Lindja e Zotit: Miti i fshehur

by Uniteti-Admin

Qëllimi i këtij shkrimi është që të krijohet vetëdijësim përsa i përket adhurimit të Krijuesit dhe jo adhurimit të krijesave! Pse ne s’mund t’a pranojmë Isaun (Paqja qoftë mbi të) si “Zot” apo si “Bir të Zotit” dhe pse ne s’mund që t’a adhurojmë atë, dhe për gjithë këtë mohim që ne ua bëjmë atyre që e adhurojnë Isaun, bazohemi në argumente që janë nën hijen e teksteve fetare të Krishterizmit dhe Islamit dhe në logjikën.

Festohet 25 Dhjetori si “lindje” e Isaut dhe është prej ditëve më të mëdha në Krishterizëm dhe një gjë e tillë festohet në mbarë botën me një entuziazëm të paparë, mirëpo nga ana tjetër është i njohur një fakt përpara të cilit shumë njerëz i mbyllin sytë dhe e neglizhojnë, ai fakt është se askush nuk e din se kur Isau ka lindur, bile edhe vet Bibla hesht në këtë çështje!!

Do të fillojmë me parashtrimin e një pyetje të thjeshtë: “A ke ndëgjuar ndonjëherë se një grua ka lindur një mace, qen, ose elefant?!” Përgjigja dihet: “Padyshim se JO”.

Nëse një grua s’ka mundësi që të lind krijesa të tjera, atëherë si ka mundësi që ajo t’a lind Krijuesin, Zotin Fuqiplotë?!

Vetëm paramendo që Zoti të ketë lindur, pra i lindur nëpërmjet njërës prej krijesave të Tija!!!

A s’duhet që Nëna e Zotit të jetë më e madhe se Zoti? Sipas kësaj Zoti nuk është më i madhi.

Thotë Kur’ani në këtë çështje: “Ata thonë: “Mëshiruesi ka djalë!”. Ju (që e thatë këtë) sollët një fjalë shumë të shëmtuar. Aq të shëmtuar saqë gati u coptuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodrat (nga ajo fjalë). Për atë se të Mëshirshmit i përshkruan fëmijë. Të Mëshirshmit nuk i takon që të ketë fëmijë”. (Merjem 88-92)

Ja se çka thotë Kur’ani për lindjen e Isaut: “Thanë engjujt: “Oj Merjem, Allahu të përgëzon me një fjalë prej Tij që e ka emrin Mesih biri i Merjemes që është i famshëm në këtë botë, ndërsa në Ahiret është prej të afërmve (të Zotit). Dhe do t’ju flet njerëzve duke qenë në djep, edhe si i rritur dhe është prej të mirëve”. Ajo (Merjemi) tha: “O Zoti im, si mund që unë të kemë djalë kur mua nuk më ka prekur njeriu” Tha: “Kështu Allahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: “Bëhu!” dhe menjëherë bëhet”. (ali Imran 45-47)

Poashtu thuhet në një ajet tjetër Kur’anor: “Dhe ajo e barti (me shtatzëni) dhe me atë u largua në një vend të largët”. (Merjem 22)

Ajetet Kur’anore qartë tregojnë se lindja e Isaut ishte e mrekullueshme dhe që është i lindur pa babë dhe se u dërgua vetëm si Pejgamber dhe jo si Zot!

Para se të vazhdojmë më tutje, dëshiroj që t’a analizojmë krejt çështjen. Sa lehtë është që të besohet në tërë ata gjëra të cilat shumë lehtë mund të argumentohet kundër tyre se nuk janë të vërteta, krahas kësaj as nuk janë të mbështetura në logjik të shëndoshë. Përveç kësaj Krijuesi ynë qartë na ka lajmëruar në Kur’an rreth Isaut, vallë kjo nuk të duket më shumë e logjikshme? Apo ende dyshon në të?

 

A ka kuptim që Zoti të lind dhe të vdesë?

Vendosja e Zotit si qenie në trupin e njeriut paraqet përkufizim dhe limitim i qenies së Zotit i cili është më i madhi. Kjo është një imazh i pahijshëm që shumë njerëz ia atribuojnë Zotit i cili është i Madh dhe i Pastërt nga ajo që këta njerëz ia mveshin Atij.

Thuhet një një kaptinë të shkurtë Kur’anore: “Thuaj: “Allahu është Një. Allahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet Atij për çdo nevojë. Ai s’ka lindur kë, as vet nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë”. (el Ihlas 1-4)

Ai Zot i cili hyn në këtë definicion është Zoti i vetëm që meriton të adhurohet, dhe përveç Tij nuk meriton askush dhe asgjë të adhurohet.

Isau (Paqa qoftë mbi të) nuk hyn në këtë definicion aspak, për këtë shkak s’mund që t’a pranojmë atë si Zot apo as si bir të Zotit. Zoti është më i Madhi dhe më i Larti dhe është mëkat më i madh që dikush të thotë për Atë diç që nuk ngjan të thuhet për Zotin i cili është i vetëm në emra dhe në cilësi, thënia ndaj Tij diç që s’ka argument paraqet një gënjeshtër ndaj Zotit të botërave.

Kur’ani na mëson se Isau ishte prej njerëzve të devotshëm dhe ishte Pejgamber dhe rob i Allahut dhe na ndalon që t’a adhurojmë atë. Nëse e shohim se si Isau i ka mësuar dishepujt e tij do të gjejmë se ai asnjëherë, nuk i ka mësuar ata t’a adhurojnë atë.

Në fakt vet Isau u ka thënë: “Ju do të adhuroni Zotin tuaj dhe vetëm Atij do t’i shërbeni”. (Mateu 4:10)

Ndërsa në Kur’an thuhet se Isau ka thënë: “Adhurone Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj”. (Kur’an 5:117)

Nuk është vetëm Isau ai që ka urdhëruar të adhurohet vetëm një Zot, por ai edhe ua tërhoqi njerëzve vërejtjen që mos t’a adhurojnë atë dhe se vet Isau do të dëshmojë në Ditën e Gjykimit kundër atyre që e kanë adhuruar.

Si mund që të shpiket një gënjeshtër e tillë kundër Zotit!!!

I Lartë dhe i Pastër është Allahu nga ajo çka njerëzit i përshkruajnë Atij.

 

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera