Njeriun Allahu e ka krijuar në një natyrë të pastër. Prej gjërave esenciale të kësaj natyrshmërie është mbulimi i trupit dhe mosekspozimi i pjesëve të turpshme në mënyrë të ndaluar dhe publike.
Nëse një njeri devijon nga natyrshëmëria, atëherë ai do të devijoj edhe nga perceptimi i tij të mosekspozimit të trupit dhe mosmbulimit modest siç i takon një krijese intelegjente njerëzore.
Sa i përket natyrshmërisë në mbulimin e trupit ka edhe aspekte tjera anësore që i bashkangjiten kësaj natyrshmërie, siç është: përulja e shikimit, ulja e zërit tek femrat dhe qëndrimi i femrës në natyrën e saj femërore, poashtu obligimi i Mbulesës (Hixhabit), mbulimi i pjesëve atraktive të trupit, mosvetmimi me gjininë e kundërt, përzierja në mes dy gjinive nëpër institucione dhe vende të ndryshme, si dhe marrja për shokë apo shoqe nga gjinia e kundërt…dhe të gjitha këta që i përmendëm bien poshtë me automatizëm nëse bie poshtë kuptimi i mbulimit dhe modestia në të.
Për këtë shkak e gjejmë se të gjithë pejgamberët kanë thirrur në ruajtjen e esencës së natyrshmërisë njerëzore së bashku me Teuhidin (Njëshmërinë).
Edhe Pejgamberi (Sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thërriste në Meke në këta gjëra. I tha ebu Sufjani Herakleut, mbretit romak kur e pyeti ai se në çka thërriste Pejgamberi: “Na urdhëron në namaz, në vërtetësi dhe në dëlirësi”. Tha Herakli në këtë: “Këta janë shenja pejgamberi”.
Përveç faktit se Allahu e ka krijuar njeriun që të jetë i dëlirë dhe modest në veshje, Ai poashtu ka krijuar edhe mjete tjera mbrojtëse të kësaj dëlirësie dhe të kësaj natyrshmërie, për këtë Allahu e krijoi edhe xhelozinë, siç është xhelozia e bashkëshortit për bashkëshorten apo e kundërta dhe i ka bërë këta mbikqyrës të njëri tjetrit, dhe siç është rasti i mbikqyrjes së prindit ndaj vajzës së tij dhe të kundërtën poashtu.
Por jo vetëm kaq, por Allahu ka krijuar edhe xhelozi tek njeriu edhe ndaj atyre që janë të huaj për atë dhe i ka krijuar njerëzit në natyrshmëri, ashtuqë mos të rebelohen ndaj dëlirësisë së tyre apo ndaj dëlirësisë së të tjerëve.
Njerëzimi nuk kanë polemik se trupi i njeriut duhet të mbulohet, dhe se mbulimi i trupit është natyrshmëri njerëzore, edhe nëqoftëse nuk ka nxehtë apo ftohtë, borë apo shi, bile edhenëse njeriu është në vetmi dhe përreth tij nuk ka askush që e sheh, prapëseprap natyra e pastër njerëzore e urdhëron që të mbulohet. Por ka një dallim tek natyrshmëria e asaj se sa njeriu duhet të mbuloj prej trupit të tij. Për këtë tek disa e gjejmë se mbulojnë aq sa ua merr mendja se duhet të mbulojnë, apo aq sa ua dëshiron epshi apo mbulohen ashtusiç na është transmetuar në tekstet Sheriatike të Kur’anit dhe Sunetit.
Ekziston diskprepancë e madhe për sa i përket asaj se sa duhet njeriu të mbuloj nga trupi i tij, mes dy grupeve në këtë botë, e ajo është grupi i parë të cilët si peshojë për mbulimin e trupit e kanë nga Shejtani apo nga epshi i tyre dhe nga grupi tjetër që si burim i metodës së veshjes së tyre i kanë tekstet Kur’anore. Njëri grup e ka referencë logjikën e devijuar nga natyrshmëria njerëzore dhe grupi tjetër e ka referencë Fjalën e Allahut e cila është mbulim siç i takon natyrshmërisë njerëzore.
Mirëpo mbulimi Islam për shumë njerëz është absurd dhe ekstrem, por kjo nuk na brengos fare, sepse ne jemi robër të Allahut që nuk kemi devijuar nga natyrshmëria njerëzore, ndërsa ata që mendojnë ndryshe kanë devijuar dhe s’mund ta kuptojnë natyrshmërinë njerëzore, ose mund ta kuptojnë por e kanë shumë vështirë.
Nga: AbdulAziz et Turejfi
Përktheu me disa shtesa: Enis Arifi