Lexo ishte mesazhi i parë Kuranor i Allahut që Xhibrili ia kumtoi Pejgamberit të Allahut, mesazh të cilin ai bashkë me pasuesit e tij të mirë e mishëruan në praktik, qoftë kjo nëpërmjet përhapjes së diturisë, qoftë nëpërmjet të praktikimit të së njejtës nga vetë ata.
Çfarë kuptimi ka leximi në jetën e secilit prej nesh?!
Të gjithë ne e dijmë se leximi dhe libri janë prej mjeteve më të mira për pasurim me njohuri, informata dhe përvoja të ndryshme, gjë e cila individit dhe shoqërisë i hap horizonte të reja dhe mënyra të ndryshme në perceptimin dhe botëkuptimin e gjërave.
Leximi në popujt me qytetërim të përparuar është rrugëtim drejt një vendi të ri, është rrugëtim nëpër periudha të ndryshme të historisë së njerëzimit, rrugëtim ky i cili i njofton me të kaluarën dhe të tashmen e tyre. Leximi të ngrit në lartësi të mëdha, të bën të njihesh me njerëz me ndikim, të njihesh me përvojat e tyre mahnitëse dhe unike, e gjithë kjo nëpërmes një renditje mahnitëse të fjalëve të autorit, i cili herë pas here na tregon se kjo është më e mira që posedoj dhe ta dhuroj ty.
Sot do të qëndroj me Ibn Kajjimin, nesër me Gazaliun, më pas me Ibn Haxherin dhe do të kaloj disa momente edhe me disa prej njerëzve që jetonin me ta…
Kjo është retorika e atij që lexon, këto janë fjalët e atij i cili shpreson takimin me autorin e librit, ashtu siç ne shpresojmë takimin për një kafe me ndonjë prej miqve tonë të dashur.
Mirëpo realiteti është më i dhimbshëm sesa fjalët e mësipërme që flasin për leximin. Është një realitet që na tregon se 15% e shqiptarëve s’kanë asnjë libër në shtëpi, e sa janë ata që kanë libra, por asnjëherë nuk i lexojnë ato. Larg anketimeve dhe studimeve në këtë fushë, vetë gjendja dhe niveli ynë tregon se sa larg jemi ne nga leximi dhe nga ajo që tek shoqëritë përparimtare quhet kulturë e leximit.
Duke e parë këtë gjendje në të cilën gjendemi, për së dyti vit me rradhë, Sh.Q. Uniteti Islam nga Tetova ndërmori iniciativë nëpërmes së cilës synohet ngjallja e kulturës së leximit në shoqërinë tonë. Për t’u avancuar në këtë drejtim, Uniteti Islam si shoqatë ua prezenton garën me titullin “Lexo”!
Ky lloj garimi ka të bëj me leximin e librit “Komentar i dyzet haditheve të Neveviut” i autor Muhamed bin Salih Uthejmin, ku më pas do të bëhet testimi me anë të së cilit do të kontrollohen njohuritë e fituara nga leximi i këtj libri. Kështuqë, ai/ajo që fiton më së shumti pikë në këtë test, do të fitojë shpërblime të mirëfillta.
1- Përshkrim i përgjitshëm i garës:
“LEXO” është garë në lexim dhe pastaj testim të njohurive që fitohen prej leximit të librit të lartpërmendur.
Aplikimi në këtë garë bëhet brenda periudhës kohore nga 10 tetor deri më 15 dhjetor të vitit 2017, që d.t.th. ai/ajo që dëshiron të aplikojë për të qenë pjesë e testimit të fundit, medoemos të aplikojë para datës 15 dhjetor.
2- Objektivat e projektit:
- Bindja ndaj urdhërit të Allahut i cili tha: “Lexo, në emër të Zotit tënd i cili krijoi.” (el-A’lek)
- Ngjallja e një tradite e cila ishte veçori e pandashëme e të parëve tanë.
- Ngritja e vetëdijes së individit rreth leximit.
- Avancimi personal, si në aspekt të mendimit dhe analizimit të asaj që lexohet, poashtu edhe në aspekt të kritikës.
- Hapja e horizonteve dhe njohurive të reja.
- Përmirësim të aftësive retorike dhe pasurim i fjalorit të individit.
- Zgjërimi i diapazonit të të menduarit tek individi.
- Formimi i një rrjeti të lexuesve të mirëfilltë.
3- Kush mund të aplikon?
Për dallim nga viti i kaluar ku në garë kishin drejtë të aplikojnë vetëm çifte, me fëmijë apo pa to, këtë vit me qëllim që kjo garë të jetë sa më e përshtatshme për shumicën e lexuesve brenda teritorit të Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht shtetas të R.M. kemi bërë që në këtë garë të ketë mundësinë të aplikon çdokush përmbi moshë tetëmbëdhjetë vjeçare (18), pa marrë parasysh gjininë.
4- Libri dhe përshkrim më detaj i garës:
- Komentar i dyzet haditheve të Neveviut i autor Muhamed bin Salih Uthejmin, botim i shtëpisë botuese Nun.
- Aplikimi për garë hapet me datë 10 tetor 2017 dhe mbaron me datë 15 dhjetor 2017, gjegjësisht disa ditë para mbajtjes së testimit për kontrollimin e njohurive të fituara.
- Testimi do të mbahet në qytetin e Tetovës edhe atë ditën e diell me datë 17 dhjetor 2017, ndërsa ata që nuk do të arrinë në kohën e duhur për testim, nuk do të kenë mundësi të dytë për t’u testuar.
- Shpallja e fituesve do të bëhet me datë 21 dhjetor 2017.
- Në rast se dalin më shumë persona që kanë pikët e njejta, atëherë komisioni përgjegjës për kontrollimin e testeve, do t’i rishikojë të njejtat teste dhe do të zgjedh përgjigjet më të mira, me vendosje të kritereve më të rrepta sesa që është bërë kontrollimi herën e parë.
5- Shpërblimet për fituesit:
- Vendi i parë: Umre dhe vizitë e Qytetit të Pejgamberit (salAllahu alejhi ue sel-lem) në janar të vitit 2018.
Në rast që fituesi i garës është grua dhe nuk ka mundësi financiare që ta shoqëron atë dikush i afërt i familjes në udhëtimin për në Vendet e shenjta, sponsorët e garës me qëllim që mos t’a privojnë fituesen nga ky shpërblim vendosën që edhe mahremit (shoqëruesit) të saj t’i mundësojnë vizitën e Mekes dhe Medinesë. Por e përsërisim që kjo vlen vetëm për ato gra, mahremi i së cilave nuk ka mundësitë financiare për ta shoqëruar të afërmen e tij.
- Vendi i dytë: Një celular (smart phone) me cilësi të larta.
- Vendi i tretë: Orë dorë.
Regjistrohu KËTU!