Termi toksik mund të përkufizohet si diçka që të lëndon ose është e dëmshme.
Ndërsa person toksik mund të jetë çdokush: një mik,një armik, një mësues, një shef ose më e vështirë një anëtar i familjes.
Ka shumë lloje të njerëzve me nivele të ndryshme të toksicitetit, mund të jenë shumë egoist, negativ, i dëmshëm ose pasiv.
• Dëmi i tyre të ngadalson në arritjen e qëllimeve tua.
• Ata ju shtojnë energjinë negative në jetën tuaj si: stresin, ankthin etj.
• Këtyre personave ju mungon ndjeshmëria dhe i japin gjithmonë të drejtë vetes. Ata shpesh kërkojnë falje, por më vonë bëjnë të njëjtat gjëra.
Dhimbja e trupit, problemet e stomakut, ankthit, gjumit dhe sëmundje tjera janë efekte anësore të stresit që krijohet nga prezenca e njerëzve toksik.
Si të sillemi me njerëzit toksik?
“E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Selam!”. (Furkan: 63)
Shoku/shoqja toksik/e
“Njeriu është në fenë e shokut të vet, prandaj le të ketë kujdes secili prej jush se me kë shoqërohet.” (Ebu-Davud, Trimidhi.)
Hadithi në fjalë tregon qartë se shoqëria ka ndikim të dukshëm tek individi. Nëse keni të bëni me njerëz toksik, mos harroni që së pari të jeni shoku i vetvetes që të arrini të reflektoni. I pamohueshëm është fakti se islami na mëson ta duam për vëllan tonë atë që duam për vete, mirëpo është e rëndësishme të kesh integritet kur dalëngadalë je duke u bërë person i vetëm me të cilin ata përplasen.
Pejgamberi (salAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Dallimi mes shokut të mirë dhe shokut të keq është si dallimi mes shitësit të parfumeve dhe farkëtarit. Tek shitësi i parfumeve ose blen erë të mirë, ose së paku kur të largohesh prej dyqanit të tij do të dalësh me aromë të mirë. Ndërsa kur shkon tek punishtja e farkëtarit ose mund të të digjen rrobat, ose kur të largohesh prej aty do të dalësh duke të marrë rrobat erë të keqe.” (Buhari,Muslim)
Përballimi me njerëzit toksik
Mba distancë të sigurtë, shmangu shoqërimit me ta. Ju mund të kërkoni falje që jeni larguar, por nuk keni nevojë të shpjegoni ose të mbroni veprimet tuaja. Vendosni kufijtë tuaj dhe qëndroni të vendosur pasi njerëzit toksik provojnë të gjitha llojet e taktikave manipuluese dhe emocionale për të marrë atë që duan. Te jeni të sjellshëm dhe të ndershëm, po ashtu bëni përpjekje t’i përmbaheni parimeve të islamit. Shoqërohuni me miq që ju mbështesin, këshillojnë për të mirë dhe janë të besueshëm. Mos harroni të qëndroni të qetë kur keni të bëni me njerëz toksik. Ndonjëherë, është e vështirë të ndahesh totalisht nga ta, dhe kjo është kur ju duhet të përdorni strategjitë e përballimit, që janë veprime ndihmuese dhe ju shërbejnë gjatë situatave stresuese të jeni të relaksuar, të qetë duke u mbështetur tek Allahu.
Familjarët e afërt toksik
Të gjithë e dimë që mbajtja e lidhjeve farefisnore është e rëndësishme në islam. Përballja me këta njerëz në familje është e komplikuar sepse çdo situatë është unike dhe duhet të përdorni diturinë sheriatike dhe arsyen tuaj për të zgjedhur mënyrën më të mirë të veprimit.
Mundohuni të ju tregoni familjarëve toksik dashamirësi dhe mirëkuptim, por gjithashtu kufizoni kontaktin tuaj me ta nëse e shihni të dëmshëm afrimin e tepërt vetëm e vetëm për të mbrojtur veten nga sjelljet e tyre toksike.
Shumë anëtarë toksik të familjes kalojnë kohë të vështira. Ata mund të vuajnë nga probleme shëndetësore ose emocionale, ju mund të bëni përpjekje tu tregoni atyre mirëkuptim. Nëse ata kërkojnë diçka nga ju, atëherë mund t’i respektoni kërkesat e tyre (për sa kohë që ato janë të arsyeshme dhe të lejueshme në islam).
Kujdesuni për veten duke bërë dua tek Allahut, duke i shprehur ndjenjat një personi të dashur. Shumë ekspertë të stresit besojnë se stresi i shkaktuar nga njerëzit e tjerë është shumë i dëmshëm. Thotë Allahu “Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për të mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.” (el A’raf: 199)
Bashkëshorti/ja toksik/e
Edhe kjo ndodh, mirëpo zgjidhja e problemeve dhe mospajtimeve me kompromis është e preferuar, sepse s’ka familje pa probleme.
Shpesh, njerëzit e martuar përballen me sjellje toksike nga bashkëshortët(et) e tyre. Durimi është një virtyt, por në planin afatgjatë, injorimi i sjelljeve toksike përfundimisht do të gërryejë marrëdhënien martesore. Përpjekja për të kuptuar ndjenjat dhe mendimet e njëri-tjetrit është çelësi për të përmirësuar martesën.
Shumë probleme thjesht vijnë nga mungesa e të kuptuarit se Allahu me vullnetin edhe dëshirën e Tij ka vendosur që ju të jeni një familje për ndonjë urtësi. Ka disa sjellje që mbase nuk i pëlqeni aspak, mirëpo Allahu përmes urtësisë Tij të pafundme, ka zgjedhur që të ju bashkojë.
Ilaçet shpirtërore
Thotë i Dërguari i Allahut: “Është e çuditshme puna e besimtarit. Gjithë cështja e tij është hajr. Nëse atij i vjen një e mirë, ai falënderon Zotin dhe merr shpërblim për këtë gjë. Nëse atij i bie një fatkeqësi, ai duron për hir të Zotit dhe përsëri shpërblehet për këtë gjë e kjo gjë ndodh vetëm me besimtarin.” (Muslim)
Besimtari dallon nga jobesimtari jo tek kënaqsia apo fatkeqësia, por nga reagimi i tij në çaste gëzimi apo hidhërimi.
Hadithi flet për besimtarin, i cili mund të gjendet në mes dy ndjenjave në të njejtën kohë si falënderimi dhe durimi. Besimtari është i durueshëm në lidhje me një person të tillë, veç kësaj ai ndjehet mirënjohës për bekimet në jetën e tij.
Pejgamberi (salAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë) : ”Kush bën shumë istigfar, Allahu do t’i jep nga cdo brengë lehtësim, do t’i bëj rrugëdalje nga çdo ngushtësi dhe do ta furnizojë nga nuk e pret”. (Ahmedi)
Përktheu dhe përmblodhi: H.Mustafi