Projekt që ka për qëllim organizimin e ligjëratave dy herë në javë, ku trajtohen tema fetare, morale dhe shoqërore.
Ligjëratat mbahen nga hoxhallarë kompetent, duke synuar edukimin dhe vetëdijesimin e e besimtarëve. Pjesëmarrësit kanë mundësi të mësojnë, diskutojnë rreth tematikave të ndryshme, si dhe të forcojnë lidhjen e tyre me njëri tjetrin.
Ky projekt shërben si një platformë e rregullt për transmetimin e dijes islame duke u bazuar në burime të sakta nga Kurani dhe suneti.
