Është një botëkuptim i gabuar tek njerëzit sipas të cilit femrat muslimane janë të vetmet të cilat duhet të jenë të mbuluara, por një gjë tillë nuk është e vërtetë, mirëpo është e vërtetë se shumica e grave muslimane janë që i ndjekin urdhërat për t’u mbuluar. Islami nuk është fe e vetme që ka kësi lloj urdhëra. Urdhëri për t’u mbuluar është edhe në fetë e mëdha botërore siç është Krishterizmi. Është interesant fakti se si armiq më të mëdhej të Mbulesës së femrës në botë janë mu të krishterët, bile edhe krishterët fetarë praktikantë të fesë së tyre e urrejnë dhe e luftojnë Mbulesën.
A është mbulimi i kokës obligim për femrat krishtere?
Përgjigja e kësaj pyetje është PO…mbulesa e kokës është obligim edhe për femrat krishtere sipas teksteve Biblike krishtere. Vetëm lexo në Dhjatën e Re në kaptinën “Korintianët” (11/3:10) ku thuhet: “Koka e çdo burrit është Krishti dhe koka e Krishtit është Zoti. Cdo njeri i cili lutet me kokë të mbuluar, e turpëron kokën e tij. Por çdo grua e cila lutet me kokën e pambuluar e turpëron kokën e saj dhe është njëjtë sikurse t’a ketë kokën e ruajtur (flokët e prera plotësisht). Pra nëse femra nuk është e mbuluar, atëherë le t’i ruaj flokët. Por nëse është turp që gruaja që t’i shkurtojë ose t’i ruaj flokët, atëherë le t’i mbulojë flokët. Burri nuk është që t’i mbulojë flokët, sepse ai është pamja dhe lavdia e Zotit, por gruaja është lavdia e burrit. Burri nuk është krijuar për gruan, por gruaja për burrin, për këtë shkak duhet që të ketë shenjë autoriteti mbi kokën e saj, përshkak të engjujve”.
Këta tekste Biblike e kanë për qëllim atë që e thonë. A e ke pyetur veten tënde se pse shumë “motra nderi katolike” mbulohen pothuajse si femrat muslimane?
A e ke pyetur veten se pse Maria, nëna e Jezusit (Paqa qoftë mbi ta) paraqitet në artin krishter dhe në ikonat kishtare me flokët e mbuluara?
Disa pika interesante në urdhërat krishtere që kanë të bëjnë me Mbulesën
- Qëllimi eksplicit që femra krishtere t’a mbulojë kokën sipas Palit është se Mbulesa është shenjë se burri ka kontroll dhe autoritet mbi gruan. Ndërsa në Islam qëllimi i Mbulesës është devotshmëria dhe modestia.
- Femra krishtere duhet që t’a mbulojë kokën e saj çdoher kur lutet, qoftë në kishë apo në shtëpi, ndërsa ajo nuk është e obliguar që të mbulojë kokën e saj kur nuk lutet dhe mund që lirisht të del e pambuluar përpara mysafirëve të huaj meshkuj në shtëpi ose në rrugë.
Pra në Krishterizëm qëllimi i Mbulesës nuk është modestia dhe mbulimi i pjesëve të bukura që i ka femra, kjo sigurisht kuptohet prej vet fjalëve të Palit.
Ky fakt na jep një perspektivë tërësisht të re, apo jo! Ju themi motrave tona muslimane që janë të pambuluara se ju jeni muslimane edhe nëse nuk mbuloheni, dhe mosmbajtja e mbulesës nuk ju nxjerr prej fesë. Ju themi se Mbulesa në Islam nuk është shenjë e shtypjes dhe presionit të meshkujve mbi femrat, ju lutemi lexoni Kur’anin dhe lexoni versetet Biblike dhe gjykoni vet.
A ka sot femra krishtere që i mbulojnë kokat e tyre?
E vërtetë është se shumica e femrave krishtere nuk e mbulojnë kokën dhe ka shumë të tjerë që nuk i respektojnë urdhërat krishtere në të cilat ndalohet amoraliteti, marrdhëniet seksuale paramartesore etj. Mirëpo ekziston një numër i femrave krishtere të cilat e pasojnë Biblën ashtusiç është e shkruajtur dhe i respektojnë këta urdhëra.
Në një verset Biblik tjetër thuhet:
“Keni ndëgjuar se është thënë: “Mos bën amoralitet (marrdhënie të jashtlgjishme). Por ju them se nëse dikush prej jush shikon një grua me epsh, vetëmse sa ka bërë amoralitet me atë me zemrën e tij” (Matheu 5:27-28)
Sipas kësaj deklarate e cila thuhet se është prej Jezu Krishtit apo Isaut(sipas emërtimit Kur’anor) shihet qartë se meshkujt janë të urdhëruar që t’i përulin shikimet dhe se shikimi i femrave me epsh është sikurse bërja amoralitet.
Në një verset Biblik tjetër thuhet:
Gruaja nuk duhet që të vesh tesha të burrit dhe as burri që të vesh tesha të grave, për Zotin, Zoti i yt e urren secilin që e bën këtë”. (Deutoronomi 22:5)
Poashtu në një verset Biblik thuhet:
“Dhe dua që gratë të jenë modeste në pamjen e tyre. Duhet që të veshin tesha të ndershme dhe të përshtatshme dhe mos të tërheqin vëmendje kah ata duke i rregulluar flokët ose duke veshur arë ose margaritarë ose tesha të shtrenjta”. (Timotheu 2:9)
Disa ajete Kur’anore që kanë të bëjnë me Mbulesën
“Dhe thuaju besimtareve që t’i përulin shikimet dhe t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit dhe që mos t’i ekspozojnë bukuritë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, dhe që t’i hedhin mbulesat tyre mbi gjoksat e tyre dhe mos t’i zbulojnë bukuritë e tyre dikujt tjetër përpos burrave të tyre, ose baballarëve të tyre, ose baballarëve të burrave të tyre, ose bijëve të tyre, ose bijëve të burrave të tyre, ose vëllezërve të tyre, ose bijëve të vëllezërve të tyre, ose bijëvë të motrave të tyre, ose grave të tyre (shoqeve), ose robreshave të tyre, ose burrave që nuk kanë epsh për gra, ose fëmijëve që ende nuk i hetojnë pjesët private të grave. Dhe mos të kërcasin me këmbët e tyre (përtoke duke bërë zhurmë) me qëllim që t’ua bëjnë me dije (njerëzve) se çka fshihet prej bukurive të tyre. Pendohuni tek Allahu o ju besimtarë, ashtuqë të shpëtoni”. (en Nurë 31)
Dhe thotë në një ajet tjetër: “O ti Pejgamber! Thuaju grave dhe bijave tuaja dhe grave të besimtarëve që të tërheqin mbi ta mbulesat e tyre (xhilbabin), kjo është më afër asaj që të njihen (se nuk janë të pandershme) dhe të maltretohen (prej njerëzve që i shohin), Allahu është Falës dhe i Butë”. (el Ahzabë 59)
Të jemi racional…Zoti i din animet dhe dëshirat natyrore të meshkujve dhe femrave, pra këta rregulla të modestisë nuk e kanë për qëllim që njeriut t’ia marrin lirinë personale, mirëpo këta rregulla shërbejnë si udhëzues që njeriut ia don të mirën dhe e largojnë njeriun prej vetshkatërrimit.
Cila shoqëri është më e shëndoshë nga ana morale? Një shoqëri ku gratë dhe burrat e ruajnë modestinë e tyre duke e përulur shikimin, ashtusiç është rasti i shoqërive Islame, apo më e e shëndoshë është një shoqëri në të cilën meshkujt dhe femrat ecin rrugës lakuriq apo gjysëmlakuriq?
Allahu nuk ia dëshiron njeriut të keqen, por njeriu i bën vetvetes së vet keq dhe si përfundim mund të themi ideja e shoqërisë Islame në Kur’an është modeli të cilin edhe vet Jezusi (Isau) e ka propaguar.
Allahu e din se njeriu është i dobët dhe nuk mund të presim që të jemi të përsosur dhe të pagabueshëm, në dritën e këtij realiteti, Allahu shpreh ndaj neve një mëshirë të madhe për secilin i cili kthehet tek Ai me pendim të sinqertë.
“Allahu dëshiron që t’ua lehtësojë juve dhe është krijuar njeriu i dobët”. (en Nisaa 28)
Thotë Allahu në Kur’an: “O ju pasues të Librit (krishterë dhe jehudë)! Ejani tek një fjalë e cila është e barabartë mes neve dhe jush: Që ta adhurojmë Allahun dhe mos t’i përshkruajmë Atij shok dhe as që në mes veti të marrim njëri tjetrin për zotëra përpos Allahut. Nëse ata t’a kthejnë shpinën thuaju: “Dëshmoni se ne jemi muslimanë”. (ali Imran 64)
Përgatiti: Enis Arifi