Obligueshmëria e të vepruarit me Sunet

by Uniteti-Admin

Na është transmetuar me zinxhir të vërtetë Kur’ani dhe Suneti,  mirëpo ka një numër i njerëzve të cilët as nuk e dijnë çka është Suneti dhe nuk e pranojnë atë si burim Sheriatik dhe as që nuk besojnë në obligueshmërinë e të vepruarit me Sunet. Mendimi i tyre thotë se vetëm ajo çka është në Kur’an është obligim të praktikohet, ndërsa ajo çka është në Sunet është “vetëm Sunet” dhe nuk është patjetër që të praktikohet. Ky supozim është i gabuar dhe buron vetëm si rezultat i injorancës që e ka thënësi i kësaj fjale.

Janë të pajtimit të gjithë dijetarët si të hershmit, por edhe ato të vonshmit në obligueshmërinë e të vepruarit me Sunet, sepse i Dërguari i ynë Muhamedi (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Nuk flet nga hamendja, por ai flet vetëm ajo që i shpallet”. (en Nexhm 3-4) Dhe ka thënë Allahu (subhanehu ue teala) për Kur’anin: “Dhe ky është Libër, e kemi zbritur të bekuar, pra pasone dhe keni frikë se ndoshta do të mëshiroheni”. (el En’aamë 155)

Suneti është burim i Sheriatit dhe është një pjesë e madhe e Fesë dhe argumentet për pasimin e Sunetit janë të shumta, qoftë në Kur’an apo në hadithet e transmetuara nga Pejgamberi. Sikur të mos ishte Suneti i Pejgamberit ne nuk do të dinim numrin e rekateve të Namazit, as nuk do t’a dinim formën e Namazit, as nuk do t’a njihnim Hallallin dhe Haramin, s’do të dinim se si të agjërojmë apo si t’a japim Zekatin, s’do të dinim se çka është Xhihadi apo se çka është Haxhi, s’do të dinim urdhërimin kah e mira dhe ndalimin prej të keqes dhe shumë gjëra të tjera të cilat prej bazave të Fesë. Thotë Allahu në Kur’an:

Bindjuni Allahut dhe Pejgamberit, ashtuqë të mëshiroheni”. (ali Imran 132)

O ju që keni besuar, bindjuni Allahut dhe bindjuni Pejgamberit dhe udhëheqësve të çështjeve tuaja dhe nëse keni mospajtim për diçka, athëherë kthehuni për atë çështje tek Allahu dhe tek Pejgamberi nëse jeni prej atyre që e besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit…”. (en Nisaa 59)

Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut dhe kush kthen shpinën, ty (O Muhamed) nuk të kemi dërguar ruajtës mbi ata”. (en Nisaa 80)

Si është e mundur pas këtyre ajeteve dhe shumë ajeteve të tjera për të cilat nuk mjafton vendi që të përmenden në një artikull të shkurt, të del një person i cili supozon se është besimtar dhe të thotë se nuk na obligohet neve që të veprojmë sipas Sunetit?!

Ky supozim i gabuar i disa njerëzve të cilët mendojnë se nuk është obligim pasimi i Sunetit në Islam e ka emrin kufër dhe don të thotë dalje prej feje dhe nuk i bën dobi besimi atij personit edhe nëqoftëse falet, jep Zekat, apo agjëron. Allahu u ka premtuar dënim në këtë botë dhe në botën tjetër atyre që e kundërshtojnë Sunetin e Pejgamberit dhe ka thënë: “Le të kenë kujdes ata që e kundërshtojnë (Pejgamberin) në çështjet e tij,se do t’i godet sprovë apo do t’i godet dënim i dhembshëm”. (en Nurë 63) Ka thënë Allahu në një ajet tjetër: “Atë çka ua jep Pejgamberi atë merreni dhe prej saj çka ju ndalon, hiqni dorë”. (el Hashër 7)

Hadithet që janë në këtë kuptim janë të shumta, prej atyre veçojmë fjalën e Pejgamberit: “Kush më bindet mua i është bindur Allahut dhe kush nuk më bindet mua, nuk i është bindur Allahut”. (Buhari, Muslim) Dhe në një hadith tjetër thotë Pejgamberi: “I tërë umeti im do të hyjë në Xhenet, përveç atyre që nuk duan”, ata i thanë: “O i Dërguar i Allahu, po kush nuk don të hyjë në Xhenet?” Ai tha: “Kush më pason mua do të hyjë në Xhenet dhe kush nuk më bindet mua, ai nuk don të hyjë”. (Buhari)

Transmetohet prej ibn Ma’dij Kerib el Kindi (radijAllahu anhu) se ka thënë: “Pejgamberi i Allahut na ndaloi Ditën e Hajberit disa gjëra, prej tyre na ndaloi gomarin shtëpiak dhe gjëra tjera” dhe tha Pejgamberi: “Kam frikë se do të shtrihet dikush prej jush në ulësen e tij dhe kur do t’i thuhen atij fjalët e mia do të thotë: “Mes mua dhe mes jush është Libri i Allahut, çka gjejmë hallall në të, e bëjmë hallall dhe çka gjejmë haram në të, e bëjmë haram”. Me të vërtetë atë që  e bën haram Pejgamberi i Allahut është haram sikurse atë që e ka bërë Allahu”. (Transmeton ed Darimij, ebu Davudi, el Hakim, et Tirmidhi)

Transmetohet prej ebi Rafi’ (radijAllahu anhu) se Pejgamberi ka thënë: “Mos të shtrihet dikush në ulësen (karriken) e tij dhe kur atij t’i vijë një urdhër prej urdhërave të mia, ose t’i vijë diçka me të cilën unë jam urdhëruar ose diçka prej të cilës jam ndaluar, të thotë: “Nuk e dijë…atë që e gjejmë në Librin e Allahut e pasojmë”. (Transmeton Shafi, Ahmed, ebu Davud, ibn Maxhe, Tirmidhi)

Në vijim do të përmendim disa prej thënieve të dijetarëve të hershëm rreth çështjes e të kapurit për Sunetin dhe veprimin sipas tij:

  • Thotë Abdullah ibn Mes’udi: “Pasoni (Sunetin) dhe mos shpikni, sepse çdo shpikje është humbje”.
  • Thotë Imam ebu Hanifja: “Nëse na vin një hadith prej Pejgamberit, atë do t’a mbajmë përmbi kokë dhe sy”.
  • Thotë Imam Shafiu: “Nëse na transmetohet një hadith sahih[1] prej Pejgamberit dhe unë nuk e marrë atë hadith, atëherë dijeni se më kanë ikur mend”.
  • Thotë Maliku: “Prej secilit merret fjala dhe lihet, përveçse prej këtij merret dhe nuk lihet (duke bërë me shenjë kah varri i Pejgamberit)”.
  • Thotë Ejjub es Sihtijanij: “Nëse ti i flet dikujt për Sunetin dhe ai të thotë: “Na lë rehat prej kësaj, ti na trego çka thotë Kur’ani”, atëherë dije se ky njeri është i devijuar”.
  • Thotë el Euzai: “Nëse të ka arritur ndonjë hadith prej Pejgamberit, ki kujdes mos të thuash ndryshe prej asaj çka thotë hadithi, sepse Pejgamberi (Paqja dhe mëshira qofshin mbi të) ka transmetuar prej Allahut të Lartësuar”.
  • Thotë Imam Maliku poashtu: “Suneti është anija e Nuhut, kush hip në të shpëton dhe kush ngel pas mbytet”.

Përmblodhi: Enis Arifi


[1] Sahih – autentik.

Të tjera