Një nga shkaqet që na bën ta ruajmë mendimin e mirë ndaj Allahut

by Uniteti-Admin
mendimi i mire

E dimë se mendimi i mirë ndaj Allahut është një prej veprave dhe adhurimeve më madhështore të zemrës. 

Gjithashtu, jemi të vetëdijshëm se mendimi i mirë ndaj Allahut në gjendje rehatije, gëzimi, lumturie, apo pas arritjeve të qëllimeve ose realizimit të duave, nuk është adhurim i vështirë, ndoshta është spontan, por çka nëse gjendja ndryshon?!

Nëse privohemi nga ndonjë mirësi, nëse sprovohemi me diçka , nëse gjendemi në rrethana të vështira, çfarë kahje do të marr mendimi ynë për Allahun?!

A do të ndryshojë? Kë do ta fajsojmë? A do të themi: Pse mua (po më ndodh kjo) ? Çfarë kam bërë (që ta meritoj këtë)?  Pastaj, a do të vazhdoj dashuria jonë ndaj Tij njësoj? 

Një prej goditjeve të para të shejtanit ndaj robit, në momente sprovash, është tentimi për t’ja ndryshuar robit mendimin e mire të tij ndaj Allahut, si dhe luhatjen në besimin e kaderit si duhet, gjëra të cilat janë shumë të dëmshe për imanin. Andaj, duke qenë se ne duhet ta ruajmë mendimin e mirë për Allahun, dhe se rrjedha e jetës sonë varet edhe nga mendimi i jonë, siç ka thënë Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem) në një transmetim të ebu Hurejras (radijAllahu anhu): Ka thënë Allahu i Lartësuar:  “Unë jam në mendimin e robit Tim për Mua”, atëherë, të meditojmë rreth një shkaku që na ndihmon në ruajtjen e mendimit të mirë.  

E keni ndjerë butësinë dhe sjelljen e mirë të njerëzve ndaj jush kur gjendeni në sprova? E keni parë se si njerëzit të rrethojnë duke t’i përmendur vlerat e tua, dhe të lavdërojnë me cilësitë me të mira që i dijnë për ty?   

A e keni pyetur vetën ndonjëherë pse ndodh kjo?  

A me të vërtetë je meritor për këtë? A me të vërtetë beson se ti gjendesh në atë gradë të lartë?

JO! Dije se mirësjellja e tyre ndaj teje nuk është tjetër pos si rezultat i MBULIMIT të Allahut ndaj teje!  

Paramendoni se sikur sprovës tënde t’i shtohej edhe thënia e njerëzve : “Kjo është si rezultat i mëkateve tuaja”, sa do të rritej mërzia yte?

Paramendo sa do të kishte lënduar kjo, sa do ta shtonte dhimbjen mbi sprovën që e ke?!  

Medito rreth mbulimit të Allahut ndaj teje gjatë sprovës tënde.  

Dhe se si, po t’i shfaqte Allahu mangësitë e tua, do të fyenin e nënçmonin ata të cilët po sillen butë  me ty.

Dhe kur të lavdërojnë njerëzit ty për sabrin që e bën gjatë sprovës, falënderoje Allahun tënd Bujar që të ka mbuluar!  

Përkujtimi i këtij faktit gjatë sprovës, të bënë që ta duash Allahun dhe ta ruash mendimin e mirë për Të.  

U cek vetëm një shkak, i cili rrjedh prej emrit të Allahut “الستير Mbuluesi”, ndërsa shkaqe që ndihmojnë në ruajtjen e mendimit të mirë ndaj Allahut në momente sprovash, padyshim se janë të shumta, ashtu siç janë të shumtë emrat dhe cilësitë e Tij të bukur e të përkryer.

Përktheu: Eranda Kosumi

Lexo më shumë: Mendimi i mirë

Të tjera