Neglizhenca në gjuhën arabe quhet el gafleh, apo siç njihet ndër popullatën tonë si “gaflet”. Neglizhenca ka shumë kuptime të cilat janë të përafërta me njëra tjetrën, prej tyre është se fjala gaflet apo fjala neglizhencë nënkupton: lënie pasdore, apo lënia e qëllimshme në harresë e cila nuk duhet lënë apo harruar, apo mbyllje e shqisave për të shqisuar.
Kjo ishte shkurtimisht sa i përket negiizhencës nga ana gjuhësore, ndërsa nga ana sheriatike neglizhencën dijetarët islam e kanë përkufizuar si vijon:
Thotë el Munauij: “Neglizhenca (gafleti) është humbja e ndjenjave rreth diçkaje për të cilën duhet patjetër të ndjejë”.
Poashtu kanë thënë: “Neglizhenca (gafleti) është pasimi i epshit në atë çka epshi e pëlqen dhe e dëshiron”.
Ajetet që flasin për neglizhencën (gafletin)
Thotë All-llahu: “Dhe në ditën kur Ne i mbledhim të gjithë dhe u themi atyre që kanë bërë shirk ”Rrini në vendet tuaja ju edhe ortakët tuaj (idhujt tuaj). Dhe i ndajmë mes tyre dhe thonë ortakët (idhujt): “ju nuk na adhuruat neve”. Mjafton All-llahu dëshmitarë mes neve edhe juve se ne me të vërtetë kemi qenë neglizhentë (gafilë) ndaj adhurimit tuaj. Aty në atë vend secili njeri sprovohet me atë që ka bërë dhe kthehen tek All-llahu Sundimtari i vërtetë dhe humb ajo çka kanë shpifur”. (Junus 28-30)
Poashtu thotë All-llahu: “Do t’i zmbraps nga argumuntet (ajetet) e Mia ata të cilët bëjnë kryelartësi (mendjemadhësi) pa pasur të drejtë. Nëse ata shohin çdo argument ata nuk besojnë edhe nëse e shohin rrugën e udhëzimit, ata nuk e marrin atë rrugë, nëse ata e shohin rrugën e devijuar, ata e marrin atë rrugë, kjo është përshkak se ata i përgënjeshtruan ajetet Tona dhe ishin neglizhentë ndaj tyre”. (el A’raafë 146)
Dhe thotë: “Bën durim me ata që e lutin Zotin e tyre në mëngjes dhe në mbrëmje dhe që e duan Fytyrën e All-llahut dhe mos i hiq sytë prej tyre duke e dashur bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij të cilit ia kemi bërë zemrën neglizhente nga përmendja e Ynë dhe e ka pasuar epshin e tij dhe çështja e tij ka mbaruar”. (el Kehf 28)
Dhe thotë: “Dhe kush është më në humbje sesa ai që lut diçka tjetër pos All-llahut një gjë e cila nuk i përgjigjet atij deri në Ditën e Kijametit, dhe ata (idhujt, tagutët) janë neglizhentë (gafilë) ndaj lutjes së tyre (ndaj lutjes së lutësve)”. (el Ahkaaf 5)
Hadithe që flasin për neglizhencën
Tranmsetohet prej ebu Hurejres r.a se e ka dëgjuar Pejgamberin (sal-laAll-llahu alejhi ue sel-lem) duke i thënë A’uaad el Minberah: “Ose disa popuj do ndalen nga lënia e namazit të xhumasë ose All-llahu do t’jua vulosë atyre zemrat e më pastaj ata do të jenë prej neglizhentëve (gafilëve)”. (Muslimi 865)
Transmetohet prej ibn Omerit r.a se Pejgamberi (sal-laAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush lexon dhjetë ajete për çdo natë nuk shkruhet prej neglizhentëve” (E transmeton ed Daarimij 2256 dhe poashtu e ka transmetuar Hakimi në ‘’el Mustedrek’’ prej ebu Hurejres (556-1).
Prej thënieve të dijetarëve islam rreth neglizhencës
Thotë Muadh bin Xhebel r.a: “Nuk pendohen banorët e Xhenetit për asgjë tjetër përveçse për çastet që u kanë kaluar në dunja dhe në ato çaste nuk e kanë përmendur All-llahun”.
Thotë ibn Kajjimi r.h: “Aq sa është robi neglizhentë ndaj dhikrit, aq është edhe larg nga All-llahu”.
Poashtu thotë ibn Kajjimi r.h: “Me të vërtetë mes njeriut neglizhent dhe All-llahut ka pengesë e cila nuk largohet përveçse me dhikr”.
Thotë ibn Kajjimi poashtu: “Mexhliset (vendet) në të cilat përmendet All-llahu janë mexhlise të melekëve, ndërsa mexhliset e fjalëve të kota dhe të neglizhencës janë mexhlise të shejtanëve, pra robi është i lirë që të zgjedh cilin mexhlis ta pëlqej. dhe në bazë të kësaj ai në dunja dhe në ahiret do të rradhitet në mesin e atyre me të cilën është mahnitur dhe i ka pëlqyer”.
Pre dëmeve të neglizhencës:
- Neglizhenca të afron tek shejtanët dhe të largon prej All-llahut subhanehu ue teala.
- Neglizhenca e fut në zemër brengën dhe pikëllimin dhe e largon prej zemrës së njeriut gëzimin dhe lumturinë.
- Neglizhenca shpie deri tek vesveset dhe dyshimet.
- Neglizhenca e mbjell armiqësinë dhe e largon turpin dhe butësinë mes njerëzve.
- Neglizhenca e lodh trurin dhe i mbyll derët e diturisë.
- Neglizhenca e largon robin prej All-llahut dhe e tërheq në bërjen e mëkateve.
Përgatiti: Enis Arifi