosbesimtarë dhe bëjmë kufër në çdo hyjni e cila adhurohet pos Zotit të vërtetë, gjë të cilën dijetarët e quajnë refuzim të çdo lloj taguti që adhurohet pos Allahut dhe refuzim dhe distancim nga çdo fe e cila e kundërshton këtë parim.
2- Pohim:
Ky pohim është në fjalën: il-la Allah – pos Allahut, që d.m.th se ne e pohojmë zotësinë e vërtetë të Allahut duke mos i përshkruar në asnjë mënyrë ortak Allahut në gjërat të cilat janë veçori e Tij, thotë Allahu:
(( فمن يكفر بالطاغوت ويؤمن بالله فقد استمسك بالعروة الوثقى لا انفصام لها والله سميع عليم))
“E kush bën kufër në Tagutin dhe i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. Allahu është dëgjues i dijshëm.” (El-Bekare:256) Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush thotë La ilahe il-la Allah dhe bën kufër në çdo gjë e cila adhurohet pos Allahut, pasuria dhe gjaku i tij janë haram, kurse llogaria e tij është tek Allahu.”[2]
Pas kësaj dijetarët kanë përmendur disa kushte të cilat i përmban në vete shehadeti dhe të cilat duhet t’i plotëson ai që e shqipëton këtë dëshmi:
1- Dituria:
Që d.t.th ta din kuptimin e asaj fjalë të cilën e thotë, thotë Allahu:
((فاعلم أنه لا إله إلا الله )) “Dije se nuk ka hyjni tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut.” (Muhammed: 19). Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush vdes duke e ditur se nuk ka hyjni që meriton adhurimin pos Allahut, do të hyjë në Xhennet.”[3]
2- Bindja:
Kjo është bindja e cila është e kundërta e çdo lloj dyshimi, në këtë mënyrë që thënësi i shehadetit të jetë plotësisht i bindur në kuptimin të cilin e përmban kjo dëshmi, thotë Allahu:
((إنما المؤمنون الذين آمنوا بالله ورسوله ثم لم يرتابوا))“Besimtarë janë vetëm ata që besuan Allahut, të Dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan…” (El-Huxhurat:15).
3- Pranimi i asaj që ka për qëllim kjo fjalë me gojë dhe zemër:
Allahu na ka treguar për popujt e mëparshëm të cilët nuk e kanë pranuar këtë dëshmi dhe fenë e Allahut:
وكذلك ما أرسلنا من قبلك في قرية من نذير إلا قال مترفوها إنا وجدنا آباءنا على أمة وإنا))
((على آثارهم مقتدون. قال أولو جئتكم بأهدى مما وجدتم عليه آباءكم قالوا إنا بما أرسلتم به كافرون فانتقمنا منهم فانظر كيف كان عاقبة المكذبين
“Ja pra, Ne nuk kemi dërguar para teje pejgamber në ndonjë vendbanim, që të mos i ketë thënë paria e tij: “Ne i gjetëm të parët tanë në këtë fe dhe ne gjurmëve të tyre do të vazhdojmë”. Ai tha: “A edhe nëse ju kam sjell rrugë më të mirë nga ajo që i gjetët të parët tuaj?” Ata thanë: “Ne nuk i besojmë asaj me çka ju jeni dërguar!” Atëherë Ne u hakmorëm kundër tyre, e shih si ishte përfundimi i përgënjeshtruesve.” (Ez-Zuhruf:23-25).
4- Bindja dhe dorëzimi:
Që d.t.th dorëzim ndaj kuptimit që e përmban kjo dëshmi, thotë Allahu:
((ومن يسلم وجهه إلى الله وهو محسن فقد استمسك بالعروة الوثقى)) “Ai i cili i dorëzohet krejtësisht Allahut, por që është edhe bëmirës, është kapur për lidhje më të fortë.” (Lukman:22). Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Nuk do të bëson asnjëri prej jush, derisa të jetë epshi i tij në përputhshmëri me atë që kam ardhur.”
5- Vërtetësia e asaj që e thotë:
Ta thotë këtë dëshmi në atë mënyrë që zemra e tij t’a beson atë që e thotë gjuha e tij, thotë Allahu:
آلم أحسب الناس أن يتركوا أن يقولوا آمنا وهم لا يفتنون. ولقد فتنا الذين من قبلهم فليعلمن الله الذين))
((صدقوا وليعلمن الكاذبين
“Elif, Lamë, Mim. A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar”, e të mos vihen në sprovë?. Ne i kemi vënë në sprovë edhe ata që ishin përpara tyre, se Allahu me të vërtetë i di ata që flasin të vërtetën dhe ata që gënjejnë.” (El-Ankebut:1-3).
6- Sinqeriteti:
Në këtë mënyrë e pastron veprën e tij, në këtë rast dëshminë nga çdo lloj shirku që mund t’i bëhet Allahut, thotë Allahu:
((وما أمروا إلا ليعبدوا الله مخلصين له الدين حنفاء)), “..nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me sinqeritet dhe një përkushtim ndaj Tij.” (El-Bejjineh:5). Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “… njerëzit më meritor për ndërmjetësimin tim në Ditën e Gjykimit janë ata të cilët kanë thënë La ilahe il-la Allah me sinqeritet nga zemra.”[4]
7- Dashuria:
Kjo dashuri duhet të jetë ndaj vet kësaj dëshmie, por edhe ndaj çdo gjëje dhe ndaj çdo kuptimi që e përmban kjo dëshmi, thotë Allahu:
((ومن الناس من يتخذ من دون الله أنداداً يحبونهم كحب الله والذين آمنوا أشد حبا لله)) “Ka njerëz që në vend të Allahut marrin zotra, i duan sikur Allahun, por besimtarët më fortë e duan Allahun.” (El-Bekare:165). Thotë Pejgamberi (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush i ka tri cilësi do ta shijon ëmbëlsinë e Imanit…” dhe prej tyre përmendi: “…që Allahu dhe i Dërguari i Tij të jenë më të dashur tek ai se çdokush (dhe çdosend).”[5]
Thotë AbduRrahman bin Hasen: “…medoemos që t’a thotë shehadetin duke e ditur kuptimin e saj dhe duke u përmbajtur urdhërave të saj, në vete dhe në formën e jashtme, medoemos që ky shehadet të thuhet me dituri, bindje dhe të punohët sipas saj, siç thotë Allahu: ((فاعلم أنه لا إله إلا الله )) “Dije se nuk ka hyni tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut.” (Muhammed: 19). Kurse vetëm shqiptimi i saj duke mos e ditur kuptimin e saj, pa bindje dhe pa vepra në përputhshmëri me kuptimin e saj, nuk bën dobi me pajtimin e të gjithë dijetarëve. Thotë Kurtubiu në ((El-Mufhim)): “Kapitull: Nuk mjafton vetëm shqiptimi i shehadetit, mirëpo medoemos që zemra të jetë e bindur…”[6]
Nëse nga kjo që u tha më lartë kuptojmë se ai i cili nuk i përmbahet kuptimit që e përmban në vete kjo fjali, është mosbesimtar edhe nëse e shqipton dëshminë. Parashtrohet pyetja: Nëse njeriu i thotë vetes musliman, nuk vepron asgjë prej shtyllave të Islamit, bile as deshminë nuk din ta shqipton, çfar dispozite ka ky njeri, a bën pjesë në rradhët e besimtarëve apo jo? Përgjigja është e qartë, d.m.th ai i cili nuk e shqipton shehadetin duke patur mundësi ta bën atë, nuk llogaritet musliman.
Lusim Allahun të na merr shpirtrat dhe thënia jonë e fundit në këtë botë të jetë La ilahe il-la Allah, Muhammedun Resulullah.
Përmblodhi: Ali Ashani
[1] Për kuptimin e fjalës Tagut, shiko artikullin:
[2] Muslimi
[3] Muslimi dhe Ahmedi
[4] Buhariu
[5] Buhariu
[6] Fet’h el-Mexhid fq.32.