Nëna, mësuesi më i mirë

by Uniteti-Admin

Instituti i parë i cili e pranon fëmijën në krahët e vet është Nëna. Nëna është institut i vetëm dhe s’ka zgjidhje tjetër përveç asaj dhe ajo është institut të cilin e duan të gjithë. Nëna është institut ku zhvillohet i tërë personaliteti i fëmijut. Ky është institut ku janë edukuar muxhahidët e mëdhej, ky është institut prej të cilit kanë dalur dijetarët e mëdhej. Nëna është mësuesi i parë i secilës fëmijë. Ajo nuk është vetëm mësuese, por ajo është më tepër se kaq. Ajo din çdogjë rreth fëmijës së saj dhe ajo e mbron atë në çdo rast dhe në çdo mënyrë.

Fëmiju çdoherë shkon në krahët e nënës së vet për t’a mbrojtur veten e vet, fëmiju kërkon udhëzim prej asaj dhe e mëson të folurit prej asaj. Personin e parë të cilin e njeh fëmiju është nëna dhe gjuha e parë të cilën e flet fëmiju është gjuha e nënës edhe shpeshherë fëmiju komunikon me nënën e vet pa folur.

Gradualisht fëmiju pranon gjithçka prej asaj, ai fillon që t’a imitoj atë dhe sillet sikurse ajo, bile edhe i bën gabimet e njëjta që i ka bërë nëna e vet. Fëmiju pranon verbërisht gjithçka që e mëson nëna, edhenëse e tërë bota është kundër asaj që e ka mësuar nga nëna. Ajo pra është institut që ka mundësi t’a “gdhend” fëmijun, ashtusiç dëshiron.

Fëmiju flen me nënën e vet, zgjohet pranë saj, han dhe pin me atë dhe e ndan të mirën dhe të keqen me atë. Ajo e përcjell fëmijun për në shkollë dhe ajo e pret fëmijun që të kthehet nga shkolla me krahë të hapur.

Nëna është shoku i mirë i fëmijës së vet, ajo mundohet që t’ia qetësoj zemrën fëmijut të saj, por edhe fëmiju ndihet i sigurt dhe i rehatshëm kur është në prehërin e nënës së vet. Ajo e kupton fëmijun e saj, ajo e udhëzon dhe e mbron atë.

I dashuri i ynë, Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) e ka lavdëruar pozitën e nënës dhe respektin ndaj saj tri herë më shumë sesa respekti ndaj babait.

Ka shumë nëna që janë të fshehura në historinë e lavdishme të devotshmërisë ndaj Allahut dhe të cilat janë shembull i virtyteteve të larta të këtij personaliteti. Secila nënë është unike dhe ekskluzive në njëfarë mënyre dhe sot ekzistojnë shumë nëna që nuk e kanë parë me sy derën e shkollës gjatë fëmijërisë së tyre, mirëpo kanë arritur që të bëhen bashkëshorte dhe nëna të suksesshme dhe kanë arritur që t’i edukojnë fëmijët e tyre drejt asaj që është e dobishme për shoqërinë.

Nënat janë ata që luajnë rol kryesor në ardhmërinë e fëmijëve të tyre, pra mos ia zvoglo pozitën asaj duke thënë se ajo është mësues i mirë… në fakt ajo është institut i tërë!!!

Përktheu: Enis Arifi

Të tjera