Është prej metodologjisë së Kuranit dhe Sunetit që vazhdimisht e nxisin njeriun që të avancojë në përmirsimin e tij individual dhe të synojë përkryerjen edhepse s’ka njeri të përkryer, porse ne e synojmë atë. Andaj s’ka limit se sa vepra të mira duhet që një njeri të bëj ashtuqë t’a arrijë gradën e muslimanit dhe muslimanes ideale. Duke filluar prej veprave që janë themel i fesë dhe deri te veprat vullnetare, pra sekondare. Gjendet nëpër shumë ajete Kuranore se si Allahu (subhanehu ue teala) i lavdëron vepërmirët dhe se si shpërblen ata, por edhe suneti i Pejgamberit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) poashtu i përmend se cilët janë njerëzit më të mirë, andaj duke i pasur parasysh këta tekste inkurajuese, besimtari synon që t’a gjej veten e tij në mesin e këtyre njerëzve të cilët janë të dashur të Allahut (subhanehu ue teala).
Ndoshta nuk do e gjej veten në të gjitha veprat e mira, pasiqë dyert e hajrit janë të shumta, por së paku do e gjej veten në disa prej tyre.
Thotë Pejgamberi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):
- “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe atë ua mëson të tjerëve”.
(Buhariu 5027) - “Më i miri prej jush është ai që e ka moralin më të mirë”.
(Buhariu 6035) - “Më i miri prej jush është ai që e kthen borxhin sa më shpejt”.
(Buhariu 2305) - “Më i miri prej jush është ai që është më i dobishëm për njerëzit”.
(Tirmidhiu 2263) - “Më i miri prej jush është ai që është më i mirë për familjen e vet.”
(ibn Hibban 4177) - “Më i miri prej jush është ai që i ushqen njerëzit dhe që e përhap selamin”
(Buhariu 3318) - “Më i miri prej jushë është ai që i rradhit safet e namazit”.
(Tergib ue Terhib 1/234) - “Më i miri prej jush është ai që jeton gjatë dhe ka shumë vepra të mira”.
(Buhariu 3279) - “Më i miri prej jush është ai që e ka zemrën e pastër dhe flet drejtë”.
(Buhariu 3291)
Përgatiti: Mr. Enis Arifi