Mesataria e ehli Sunetit në krahasim me sektet e devijuara

by Uniteti-Admin

Mesataria e ehli Sunetit dhe Xhematit në krahasim me sektet e devijuara është evidente dhe është gjë e cila hetohet. Ehli Suneti dhe Xhemati janë grupi i shpëtuar dhe pala e ndihmuar dhe dallimi mes ehli Sunetit dhe sekteve që thirren se janë në rrugën e vërtetë është dallim në akide dhe në metodologji. Ehli Suneti pasojnë Kur’anin dhe Sunetin ashtusiç i ka mësuar Pejgamberi shokët e tij që ta pasojnë dhe ehli Suneti janë të kapur për këtë metodolgji, ndërsa pasuesit e sekteve në realitet nuk e pasojnë Kur’anin plotësisht apo nuk pasojnë diçka prej Sunetit ashtusiç i ka urdhëruar Pejgamberi sahabët dhe ashtusiç i ka urdhëruar edhe të tjerët që do të vijnë pas sahabëve deri në Ditën e Gjykimit.

Si sqarues të fesë ehli Suneti e kanë fillimisht Kur’anin dhe Sunetin, ndërsa sektet e devijuara si sqarues dhe udhërrëfyes e kanë: Apolegjetikën, Logjikën, Filozofinë etj. Ehli Suneti janë grupi i cili janë të kapur për Kur’anin dhe Sunetin haptaz dhe fshehtaz dhe ehli Suneti nuk bashkohen në humbje asnjëherë. Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Kush e pason udhëzimin Tim nuk do të devijojë dhe as nuk do të jetë i dëshpruar. Dhe kush largohet prej Librit Tim(ذكري), ai do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër. Do të thotë: “O Zoti im përse më ke ngjallur të verbër kur unë isha që shihja?”  (Taha 123-125)

Thotë ibn Abasi: “Allahu i ka garantuar atij që e lexon Kur’anin dhe punon sipas tij se ai person nuk do të devijojë në këtë botë dhe nuk do të dëshprohet në Ahiret”.

Ka shumë faktorë që janë shkak që njeriu të largohet prej pasimit të Kur’anit dhe prej Sunetit, një prej tyre është rrethina në të cilën ata jetojnë, ashutsiç edhe na ka lajmëruar Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në hadith në të cilin thotë: “Cdo foshnjë lind me natyrë të pastër, të dy prindët atë e udhëzojnë që të bëhet jehudi, të krishterë ose zjarrputist ”. Kur thuhet se pse filani është pauses i sektit sufi, përgjigja është se ka jetuar në atmosferë të sufive, ose kur thuhet se pse filani është shi’a, përgjigja është se ai ka jetuar në shtëpi me familje shi’it dhe kështu me rradhë.

Nëse njeriu mendon rreth bazave të fesë, sigurisht se do t’a gjejë ehli Sunetin prej më të drejtëve dhe më mesatarëve.

  • Mesataria e ehli Sunetit në çështjet që kanë të bëjnë me emrat dhe cilësitë e Allahut

Ehli Suneti është mesatarë në këtë çështje mes atyre që nga frika që mos ta përngjasojnë Allahun me krijesat, e ndryshojnë kuptimin e emrave dhe cilësive të Allahut dhe plotësisht ua humbin kuptimin emrave dhe cilësive të Tij. Të këtij lloji janë sektet: Xhehmij, Mu’tezilij, Esharij, Maturidij.

Nga ekstremi tjetër qëndron sekti antropomorf Kerramij të cilët e përngjasojnë Allahun me Krijesat.

Ndërsa ehli Suneti janë mesi i këtyre llojeve të ekstremistëve, ehli Suneti as nuk ua humbin kuptimin emrave dhe cilësive të Allahut dhe as nuk e përgjasojnë Allahun me krijesat.

  • Mesataria e ehli Sunetit në Kada dhe Kader (Caktimi dhe paracaktimi i Allahut)

Ehli suneti janë në mes dy sekteve ekstreme në këta çështje. Janë në mes sektit Xhebrij të cilët thonë se njeriu s’ka dëshirë dhe zgjedhje në jetën e tij dhe në mes sektit Kaderij të cilët e thonë të kundërtën që e thonë sekti Xhebrij, pra kaderijtë thonë se njeriu është plotësisht i lirë dhe i pavarur në zgjidhjet që i bën dhe se Allahu kinse nuk ka rol në zgjedhjet që njeriu i bën në jetën e tij. Njëri sekt mohuan se Allahu ka dëshirë për të bërë diçka ndërsa sekti tjetër mohuan se njeriu ka dëshirë dhe zgjedhje. Ndërsa ehli Suneti pohojnë se Allahu ka dëshirë ashtusiç i takon madhërisë së Tij, poashtu ehli Suneti pohon se edhe njeriu ka dëshirë dhe zgjedhje të kufizuar për të bërë diçka.

  • Mesataria e ehli Sunetit në çështjen e Besimit (Imanit)

Këtu ehli Suneti është në mes dy sekteve ekstreme, në mes sektit Murxhij dhe në mes sektit Mutezilij dhe Havarixh. Sekti Murxhij të cilët me ekstremizmin e tyre i quajtën qafirat si musliman dhe e nxorrën veprën prej asaj që quhet Iman, dhe nga ana tjetër Havarixhët të cilët i quajtën muslimanët si qafira dhe e bënë hallall gjakun dhe nderin e muslimanëve, dhe të cilët i quajnë muslimanët qafira vetëm me bërjen e gjunaheve.

  • Mesataria e ehli Sunetit me ehli Bejtin

Ehli Suneti janë mesatarë në sjelljen e tyre ndaj familjes së Pejgamberit në mes atyre që e shajnë dhe nuk e respektojnë ehli  Bejtin dhe nga ana tjetër të atyre të cilët e adhuruan ehli Bejtin me hipokrizi sikurse janë Rafidijtë (Shi’at).

  • Mesataria e ehli Sunetit me shokët e Pejgamberit

Përsëri ehli Suneti është në mes të dy grupeve ekstreme, mes grupit Mu’tezilij dhe Havarixh dhe nga ana tjetër grupi Rafidij (Shi’a). Ehli Suneti i duan shokët e Pejgamberit, sepse dashuria ndaj Pejgamberit e kërkon një gjë të tillë, dhe sharja e shokëve të dikujt është sharje ndaj atij “dikujt”. Ka një thënie arabe e cila thotë: “Më trego se më kë shoqërohesh, unë do të tregoj se kush je”, poashtu një thënie tjetër thotë: “Kush shoqërohet me atë që fal namazin edhe ai do të falet, dhe kush shoqërohet me muzikantin edhe ai do të këndojë”.

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera