O Allah mos na devijo!!!

by Uniteti-Admin

Është thënë dikur: Ebu Mea’sher el-Belhi[1] ishte prej Ehli Hadith-it, pastaj devijoi dhe u bë astrolog, I’mran ibn Hattan u bë prej thirrësve të Havarixhëve pasiqë u martua me një harixhije, u martua me të që t’a largon nga sekti i saj, mirëpo ajo e mashtroi dhe ngadhnjeu.

Devijimi ndodh për dy shkaqe:

1-      Injoranca dhe dobësia e dijes fetare e cila sjell bindje, poshtu edhe mungesa e kuptimit të fesë.

2-      Dobësia e të kapurit për fenë dhe pasimi i epsheve.

Thotë Ibn Tejmije: “Dalja nga feja më së shumti ndodhë tek ai i cili ka Kur’an[2], mirëpo nuk ka dituri dhe as Iman, apo tek ai i cili ka Iman, mirëpo nuk ka dituri dhe as Kur’an.”[3]

Ndodhitë e ndryshme, emancipimi i shtrembëruar, ankesat dhe problemet e shumta, poashtu edhe vargu i tiranive dhe shtypjeve, krejt këto kanë rezultuar me huti, çregullsi, gabime dhe botëkuptime të gabuara.

Kjo gjendje e bën njeriun të drejtohet kah Allah, të lyp mbrojtje prej Tij, të tregoj nëvojën e tij për Allahun në lutjen e tij që Allahu t’i jep udhëzim dhe kuptim të fesë, të nënshtrohet dhe të përulet para Allahut, që Ai t’a frymëzon dhe t’a udhëzon drejt të vërtetës në çështjet në të cilat njerëzit kanë mospajtime, sepse sa e sa herë njeriu dështon për shkak të vetëbesimit të tepërt dhe mbështetjes në vetveten e tij. O Allah mos na bën të mvarur nga ne[4], bile as edhe nji moment.

Thotë Ibn Tejmije: “Ndoshta njeriu mund të jetë prej njerëzve më të mençur dhe prej më të “mprehurve” në largëpamësi, mirëpo ndodhë që Allahu t’a verbëron dhe të mos i sheh gjërat më të qarta, kurse dikush mund të jetë prej më të thjeshtëve, nuk është largpamës dhe Allahu e udhëzon në gjërat në të cilat njerëzit kanë mospajtime…

Kush mbështetet në shikimin, argumentimin, mendjen dhe intelegjencën e tij, do të mbetet i tradhtuar[5], andaj Pejgamberi (salAllahu alejhi ve selem) thoshte, siç është transmetuar në hadithe të vërteta: “O Ti që i rrotullon zemrat, ma forco zemrën time në fenë Tënde.”[6]

 

AbdulAziz AbdulLatif

Përktheu: Ali Ashani



[1] Vdiq në vitin 272 hixhri.

[2] D.m.th din të lexon Kur’an dhe e lexon atë, mirëpo nuk i jep rëndësi asaj në të cilën urdhëron Kur’ani apo nuk largohet nga ajo prej së cilës ndalon Kur’ani.

[3] Mexhmua’tu tefsir Ibn Tejmije fq.149.

[4] D.m.th mos të jemi të mvarur as nga vetja, por edhe as nga krijesat tjera dhe e tërë mvarësia dhe mbështetja jonë të jetë në Allahun subhaneh. Sh.P.

[5] Prej këtyre cilësive. Sh.P.

[6] Ed-Der’u (9/34).

Të tjera