E ka përmendur ibn Kajjimi: “Ishte një njeri që njihej se ka qenë gjunahqarë dhe shumë i mangët në fe, nuk kaloi një kohë dhe i kishte ardhur koha që të vdes dhe kur ishte shtrirë për t’i dalur shpirti të gjithë të afërmit vrapuan dhe u mblodhën rreth tij dhe e morën në prehër duke ia rikujtuar Allahun dhe duke ia kujtuar fjalën La ilahe il-lAllah. Në ato çaste kur veç shpirti filloi t’i dilte bërtiti me një zë të lartë dhe tha: “Jam duke thënë La ilahe il-lAllah… !!! Mua nuk më bën dobi fjala La ilahe il-lAllah… Dhe unë nuk e di se ndonjëherë a kam falur një namaz për Allahun prej kohës kur kam hyrë në pubertet…”. Dhe vazhdoi të bërtiste derisa i doli shpirti.
Kur i erdhi vdekja ibn Idrisit i cili njihej me asketizëm dhe devotshmëri, filloi ibn Idrisi të ofkëllojë. Kur bija e tij e ndëgjoi këtë filloi të qante, ndërsa babai i saj ibn Idrisi i tha: “Oj bija ime mos qaj se unë e kam lexuar Kur’anin në këtë shtëpi 4000 herë dhe jam përgatitur për këtë ditë”.
Transmetohet se kur i ka ardhur vdekja Amir bin Abdilah bin Zubejr dhe ka qenë në shtratin e vdekjes dhe duke i marë frymat e fundit në këtë botë, ndërsa familja rreth tij duke qarë, në këta çaste muezini e thërret ezanin e namazit të akshamit, ndërsa Amirit i kishte ardhur shpirti te fyti dhe ishin shtuar dhimbjet e vdekjes. Kur ai e ndëgjoi ezanin u tha atyre që i kishte përreth: “Më kapni për krahët më çoni në këmbë…!”
Ata i thanë: “Ku dëshiron të shkosh?”
Amiri tha: “Në xhami…”
Ata i thanë: “Në xhami të shkosh në këtë gjendje?!”
Ai tha: “SubhanAllah…unë ta ndëgjoj ezanin dhe mos t’i përgjigjem…?! Më merni për krahu…” dhe në këtë mënyrë e kapën për krahu dhe për këmbe dhe e bartën deri në xhami…e fali një rekat pas imamit dhe vdiq në sexhde dhe nuk u çua më për në rekatin e dytë.
Thotë Ata’a bin Saib: “Iu shtua sëmundja ebu AbdurRahman es Sulemi-t dhe ne shkuam që ta vizitojmë atë, e gjetëm atë ulur në xhami dhe e pamë se atij i ishin shtuar dhimbjet dhe kishte filluar shpirti që t’i del…dhe ne ndjejtëm keqardhje kur e pamë në këtë gjendje dhe i thamë: “A nuk është më mirë të të çojmë në shtrat se është më mirë dhe më përshtatshëm?” Ai na shikoi neve dhe tha: “Më ka treguar njëri se Pejgamberi ka thënë: “Njeriu llogaritet se është në namaz përderisa e pret namazin në xhami” dhe unë dua që të vdes në këtë mënyrë.
Nga: Muhamed el Arifi
Përktheu: Enis Arifi