Mbajtja e një fjalimi pas katër rekateve të namazit të Teravisë

by Uniteti-Admin

Pyetje: Cila është dispozita e Sheriatit për dersin i cili mbahet pas katër rekateve në namazin e Teravisë?

Përgjigje: Dersi apo fjalimi të cilin e mbajnë disa imamë pas katër rekateve të namazit Teravi s’prish punë inshaAllah dhe më e mira është që një gjë e tillë mos të bëhet vazhdimisht pandërprerë përshkak që mos të mendojnë njerëzit se ai fjalim apo ligjëratë është pjesë e namazit dhe gjithashtu nga frika se njerëzit mund të marrin përshtypje se një gjë e tillë është vaxhib dhe në këtë mënyrë njerëzit të flasin keq për ata që një gjë të tillë nuk e veprojnë.

Imami është i obliguar që t’i njoftojë njerëzit me dispozitat e Sheriatit aq sa ka mundësi dhe në veçanti çështjet që janë të rëndësishme dhe të cilat njerëzit nuk i njohin.

S’ka dyshim se dersi apo fjalimi është më i dobishëm sesa dalja prej xhamisë apo biseda rreth ndonjë çështje të dunjasë. Dhe ky ders pas katër rekateve është më i hajrit sesa dhikrin e bidatit (dhe salavatin me zë) të cilin e bëjnë disa imamë pas katër rekateve.

Thotë dijetari Abdullah el Xhibrin:

“…e kam hetuar se njerëzit në këto kohëra e falin shkurt namazin (e Teravisë) dhe e kryejnë namazin për një orë ose më pak se një orë. Për këtë shkak nuk ka arsye që të ketë pauzë për pushim gjatë Teravisë, sepse për këtë kohë të shkurtë ata nuk lodhen dhe nuk ndjejnë këputje. Mirëpo pushimi pas katër rekateve që e bëjnë disa imamë dhe të cilin e shfrytëzojnë për freskim dhe pushim është më mirë që kjo pauzë të shfrytëzohet për të mbajtur ndonjë këshillë të dobishme apo për lexim të ndonjë libri të dobishëm, ose komentim të ndonjë ajeti Kur’anor që është lexuar në namaz. Gjthashtu mund që të mësohet ndonjë dispozitë prej dispozitave të Sheriatit”.

Muhamed Salih el Munexhid

IslamQ&A

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera