Kufri është dy lloje
1. Kufri i cili nxjerr prej Fesë dhe ndahet në pesë lloje:
Kufri i përgënjeshtrimit: Argument për këtë është fjala e All-llahut: “E kush është më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut ose përgënjeshtron të vërtetën pasi t‘i ketë ardhur ajo? Po, a nuk është Xhehenemi vend për qafirat?”. (el Ankebutë 68)
Kufri i refuzimit dhe i mendjemadhësisë duke e ditur të vërtetën. Argument për këtë është fjala e All-llahut: “Dhe kur u thamë engjujve: “Bëni sexhde Ademit, ata menjëherë iu përulën (i bënë sexhde), përveç Iblisit i cili u bë mendjemadh dhe u bë qafir”. (el Bekare 34)
Kufri i dyshimit: Argument për këtë është fjala e All-llahut: “Dhe ai hyri në kopshtin e vet dhe duke i bërë dëm vetes së vet dhe tha:”Unë nuk mendoj se kjo do të zhduket kurrë! Dhe nuk besoj se Kijameti do të ndodh, por nëse bëhët që të kthehem tek Zoti im padyshim se do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo”. Atij, ai shoku i vet (besimtar) i tha- duke polemizuar me të: “A e mohove atë që të krijoi nga një pikë uji dhe pastaj të bëri njeri të plotë? Por për mua Ai All-llahu është Zoti im dhe unë nuk i bëj shok askë!”. (el Kehf 35-38)
Kufri i largimit (kthyerjes së shpinës Hakut). Argument për këtë është fjala e All-llahut: “…Ata që nuk besuan nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja”. (el Ahkaf 3)
Kufri i nifakut (dyfytyrësisë): Argument është fjala e All-llahut: ”Ngase ata besuan e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u vulosën dhe nuk kuptojnë”. (el Munafikunë 3)
2. Lloji i dyte i Kufrit është Kufri i vogël i cili nuk nxjerr prej Fesë dhe është Kufër në mirësitë e All-llahut. Argument për këtë është fjala e All-llahut:“All-llahu sjell si shembull një fshat që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, e kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llahu përshkak të sjelljes së tyre ua veshi petkun e urisë dhe të frikës”. (en Nahl 112)
Nga: Muhamed ibn AbulUehhab et Temimi
Përktheu: Enis Arifi