Mosfalënderimi dhe mosinkurajimi i bashkëshortes

by Uniteti-Admin

Është zakon i burrave (bashkëshortëve) që t’i kritikojnë bashkëshortet e tyre kur ata gabojnë diçka, mirëpo përveç kësaj ka burra të cilët nuk e falënderojnë gruan kur ajo bën diçka të mirë. Kështuqë ky bashkëshort nuk e falënderon atë kur ajo kryen ndonjë punë ashtusiç është më mirë.

Ndoshta gruaja e përgatit ushqimin më të lezetshëm për bashkshortin e saj dhe ndoshta ajo ia zbardh fytyrën burrit të saj kur ajo përgatit ushqim të mrekullueshëm për mysafirët, edhe ndoshta ajo kujdeset ndaj fëmijëve dhe i edukon ata siç është më mirë, ajo ndoshta edhe del përpara bashkëshortit të saj e zbukuruar me zbukurime më të bukura… dhe ndoshta dhe ndoshta… por përkundër të gjitha këtyre që i përmendëm ky bashkëshort nuk e nxjerr prej gojës së tij as një fjalë të vogël falënderimi dhe inkurajimi, apo së paku një buzëqeshje të kënaqshme, apo një shikim të butë dhe solidarizues…e mos të flasim për ndonjë dhuratë apo ndonjë nder tjetër.

Pa dyshim se këta që i përmendëm janë gjëra negative që mund të jenë prej pasojave të ashpërsisë dhe prej kopracisë së burrit.

Ndonjë burrë mund të arsyetohet dhe të thotë se nuk e falënderon gruan e tij apo bashkëshorten, përshkak se frigohet që bashkëshortes së tij mos t’i rritet mendja dhe të ngritet përmbi të dhe të bëhet mendjemadhe.

Por kjo arsyre nuk mban dhe nuk është e vërtetë. Burri duhet ta din se lumturia e burrit është e lidhur me lumturinë e gruas së tij.

Sa mund t’i kushtoj burrit që ta lavdëroj gruan e tij për pamjen e saj të bukur dhe për sjelljen e saj të mirë?

Pse bashkëshorti mos t’i përmend asaj se sa ai është i kënaqur nga shërbimet e saj në shtëpi dhe nga edukata që ajo ua ofron fëmijëve?

Pse burri mos ta falënderoj gruan e tij për ushqimin e mrekullueshëm që ajo e ka përgatitur për mysafirët?

Të gjitha këta që i përmendëm llogariten prej fjalëve të mira dhe të lavdëruara të cilat e forcojnë dashurinë dhe mëshirën në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes.

Nëse gruaja ka një burrë që e falënderon dhe që e inkurajon atë, ajo do të gëzohet dhe do t’i shtohet vullneti për punë dhe për ta shërbyer burrin edhe më tepër.

Nëse zemra e gruas inkurajohet nga burri i saj ajo jeton me atë e qetë dhe e sigurt dhe kthehet  lumturia dhe harmonia në jetën e tyre bashkëshortore.

Nga: Dr. Muhamed el Hamed

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera