Muaji Rexheb dhe bidatet (risitë) që bëhen në të

by Uniteti-Admin

1-      Hadithet e transmetuara rreth vlerës së “Natës së Regaibit” dhe Namazit në të janë hadithe shumë të dobëta sipas ekspertëve të kësaj lëmie (Hadithit).[1]

2-      Hadithet e transmetuara për vlerën e Namazit në gjysmën e Muajit Rexheb janë hadithe të trilluara.[2]

3-      Festimi i natës së (27) me pretendim se kjo natë është Nata e Isra-së dhe Mi’raxh-it nuk lejohet, sepse kjo nuk është transmetuar prej Pejgamberit (salAllahu alejhi ve sel-lem), bile nuk ka argument se Isra-ja ka ndodhur në këtë natë.[3]

4-      Hadithet që flasin për veçorinë e agjërimit në Muajint Rexheb, të gjitha janë hadithe të dobëta, por njeriu agjëron ashtusiç ka agjëruar edhe në muajt tjerë.

5-      Thënia, apo Dua’-ja: “O Allah na beko neve Rexhebin dhe Sha’banin, ndërsa na mundëso ta arrijmë Ramazanin” nuk është prej thënieve të Pejgamberit (salAllahu alejhi ve sel-lem).[4]

6-      Nuk lejohet që të veçohet ky Muaj nga muajt tjerë me lëmoshë për të vdekurit.

7-      Çdo lutje e cila përdoret në veçanti për këtë muaj është e shpikur dhe risi.

8-      Nuk lejohet veçimi i këtij muaji për vizitë të varrezave, sepse kjo vizitë mund të bëhet në çdo kohë.

9-      Nuk ka ndodhur ndonjë ndodhi e njohur historike në këtë muaj, thotë Ibn Rexhebi: “Nuk ka diç të vërtetë (në kësi lloj transmetimesh), është transmetuar se Pejgamberi (salAllahu alejhi ve sel-lem) ka lindur në natën e parë të këtij Muaji, mirëpo nuk është e vërtetë”.[5]

10-  Veçimi i këtij muaji për I’tikaf nuk është transmetuar prej Pejgamberit (salAllahu alejhi ve sel-lem).[6]

 

Dr. Muhammed el-Hebdan

Përktheu: Ali Ashani


[1] Ibn Tejmije.

[2] Ibn el-Xheuzi.

[3] Ebu esh-Shameh el-Makdisi

[4] Ibn Rexheb el-Hanbelij.

[5] Ibn Rexheb el-Hanbelij.

[6] Ibn Tejmije.

Të tjera