Mbështetja në Allahun (Teuekuli)

by Uniteti-Admin

1-      Definicioni i Teuekul-it:

Dijetarët e kanë definuar këtë cilësi, apo këtë vepër të zemrës me definicione të shumta, mirëpo të përafërta në kuptim, andaj do t’i përmendim vetëm tri prej thënieve të dijetarëve rreth kuptimit dhe definicionit të Teuekul-it:

–          Thotë Ibn A’bbasi (radijAllahu anhuma): “Teuekul– i është besimi i plotë në Allahun, ndërsa Teuekul i sinqertë është të besosh në atë e cila është tek Allahu, sepse kjo është gjëja më e mirë dhe që do të mbetet nga dynjaja yte.”

–          Thotë Ahmed ibn Hanbel: “Teuekul-i është t’ia dorëzosh çështjet Allahut dhe besimi në Të.”

–          Thotë Ibn Rexheb el-Hanbelij: “Është mbështetja e e sinqertë e zemrës në Allahun, në arritjen e dobive dhe largimin e dëmeve, në çësthjet e dynjasë dhe të Ahiretit.”

2-      Llojet e Teuekul-it:

–          Mbështetja e njeriut në Allahun në përmirsimin e vetes së tij, duke mos shikuar të tjerët.

–          Mbështetja e njeriut në Allahun në praktikimin e Fesë, poashtu në praktikimin dhe ndihmimin e Fesë çdokund në tokë, kundërshtimin e devijimeve, udhëzimin e njerëzve dhe dëshira për tu ndihmuar dhe urdhërim në të mirë dhe ndalim nga e keqja.

–          Mbështetja e njeriut në Allahun rreth arritjes së disa dëshirave dhe nevojave të tij në këtë jetë, siç është: furnizimi, martesa, trashigimi, shëndëti, ngadhjimi ndaj armikut zullumqarë, apo largimi i gjërave të papëlqyeshme dhe sprovave të kësaj dynjaje.

–          Mbështetja e njeriut në Allahun në arritjen e diçkaje të ndaluar, ose largimin e diçkaje të obliguar.

3-      Rëndësia e Teuekul-it:

Mbështetja në Allahun është prej cilësive më të larta në Islam dhe është cilësi e cila e ngrit robin e Allahut në pozita të larta të besimit, cilësi dhe vepër e cila është çelës i çdo vepre të mirë, andaj kanë thënë disa prej dijetarëve se Teuekul-i është gjysma e Fesë së Allahut. Kjo vepër është detyrë për çdo besimtarë dhe duhet bërë sinqerisht vetëm për Allahun, thotë Allahu ne Kur’an:

وَعَلَى اللَّهِ فَتَوَكَّلُوا إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ

“Dhë në Allahun mbështetuni, në qoftë se jeni besimtarë”[1]

Teuekul-i është kusht prej kushteve të Imanit, andaj sa herë që të forcohet dhe shtohet Imani i njeriut, shtohet dhe forcohet Teuekul-i i tij në Allahun.

Ky adhurim është prej adhurimeve më të rënda dhe më të larta të zemrës, Allahu e ka bërë këtë adhurim një prej shkaqeve me të cilat arihet dashuria e Allahut ndaj robit të Tij, thotë Allahu:

إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ الْمُتَوَكِّلِينَ

“Me të vërtetë Allahu i don ata që mbështeten (në Allahun)”[2]

Kjo cilësi është prej veçorive të besimtarëve të sinqertë dhe të devotshëm, thotë Allahu: إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللَّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ

“Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur të përmendet Allahu, vërgëllojnë (nga frika dhe përulja), e kur t’u lexohen argumentet e Tij, iu shtohet thellimi në besim dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten[3]

Thotë Aliu (radijAllahu anhu): “O ju njerëz, mbështetuni në Allahun dhe besoni në Atë, sepse Ai ju mjafton.”[4]

 

Përktheu: Ali Ashani

 


[1] El-Maide:23.

[2] Aal-I’mran:159.

[3] El-Enfal:2.

[4] Alukah.net

Të tjera